ARRSH: Kujdes në zonat ku ka rrëshqitje gurësh, ja situata në akset

Dita

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë pasdite se situata në akset kombëtare paraqitet përgjithësisht pa probleme. Aktualisht  punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në rrugë.

Në akset ku ka prani ngricash nga temperaturat e ulëta të natës, është kryer spërkatja me kripë e akseve. Në të gjitha qarqet raportohet për reshje shiu. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri nëse do të ketë përkeqësim të motit.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në segmentet e njohur si zona rrëshqitjesh, si dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në çdo rast. Bashkëngjitur është tabela, ku janë më të specifikuara zonat e rrezikshme, si dhe gjendja e akseve sipas qarqeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *