ARRSH njofton punime, devijohet trafiku në dy akse

Ornela

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga e shtuna në aksin “Mbikalimi Kasharit-Rinas” tek kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente.

Sipas ARRSH, nga ora 09:00 deri në 17:00 në këto dy kryqëzime trafiku do të devijohet me një kalim.

Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.  Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.  Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.”

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Problemi kryesor eshte se te gjitha rruget e reja apo nderhyrjet per rikonstruksione , jane pa standartet me minimale ne te gjithe shqiperine
    Mjafton te shkosh ne cdo qytet ku jane bere rruge te reja, ose ne autostraden tirane -durres dhe duket fare mire cilesia skandaloze e punimeve

    • Po prandaj behen, qe te prishen prape dhe te ndertohen prape nga e para. E imagjinoni sa leke fitojne?
      Serenissima, Serenissima.
      Serenatat Ramutiane qe kushtojne miliarda per shqiptaret..

  • Kjo eshte rruga e turpit , nje imazh skandaloz per qeverine shqiptare.
    Kushdo qe vjen ne shqiperi dhe kalon ne kete rruge, tmerrohet nga rreziku dhe pislliku i pa fund.
    Bashki, ministri, arrsh, nuk mirembajne nje cope rruge qe duhet te jete model deri ne Tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *