Arsenal armësh në shtëpi, arrestohet 39-vjeçari

Elton Tafaruci

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, në Maliq. Eugen Gengo, banues në fshatin Plasë, është kapur me një arsenal armësh.

Gjatë kontrollit që efektivët e Policisë ushtruan në banesën dhe automjetin në pronësi të tij, si dhe në ambientet e lokalit, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale: një automatik, një revolver me 6 fishekë, 321 fishekë, 8 krehra automatiku bosh, 1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj.

Policia e Korçës ka dyshime të forta se 39-vjeçari mund të merrej me trafik armësh, megjithatë hetimet janë ende në vazhdim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *