Arsenal dhe Juve në alarm, PSG nis bisedimet me Danilo Pereira

Gazeta Dita

Arsenal dhe Juventus mund të humbasin një nga objektivat e tyre të verës, pasi Paris SG thuhet se është në bisedime me Porto-n për të nënshkruar me yllin Danilo Pereira.

Raportet në Francë pretendojnë se 25-vjeçari është një objektiv i lartë transferimi i gjigantëve të Ligue 1 që po diskutojnë gjithashtu transferimet e mundshme të Neymar dhe Alexis Sanchez. Megjithatë sa i përket përforcimit të mesfushës, ylli i Porto-s mund të jetë emri i duhur për të forcuar nënkampionët e Francës.

Me Krychowiak që do të largohet nga kryeqyteti francez këtë verë pasi nuk ka bindur trajnerin Unai Emery, PSG kërkon edhe një mesfushor cilësor. Porto, megjithatë, nuk dëshiron të shesë një nga yjet e mesfushës, por nëse klubet e interesuar derdhin në arkat e tyre 60 milionë euro do të parnojnë ta largojnë 25-vjeçarin.

Raportet në Francë (Le Figaro nëpërmjet L’Equipe) pretendojnë se drejtuesit e PSG nuk janë gati të përputhen me klauzolën e lirimit të lojtarit dhe se negociatat mes klubit francez dhe portugez do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *