Arsenal, “poker” ndaj Everton. Koeman rrezikon shkarkimin

DITA Online

 

Arsenal rikthehet te fitorja në kampionat pas disfatës me Watford duke mposhtur me përmbysje 5-2 Everton në “Goodison Park”.

Vendasit e drejtuar nga Ronald Koeman e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 12’ minutash me anë të Rooney.

Në avantazh të një goli, Everton mbron mirë dhe provon nëpërmjet kundërsulmit të gjejë golin e dytë. Gjithsesi ata që shënojnë janë “Topçinjtë” me anë të mbrojtësit spanjoll Monreal që barazoi ndeshjen 5’ minuta para fundit të fraksionit të parë.

Në të dytën binomi Sanchez-Ozil funksionin mjaft mirë dhe miqtë kalojnë për herë të parë në avantazh me mesfushorin gjerman në minutën e 53’.

Në të 68’ gjithçka bëhet edhe më e letë për Arsenal pasi Gueye largohet me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Everton me një lojtar më pak.

Në avantazh numerik “Topçinjtë” shënojnë edhe tre herë të tjera.

Lacazette 74’, Ramsey 90’ dhe Sanchez 90+5’. Everton shënoi me anë të Niasse edhe golin e dytë në minutën e 90+3’, por thjesht për statistikë.

Pas kësaj humbje trajneri Ronald Koeman rrezikon të shkarkohet nga drejtimi i skuadrës pasi Everton pozicionohet në vend të tretë nga fundi dhe me këtë ritëm në sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *