Arsenali gati të shpenzojë 60 mln euro për Cavanin

redaktor

Pas dëmtimit të Oliver Giroud, Arsenali ka hyrë fuqishëm në merkato. Topçinjtë janë vënë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar 27-vjeçarin francez i cili do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë. Objektivi kryesor i skuadrës londineze është Edinson Cavani i Paris Saint Geramain. Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Arsenali ka gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për të bindur klubin francez që të lërë të lirë sulmuesin uruguaian.

Dëshira e Cavanit për tu larguar nga “Parc des Princes”, mund të ndikojë jo pak në këtë operacion merkatoje edhe pse duke ditur edhe dëmtimin që ka pësuar Zlatan Ibrahimovic, vështirë se parisienët do të vendosin të privohen nga ish sulmuesi i Napolit. Nëse nuk mbërrin te Cavani, Arsenali ka gati disa alternativa rezervë, me Dany Welbeck që qëndron në pole-position. 23-vjeçari i cili nuk po gjen më hapësira në formacionin e Manchester United kërkohet edhe nga Tottenhami. Gjithsesi drejtuesit e klubit londinez po ndjekin me vëmendje edhe pistën që të çon tek Radamel Falcao. Një tjetër emër me më pak peshë është ai i Loic Remy. Sulmuesi i cili këtë verë ishte shumë pranë firmës me Liverpoolin, mund të përfundojë tek Arsenali, nëse topçinjtë derdhin në arkat e Queens Park Rangers rreth 10 milionë euro.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *