Mançester Junajtid është rikthyer tek fitorja. Djemtë e Luis van Gal arritën të merrnin tri pikë përballë Suonsit në shtëpi me rezultatin 2-1. Goli vendimtar u shënua nga Uejn Runi 13 minuta nga fundi i takimit.
Arsenali ka marrë një fitore minimale përballë Njukasëll që po kalon një formë të dobët. Qendërmbrojtësi Koshielnit iu desh të bënte rolin e sulmuesit në minutën e 72’ duke realizuar golin e fitores.
Në ndeshjet e tjera, Liverpuli u mund 2-0 nga Uest Hem, Noruiç fitoi përballë Southempton 1-0, Sandërlend mundi 3-1 Aston Vilën ndërsa Uest Bromuiç fitoi 2-1 ndaj Stokut të Xherdan Shaqirit.
