Arsenali pritet të shpenzojë miliona euro në merkaton e verës, pasi Arsene Wenger ka hartuar një listë të gjatë me emra premtues për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes. Tekniku francez duket i magjepsur nga loja e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili po lë gjurmë që në sezonin e parë me fanellën e Juventusit, duke i rrëmbyer vendin e titullarit bashkëkombësit Fernando Llorente.
Sipas gazetës “Metro”, “topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë 83 milionë euro për të siguruar firmën e bomberit që aktualisht ndodhet në Torino me formulën e huazimit, pasi Reali i Madridit ka të drejtë ta kthejë në “Santiago Bernabeu” nëse paguan shumën e parashikuar në kontratë.
Sipas kësaj gazete, besohet se Reali dhe Juventusi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta lënë të lirë lojtarin edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim nga dy klubet në fjalë. Në rast se marrëveshja konkretizohet, atëherë Morata mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit londinez që shpesh herë është kritikuar për pasivitetin e treguar në merkato edhe pse paratë nuk kanë munguar asnjëherë.

Futja kot.Per nje lojtar rezerve qe nuk i ka luajtur 200 minuta u pagukan kaq shume