Arsimi 9 vjeçar, ndryshime të tjera në tekstet mësimore

anazapta

Tekstet mësimore do jenë sërish objekt i reformës, çka do të sjellë edhe ndryshimin e përmbajtjes së tyre. Autoritetet e arsimit kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se për një pjesë të mirë të teksteve do të ketë ndryshime thelbësore, e kjo për shkak të vështirësive që janë shfaqur nga nxënësit në thithjen e njohurive përkatëse. Në këto kushte specialistët e arsimit sqarojnë se do të ketë ndryshime në përmbajtjen e tyre, duke i bërë më të thjeshta por edhe më të afrueshme me standardet e Bashkimit Evropian. Në këto kushte kurrikula e sistemit arsimor nëntëvjeçar do t’i pësojë ndryshime të mëdha, në mënyrë që të ulet mbingarkesa, të mos ketë përsëritje dhe të jetë më afër nxënësit. “Në qofte se programet vendore bazohen në objektive dhe arritje procesi të nxënit është nxënësi në qendër dhe kompetencat nënkuptojnë krijimin e situatave për të kuptuar të gjithë procesin mësimor. Është totalisht një qasje e re psikologjike e cila aplikohet në vendet e zhvilluara. Nëse sot matematika zbatohet thjesht në aplikacione e numra. Numra sigurisht që nuk do ndryshojnë por do ndryshojë mënyra që zgjidhet problemi”, ka deklaruar drejtori i IZHA-s, Gert Janaqi, në tryezën e zhvilluar dje mbi reformën kurrikulare në vend. Për gati dy vjet me radhë kurrikulat e sistemit arsimor ju nënshtruan ndryshimeve nga specialistët e arsimit në kohën e qeverisjes së demokratëve, të cilët e mbyllën ciklin vetëm një muaj para zgjedhjeve të qershorit. Ndryshime të cilat nuk kanë gjetur përkrahjen e strukturave aktuale, çka është konfirmuar dhe me lajmin e  nxjerrë për ndryshimin e tyre.

 

Share This Article
10 Comments
  • Ka qene ndonjehere mesues ne arsimin 9.vjecar Genti Janaqi? Te besh politika ne arsimim dhe sidomos me tekstet dhe kurrikulen duhet patjeter te keshe punuar te pakten nja 15 vjet mesues. Ti mund ti perkthesh zoteri dhe me qasje psikologjike sic pretendon por nuk eshte kjo, ajo qe i duhet shkolles per gjendjen ku eshte. Kete ka bere dhe Tidita perktheu dhe kopjoi dhe vet gjendja e shkolles flet per politikat e juaja te perkthyera mbi bazen e kopjes etjj. Kurse sa per termin perseritje qe permend ne lidhje me librat me duket se as vete nuk arrin ta kuptosh mire se cfare eshte. Do kishte qene me mire te ishe bere drejtor i ndonje institucioni qe ka lidhje me fushen tende sepse aty je totalisht out dhe nuk bene dot asgje me shume se ish drejtoresha qe ishte. Reformat ne arsimin parauniversitre duan specialiste te arsimit parauniversitare , JANE TE VETMIT QE MUND TE BEJEN NDONJE GJE ATY.

  • Per ndryshimet ne tekstet mesimore duhet pune urgjente dhe serioze.Te ngrihen grupe pune ne varesi te lendeve dhe cikleve,ku mesuesit e perzgjedhur te kene pervoje mbi 20 vjecare dhe te kene mare vleresime maksimale ne provimin e kategorise se pare ne mesimdhenie.Te studiohet mire dhenia e sasise se njohurive te pranueshme ne pershtatje me moshen e nxenesit, ku tekstet dhe kurrikulat te jene te formuluara ne perqasje me standartet e BE-se.Metodat e mesimdhenies me ne qender nxenesin,jane padiskutim rezultative por duhen pare ne pershtatje me kushtet qe ofrojne shkollat duke i gershetuar dhe me metoda te tjera, me te cilat shkolla shqiptare eshte shquar per nxenes qe kane shkelqyer.Varesisht ndryshimeve te teksteve e kurrikulave mesuesit duhet te mbeten “artistat” e vertete ne oren e mesimit duke e bere sa me te dashur dhe te asimilueshme lenden.Te shikohet krahas teksteve dhe niveli intelektual i mesuesve duke seleksionuar ata ,te cilet e kane te pamerituar kete profesion!

  • Do kete shume gallate per te gjitha sa shkruan. Kurse sa per adresen sa nga vjen e-mail , no problem, sure you know! Who cares!

  • Nderhyrja duhet e shpejte, e thelle, por edhe e miremenduar qe te mos e ndryshojme perseri pas dy vjetesh. Per sa i perket mesimdhenies me qender nxenesin une si mesuese me nja 18 vjet pune dua te them se nuk eshte edhe aq rezultative sa e propagandojne. Ambjentet e shkollave tona, baza materiale nuk te ndihmojne per ta realizuar ate. Per me keq akoma edhe shoqeria jone nuk eshte e gatshme per te, niveli kulturor i saj eshte i papershtatshem per kete forme te mesimdhenies.Gjithashtu politikat arsimore te ndermara ne keto vite ne pergjithesi nuk perputhen pothuaj aspak me realitetin tone. Njerezit qe merren me keto politika nuk e njohin aspak realitetin e shkolles shqiptare e per me teper te duket se jetojne ne nje realitet virtual. Zoterinj, shoqeria jone nuk eshte ende gati per shume nga politikat arsimore qe jane ndermare apo qe tentohen te ndermeren duke filluar qe nga kurrikulat, rekrutimi i mesuesve dhe drejtuesve e deri tek rregulloret per te drejtat e detyrimet e nxenesve, mesuesve e prinderve. Jemi te varfer e te pa emancipuar per te implementuar keto ndryshime.

  • Pershendetje! Mendoj se nderhyrja e pare qe duhet te behet ne tekstet shkollore eshte unifikimi i tyre ne nje.Nuk mund te kete per matematiken te themi,30 modele librash nga autore te ndryshem dhe ne me te shumten e rasteve te shkeputur nga realiteti i mesimdhenies ne shkolla.Autoret e teksteve duhet te shndrohen ne autoret e tekstit te vetem te arritur edhe ne bashkepunim me mesueset me te mire dhe me me eksperience ne fushen e mesimdhenies.Kjo do te bente qe nxenesit te mos kene probleme me levizjen nga shkolla ne shkolle.Sa per punen e nxenesi ne qender te ores se mesimit edhe mund te arrihet po jo me kaq program te ngjeshur ku nxenesi nuk ka kohe te marre fryme.Do te ishte me mire qe te kishte me shume perseritje midis oreve.Ne keto perseritje mund te jete nxenesi ne qender te ores,ama pasi e ka degjuar njehere shpjegimin dhe ka futur kembet ne konceptin e ri.Faleminderit!

  • Une njoh nje vend qe ka nje shkolle qe une do ta quaja te shkelqyer dhe atje nuk ka tekste te unifikuara. Sipas jush problemi eshte te autoret apo te numri 30? Eshte krim te lesh profesionistet e vertete ne hije dhe te vesh ne pozicionet me kyce, pikerisht aty ku duhet te behen politikat, njerez qe mendojne vetem si te thithin fonde a po bejne ndonje biznes sepse po nuk ishte i profesionit te tjera gjera nuk di te besh. Prandaj shkolla erdhi ne kete dite. Dhe ndryshimi fillon ketu. Me vjen keq qe ky ndryshim ne Shqiperi qenka i pamundur

  • E cimi e kuptoj qe te duhen disa ide. Po edhe po ti them s.’besoj se do bej ndonje pune. Kur zgjedh te jesh koka e nje institucioni duhet te jesh vertete koke se pari ne profesionin qe ka lidhje me institucioni si dhe te kesh shume eksperience sepse duhet te zgjedhesh midis gjithe ideve qe merr. Por qe te zgjedhesh ate qe duhet duhet kjo eksperienca qe per shume prej jush nuk ka ”rendesi” ne fakt eshte e kunderta.

  • Ne rradhe te pare gjithe trupa edukativo pedagogjike duhet ti nenshtrohet provimit te lirimit te klases se 9 ,sepse kam frike se nje numer i konsiderueshem arsimtaresh kane deficenca kaq te medha , sa zor se e kalojne kete test.Ne kemi nje pjese te konsiderueshme te mesuesve analfabete funksionale ,mendo pastaj femijet qe presin prej ketyre mesuesve.

    • Nuk besoj se eshte ketu…..! Nejse, po mua c’me duhet. kur rri para pc kot dhe zonja, zoteria, filani ,fisteku bene drejtorin dhe merr 1 milion ne zyren me ajer te kondicionuar, wifi etj…. . Le ta bejne me qe e duan . Uroj qe te vije dita qe te gjithe keta drejtues qe shkaterrojne edukimin te paguajne per paaftesine dhe demin qe ju shkaktojne femijeve me paftesine dhe mediokritetin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *