Arsimi dhe tregu i punës, sektorët që dominojnë ekonominë

Leda Hysa

Një hendek i madh po zgjerohet vit pas viti ndërmjet sektorëve që dominojnë ekonominë si në PBB-ne dhe në punësim dhe sistemin arsimor në vend.

Sektorët e shërbimeve dhe bujqësisë formuan 66.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2017, ndërsa kontribuuan me 80.6 % të punësimit (42.4 shërbimet dhe 38.2% bujqësia), po të diplomuarit për këto degë zinin vetëm 4.2 për qind të totalit të diplomuarve në vitin 2017.

Gjithnjë e ma pak të rinj duan të studiojnë për veteriner, ekspert peshkimi apo agronom, teksa sektori i shërbimeve dhe hotelerisë thuajse mbetet tërësisht i papërfaqësuar në arsimin e lartë publik.

Të diplomuarit në këto degë po bien nga viti në vit duke i çuar disa degë specifikë që lidhen me bujqësinë drejt shuarjes. Në vitin 2013,  6.7 për qind e diplomave në arsimin e lartë ishin për bujqësinë dhe shërbimet, por kjo peshë po bie vit pas viti, teksa po çdo vit e më shumë diplomohen studentë në një treg që tashmë është i mbingarkuar.

Gjatë vitit 2017, 29.6 për qind e diplomave në arsimin e lartë u dhanë për ata që mbaruan degë të ekonomikut dhe juridikut, ndërsa sektori shëndetësie mori rreth 13.6% të diplomave të shpërndara më 2017.

Shkolla e lartë e infermierisë ka shtuar dukshëm diplomat në sektorin e shëndetësie. Për shkak të mundësive më të larta për punësim jashtë vendit ka një vërshim të studenteve në degët e infermierisë.

Shkolla e lartë e infermierisë është më e kërkuara në vitin akademik 2017-2018. Rreth 20 mijë studentë ndiqnin studimet në shollat e infermierisë dhe fakultetin e mjekësisë në të gjithë vendin, teksa në ekonomik dhe juridik së bashku ishin rreth 300 mijë studentë vitin e kaluar.

Edhe pas 30 vitesh tranzicion sistemi arsimor në vend nuk po lidhet me prioritet kombëtare. Edhe pse qeveritë në dekadën e fundit i kanë shpallur prioritet sektorët e Bujqësisë dhe Arsimit ato nuk kanë azhornuar asnjë politike për të rritur forcën e kualifikuar të punës në këto sektorë dhe gjithashtu nuk i kanë kanalizuar fondet publike në shërbim të tyre.

Gjithnjë e më tepër sistemi arsimor në vend po riorientohet në nevojat që ofron tregu u jashtëm i punës se sa vendi.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Shqiptaret nuk jane nje popull kamarieresh dhe argatesh, por pertej kesaj, nuk ka ndonje dituri te madhe ne bujqesi apo turizem.

    Keshtu qe nuk duhet, dhe as mund te ndryshojme dot prirjen e te rinjve inteligjent per te marre dituri te vertete, ne ato fusha qe permbajne dije dhe qe kane te ardhme, por duhet te ndryshojme tregune e punes ne menyre qe vetem nje perqindje e vogel e popullsise te merret me bujqesi dhe sherbime. Vetem keshtu do behemi nje vend me te ardhme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *