Arsimi, e vetmja shpresë për Shqipërinë

redaktor

Kur paratë nuk mund të jenë më shumë, mbetet të gjesh mënyrën më të mirë për t’i mbjellë. Njëlloj si të shtiesh me fishekët e fundit. Në cilën parcelë, cilën farë të blesh për të, cilën teknologji.

Absolut mbi të gjithë investimet mbetet vetëm njëri: Arsimi. Le ta quajmë edukimi, shkollimi. Kjo është zgjidhja magjike, e vështirë si integralet e gjeniut Lajbnic, torturuese në dhënien e fryteve si një pemë ulliri, por e sigurt si floriri i vërtetë.

Nga Gjermania deri te Koreja e Jugut, historia na mëson shumë shembuj suksesi, për të cilët ne, shqiptarët ambiciozë dhe të dalë vonë nga errësira kemi nevojë si për një operacion në sy për të parë më larg.

Arsimi rrit efikasitetin e një shoqërie: 1% rritje e shkallës së nxënësve në shkollën dytësore (nga klasa e pestë në të nëntën) sjell rritje 2.5-3% të GDP-së për vendet në zhvillim dhe 1.5% për vendet e OECD-së (“The relationship between the level of education and the development state of a country; autorë: Cristian C. Popescu, Laura Diaconu).

Gjithmonë ka një herë të parë, edhe kur jeton në kohën e Aleksandrit të Madh, të Frederikut të Madh apo të Pjetrit të Madh, edhe sot kur gjithnjë e më pak përdoret “i madh”.

Në buzë të kësaj Europe, ku Bolonja e Parisi patën universitet në shekullin e 11-të, Praga në 1347 pati Universitetin e Karlit dhe Zagrebi disi më pranë nesh ia hapi dyert tempullit të dijes më 1669, kur turqit otomanë ishin ende tek pragu. Asnjëherë nuk është vonë sa për të na dekurajuar, por asnjëherë nuk ka kohë për të humbur. Kjo vlen, më shumë se për gjithçka tjetër në këtë vend, për arsimin. Atë që është ndriçimi, syhapja, përsosja e ndërgjegjes së kombit.

Siç thotë përkufizimi, “arsimi është ai proces që zgjeron mundësinë e zgjedhjeve për njeriun, zgjedhje që në radhë të parë reflektojnë dëshirën për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, për të marrë të paktën njohuritë bazë dhe për të hyrë tek ato burime që janë thelbësore për një standard të respektueshëm të jetesës”.

“Arsimi u jep fuqi njerëzve dhe nxit ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre”.

Në një manual trajnues të botuar nga UNESCO në Indi, tregohet se të ardhurat në vendet me arsimim të zhvilluar janë mesatarisht 2 600 dollarë për frymë, ndërsa në vendet me arsimim të dobët, zbresin në 650 dollarë për frymë. Po kështu, kaloritë për frymë në ditë në vendet e zhvilluara arrijnë në 2718, ndërsa në vendet e pazhvilluara në 2 080. Kapitali njerëzor është elementi më i rëndësishëm në rritjen ekonomike, por ai duhet zhvilluar dhe përdorur në mënyrën më të mirë (Qyteti i Ardhshëm – The future City – autorë, Shaina Doar dhe Jonathan K. Law)

Një studim i bërë pas Luftës së Parë Botërore nxorri një lidhje të drejtë mes arsimimit dhe zotësisë së ushtarëve në fushat e betejës. Ndër të gjitha ushtritë që morën pjesë në atë luftë, të paktën për Europën, shkallën më të lartë të arsimimit e kishte ajo gjermane, më pas vinin britanikët duke lënë pas francezët e, me radhë, austrohungarezët, italianët, rusët dhe në fund ushtria otomane turke.

Studimi tregonte se një ushtar më mirë i arsimuar, ishte në gjendje të kuptonte më shpejt urdhërat që i jepeshin, të vepronte më mirë në grup dhe të përdorte më mirë teknologjinë më të përparuar. Shpejtësia në veprime bënte që ushtria që kishte ushtarë të tillë të kishte epërsi ndaj kundërshtarëve, qoftë duke marrë më shpejt iniciativën, duke pushtuar më shpejt pikat strategjike apo duke arritur rezultate më të larta me mjetet ushtarake të teknologjisë së lartë. Jo më kot, e tillë ishte ushtria gjermane.

Natyrisht, Lufta e Parë Botërore dhe luftërat në përgjithësi janë vetëm disa nga shembujt e ndikimit vendimtar të arsimit në zhvillimin e një shoqërie. Po flasim për faktorin bazë që ndihmon një shoqëri njerëzore të bëjë një hop, një kërcim të madh, nga gjendja e prapambetur në atë moderne.

Shqipëria nuk ka një traditë të hershme të sistemit shkollor, ndryshe nga vende të Europës Qendrore si Çekia apo Kroacia, universitetet e të cilëve datojnë që nga shekulli i 15-të apo i 17-të. Gjithsesi nëse studion se çfarë ka ndodhur, p.sh., në Korenë e Jugut kupton se edhe Shqipëria ka shpresë.

Në vitet 1950, ky vend kishte shumicën e popullsisë analfabete. Sot, 97% e nxënësve përfundojnë shkollën e mesme, krahasuar me 77% në SHBA. Në vlerësimet ndërkombëtare, 15-vjeçarët koreanojugorë janë të dytët në botë në lexim, të lënë pas vetëm nga Shangai. Plot 47% e nxënësve që mbarojnë klasën e 8-të janë të avancuar, ndërsa në SHBA shifra është vetëm 7%. Bëhet fjalë jo për të krahasuar Gjermaninë me SHBA-në, por Korenë e Jugut.

Pavarësisht nga kritikat që mund t’i bëhen sistemit arsimor koreanojugor, shumica e ekspertëve të kësaj fushe janë në një mendje se zhvillimi i madh ekonomik dhe teknologjik në këtë vend i detyrohet shumë investimit të madh në sistemin edukativ.

Si ia ka arritur kësaj Koreja e Jugut? Në vlerë reale, sot një mësues koreanojugor merr 250 për qind të rrogës që merr një mësues amerikan. E tillë është diferenca e pohuar në vetë mediat amerikane.

Nëse në 1975, shpenzimet për arsimin arrinin në 2.2 për qind të GDP-së (13.9 për qind të shpenzimeve totale qeveritare), sot kjo shifër ka arritur në 4.5 për qind të GDP-së dhe 27.3 për qind të buxhetit qeveritar.

Në vetë SHBA, një vend me arsim tepër të konsoliduar, është parë e arsyeshme rritja e shpenzimeve për arsimin. Nga 29.4 miliardë dollarë në 2000, gradualisht u arrit në 68.3 miliardë në 2011, ndërsa në dy vitet e fundit ka pasur një rënie të lehtë. Këtu nuk po llogarisim vitin 2009 ku shpenzimet arritën shifrën record prej 155.4 miliardë dollarësh, por kjo ndodhi për arsye të veçanta (Akti Amerikan i Rimëkëmbjes dhe Riinvestimit – the American Recovery and Reinvestment Act of 2009).

Një nga aktet më madhështore të kryeministrit Erdogan në Turqi ishte rritja e financimit për edukimin. Ministria e edukimit merrte 7.5 miliardë lira buxhet në 2002 dhe në 2011 buxheti arriti në 34 miliardë, duke u bërë ministria me buxhetin më të madh në vend.

Rrogat e mësuesve në këtë vend për 10 vjet (2000-2010) llogariten që janë rritur mesatarisht 101.7 për qind dhe sot arrijnë në 24 761 USD në vit (në Shqipëri, rroga mesatare e mësuesit është 3960 USD në vit.

Në varësi të gjendjes në të cilën ndodhen, vende të ndryshme bëjnë shpenzime të ndryshme për arsimin. Nëse Norvegjia apo SHBA shpenzojnë 16-17 për qind të GDP-së, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë në 22.5 për qind, Meksika në 24.3 për qind dhe Maroku në 26.4 për qind. Në këtë rast mund të thuhet se duan të kapin kohën e humbur.

Duke u kthyer tek Gjermania, në Prusinë e hershme, u krijua i pari sistem shkollor për të gjithë, me synim arsimimin e 100 për qind të popullsisë ndaj edhe Prusia, e më pas Gjermania, u bë vendi i parë në botë ku e gjithë popullata dinte shkrim e këndim.

Ne sot e përmendim me respekt të madh shkallën e lartë të ndershmërisë së administratës gjermane, nivelin tepër të ulët të korrupsionit, ndërgjegjen thuajse të përsosur të kombit gjerman.

Një historian konservator britanik shkruante dhjetëra vjet më parë për një rast tipik të ish-ministrit të jashtëm të Gjermanisë naziste, Joahim Fon Ribentropit (Joachim Von Ribbentrop). Ministri i Rajhut përdorte makinën shtetërore për punë private, dërgonte në spitale apo në llixha prindërit që i kishte të sëmurë. Ditën e rrogës, Ribentropi llogariste karburantin që kishte shpenzuar për punë personale dhe e zbriste vullnetarisht nga rroga. Kjo nuk ka të bëjë me të mirën apo me të keqen, pasi e keqja e Ribentropit dhe e shokëve të tij ishte tek filozofia dhe parimet që kishin përqafuar. Kjo ka të bëjë me edukimin e tij dhe tregon se edhe në kohët më mizore, shoqëritë e edukuara janë të ndershme të paktën me gjënë e tyre, qoftë kjo edhe e përbashkët.

Në fund të fundit, për të arritur në një shoqëri të mirë për të gjithë, nuk do mjaftojë vetëm privatizimi dhe ekonomia e tregut, por do të duhen mekanizma të tjerë që do të kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, nivele të lartë taksimi, investime publike, pra edhe ndershmëri për të mos vjedhur e shpërdoruar pronën publike. Sistemin gjerman e përvetësuan, më pas edhe amerikanët, gjithnjë sipas traditave dhe veçorive të tyre.

Për të kuptuar se në çfarë gjendjeje kanë qenë edhe popujt e Perëndimit përpara sesa të shtrihej ditura dhe arsimi në të gjitha shtresat, mjafton të lexosh disa pasazhe nga veprat e autorëve të mëdhenj klasikë. Një njeri i edukuar (jo vetëm i shkolluar) ka prirjen që të mos kalojë drejt aktivitetit kriminal. Diçka e tillë është e provuar dhe në botën perëndimore ka teori të veçanta në këtë drejtim. Nga kjo rrjedh se shteti do të shpenzonte më pak në fusha të tilla si drejtësia, policia, hetuesia, prokuroria si dhe edukimi i shkelësve, nëse investimi në edukim është bërë siç duhet.

Edhe në rastin kur njeriu shkollohet në mënyrë të plotë, por jo domosdoshmërisht edukohet me vlera të larta humane, sërish ekziston një raport i zhdrejtë mes edukimit dhe kriminalitetit. Sa më i lartë edukimi, aq më i ulët kriminaliteti, sidomos ai që lidhet me pronën (më pak me vrasjen apo përdhunimin). Në të vërtetë, ata ndaj pronës, përbëjnë kategorinë kryesore të krimeve.

Ata njerëz që kanë nivel të ulët shkollimi dhe trajnimi, ata pra që normalisht kanë të ardhura nën mesataren e popullsisë, potencialisht do të kishin përfitim shumë më të madh sesa rroga nëse do të merreshin me krime ndaj pronës dhe do të kishin pasoja dhe kosto relativisht më të vogla nëse do të burgoseshin për këtë. Pra, do të kishin nxitje më të madhe për t’u marrë me aktivitet kriminal.

Shkelësit e ligjit që bëjnë krime ndaj pronës do të kishin tendencën të hynin në këtë rrugë në moshë të vogël, kryesisht për shkak se mungesa e shkollimit dhe specializimit nuk janë ndonjë pengesë e madhe për ta bërë këtë gjë dhe sepse kësaj kategorie i ofrohen zakonisht të ardhura shumë më të vogla sesa do të fitonin duke shkelur ligjin.

Aq më keq, nëse bëhet fjalë për moshën adoleshente, e cila pengohet për të hyrë në punë nga ligjet e punësimit, arsimi i detyruar apo kufijtë e pagesës.

Share This Article
4 Comments
  • O lum miku,per sa koh qe ne arsim nderhyn politika me militantet e saj,ne do jemi ketu ku jemi,me poshte se Afrika.
    Si gjithmone,fraza steriotipe per kete Teme.Shqiperia eshte e fundit ne testin e Pizes,e fundit me distance nga i parafundit.Shiko i thash nje mesuesi te gjimnazit,deputete,politikane dhe kryetare bashkie me diplloma te blera,dhe gjysma e mesuesve me tha ai.Jepi dipllome shqiptarit ka thene serbi,por jo dije.Shqiperia eshte ne kastrofe intelektuale.Kush ka marre dipllomen mbas 90-es duhet te testohet nga komisione te huaja,ndryshe do na mbysin debilat.Injoranca eshte ne shumice dhe kjoi eshte e frkeshme.Shqiperia nuk duhet te hyje ne Europe edhe pas 100 vjetesh me kete arsim qe ka.

  • Qenke me njohuri te mira per aresimin,e dynjase,por per vendin tend nuk dike asnje gje.
    Titullin e ke shume kuptimplote,se lexova para disa ditesh nje sondash ne nje gazete ku shtrohej pyetja kur ka qene arsimi cilesor dhe ne sherbim te vendit,dhe nuk u habita kur nga ata mijera njerez qe kishin klikuar,vleresonin arsimin para viteve ’90 te persosur mbi 85% dhe pak fare vlersonin arsimin pas viteve ’90 ??????? ( edhe keta duhet te jene nga ata qe kane blere diplomat ne universitetet e Dhimokracise.)
    Zoteria me lart”PIRRO” ka thene ca te verteta,qe as ministrja e arsimit e as qeveria nuk do ti pranoje,sepse edhe kjo ministri,e qeveri duke ja lene ne dore punesimin deputeteve te rretheve(qe shumica e tyre kane diploma te blera),kane shperblyer militantet dhe kontribusit gjate fushates me vende pune,njelloj si dikur PD.

    Per te mos zgjatur me idiotizma,ku drejtori shkolle vendoset nga deputeti nje bari dhish,nje shitese,nje berbere,se e kane paguar ne zgjedhje,apo nje qe nuk dihet ku ka mbaruar universitetin e nuk ka punuar kurre mesuse,sot drejton 30 arsimtare???? e qe per mendimin tim ketu duhet te kishit bere studime dhe te jepnit konkluzionet tuaja shkencore,per arsimin e perparimin,apo edhe te kishit studjuar sa drejtues ne arsim jane me diploma e mastera te blera,etj,etj,???

    Qeveria dhe ministria e arsimit,ka bere pune shume te mire me mbylljen e universiteteve qe shisnin diploma e mastera,por perse nuk i hyte ketij studimi e te nxirnit:
    1.SA ARSIMTARE SOT PUNOJNE ME KETO DIPLOMA E MASTERA NGA KETO UNIVERSITETE?
    2. SA NGA KETA JANE DREJTORE SHKOLLASH?
    3.SA NGA KETA JANE DREJTUES ME TE LARTE,NE QARQE,DREJTORI ARSIMORE?
    4.SA DREJTUES SHKOLLASH JANE ZGJEDHUR ME KONKURS(sipas urdherit te minstres Nikolla,ku komisioni te emeroje ate qe do komuniteti.qe ka nivel,qe ka eksperiencen,vjetersine,etj,cilesi qe Znj.Nikolla i ka percaktuar??
    POR KETU FILLON SHKATERIMI I ARSIMIT,ORE STUDJUS I PAGUAR NGA LINDITA NIKOLLA,TEK DEMAGOGJIA,TEK MASHTRIMI,TEK KORUPSIONI DHE JAM SHUME DAKORT ME PARASHKRUSIN KUR THOTE SE NE NA KA MBYTUR INJORANCA DHE DEBILAT,POR ME SHEMTUARA ESHTE SE VETE QEVERIA DHE MINISTRIA E ARSIMIT PO NA I SUGJERON SI SUKSES SE DREJTOJNE DEBILAT DHE NJEREZIT ME DIPLOMA FALLCO,E MASTERA TE BLERE.BEJE NJE STUDIM TE TILLE DHE DO SHEKOSH SE DO TE PAGUHESH QINDRA HERE ME SHUME SE JE PAGUAR,QE STUDIMI JUAJ MOS BOTOHET. BEJE SE KA SHUME PARA.

  • or mik ;;; na fole shume bukur per aresimin ;;per te ardhmen e shqiptareve se sipas teje varet nga shkolla ;;;por nuk degjova nje fjale si mund te hapin vende pune keto njerez me ::shkolle ne kohen e komunizmit ;;vetem femijet e spiunave te komunstave kishinte drejte te benin fakulteti ;; shikoheh biografia ;; tani qenkan cobanet qe paskan marre dipllomat ;;; mjer shqiperia ;;;kur shikon kulturen e rames metes bashes berishes ;;; tregon se sa pa vlere ishin kete shkolla qe ben keto cuna komunistash ne kohen e enverit ;;;punoj ne France ;;;dhe kam shefa drejtora qe kane shkollen e mesme por qe i drejtojne punet me nje experience te papare ;;;shkolla me e mire eshte jeta ;; te jetuarit ;; nuk e din a ka dale ndonje here jashte katunit ky shoku qe e ka shkruar kete per arsimin por a nuk i sheh se te gjithe afrikanet me shkolle te larte jane te papune ;;dhe vijne ne europe per pune ;;;kam punuar me franceze me dipllome qe punojne si punetore ne intermarshe ;; dhe shume franceze me dipllome shkojne kerkojne pune ne amerike ne Irlande ;; jashte frances ;;pastaj nuk flas per grekun per italianet per portugezet ;;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *