Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Pas dy viteve të vështira, fillimisht me mbyllje të detyrueshme dhe, më tej, me mësimin jo gjithnjë gjithëpërfshirës, lehtësisht të aksesueshëm dhe cilësor online, duket se masat për një vit shkollor të mbarë janë marrë.
Përveç vaksinimit në masë të stafeve, dezinfektimit e shpesh përshtatjes së ambienteve në shkolla, konsultimi tre javor ishte një përpjekje për të adresuar disi mungesat domethënëse të krijuara tek nxënësit përgjatë dy viteve.
Gjatë kësaj periudhe, që ishte pashmangshmërisht më shumë një mënyrë për të rimësuar nxënësit me shkollën, u bë me dije se tekstet shkollore do jepeshin falas për të gjithë nxënësit e arsimit bazë 9 vjeçar. U theksua se në paketë përfshiheshin edhe tekstet të Cambridge, Oxford dhe Pearson.
Padyshim që kur është fjala për një nismë pozitive e një premtim të mbajtur, nuk ka vend për cinizëm. Po ashtu, kur bëhet fjalë për një të drejtë themelore, siç është ajo e arsimimit, nuk mund të ketë vend për pasaktësi të keqinterpretueshme.
Si tani që jepen falas, si kur shiteshin shtrenjtë e gjendeshin me vështirësi, shumica e librave me të cilët fëmijët tanë mësojnë, lënë shumë për të dëshiruar. Orvatjet për të zhvilluar njohuritë e brezit të ri, kinse duke përafruar programet e shkollave tona me ato të vendeve perëndimore prodhuan një mori togfletësh me ngjyra që veç “libra”, aq më pak për të dhënë dije e kulturë, nuk mund të jenë.
Në emër të modernizimit a liberalizmit, një pjesë e tyre u ideuan mbi metoda fort të diskutueshme mësimore, pa marrë parasysh nëse ato ishin të aplikueshme në komunitetin tonë. Të tjerë “largpamës” ia futën një përkthim me ‘google translate’ teksteve të huaja dhe na dhuruan produkte plot çudira.
Ndërsa masakra më e madhe qe ajo që iu bë librave të gjuhës shqipe e letërsisë, ku kolosët e letrave shqipe u anashkaluan jo rrallë, për t’u zëvendësuar me preferenca indivuduale, çka rezultoi me kosto edhe në mësimin e gjuhës edhe në atë të vlerave kombëtare.
Procesi me standarte e standartizime për të frenuar këtë përmes miratimin të një numri të kufizuar tekstesh për t’u përdorur në shkolla publike apo edhe ribotimet nuk mjaftuan për t’i shpëtuar nxënësit nga përballja e vazhdueshme me gabime konceptuale, gramatikore, llogjike e didaktike.
Nga ana tjetër, me fillimin e mësimit të gjuhës angleze që në klasë të parë, këtë vit, ishte pothuajse e sigurt se do përdoreshin metodat e një prej shtëpive botuese të lartëpërmendura.
Si çdokush i fushës e di, ata janë botuesit dhe shpërndarësit e shumicës dërrmuese të metodave të gjuhës angleze për të gjitha nivelet dhe moshat në mbarë botën. Dhe si dihet masivisht, ka mbi një dekadë, që çmimi i kripur i tyre nuk është për tekstet e ricikluar që gjenden lehtësisht edhe në librashitësit në rrugë, por kodet njëpërdorimshme të klasave virtuale, thjesht të pamundura për shkollat publike në Shqipëri.
Prandaj përfshirja e tyre në programët shkollore nuk mund të konsiderohet arritje, veçse domosdoshmëri e kompensim i mungesës apo heshtjes së ekspertëve vendas për të përgatitur tekste adekuate mësimore që plotësojnë kërkesat e kohës.
Me fjalë të tjera, arsimi i detyrueshëm që mund të jetë veç falas dhe me tekste falas a vlen dy lek, apo edhe këtë vit prindërit shqiptar do vazhdojnë të rropaten dyer shkollash private dhe qendra kursesh për atë që iu takon: pak dije për fëmijët e vet?
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Kushdo që heq fëmijën nga shkolla edroga për privat, duhet të tërheqë edhe kuotën mujore 50 mijë të vjetra, mos t’ja lërë edroga t’a bëjë viza
Kelyshit tend qe u rrit mitingjeve te kriminelit te vicidolit nuk I ben derman asnje lloj kryeministri ne bote.Per mesues as qe behet fjale.Ja shiko kelyshit xen.Pasi I hipi kusherires,ben harakiri me parate e gjobave te biznesmeneve dhe te gjakut te femije e te gerdecit.Keshtuqe mos u lodhe kot se dihet fati I tij
50 mijë lekshin tim në muaj nuk ja lë edrogës t’i bëjë viza
Kjo gjendje asht REZULTAT I QEVERISJES SE KRYEMINISTRIT RAMA ME QEVERITE E TIJ PER TRI HERE RRESHT.
Ashtu eshte .Apo nuk I mbylli dhe kioskat ku bliheshin diploma.Na fiku deren se kishim ne plan ti benim shpellaret e vegjel shefa komisariaresh.
Eshte cudi sa shume shpellare kishte prodhur sistemi komunist?! Edhe 30 vite mbas nuk u sos ky fond shpellaresh te lane pas nga regjimi i juaj qe kishe na paska shkolluar e ndritur gjithe shqiperine!
( ishte ironi)
Perndryshe jashte aftesise tuaj per t’u ngritur duke fyer te tjeret ,e jashte aftesise tuaj per te politizuar cdo gje keni ndonje aftesi tjeter ne analizen tuaj per pse jemi ku jemi ne sistemin arsimor?!
Kur isha ne Shqioeri e regjistrova femijen ne nje shkolle private, per te vetmen arsye se ato kane kamera sigurie. Per nivelin e sjelljes se mesuesve, edhe pse shkolle private, sjellja linte shune, shume per te deshiruar.
Kur vajta jasht per te jetuar, shkolla shtetrore ku e regjistrova kishte kamera sigurie, por jo vetem ajo. Te gjitha shkollat ketu kane kamera sigurie.
Ashtu eshte .Apo nuk I mbylli dhe kioskat ku bliheshin diploma.Na fiku deren se kishim ne plan ti benim shpellaret e vegjel shefa komisariaresh.
Nuk ësht biznes shkolla shteetrore. Aq më keq akoma. Jan shpenzime nga buxheti i shtetit. Që nga A – ja e deri tek ZH -ja i rëndojn xhepit të politikanëve . Jo vetëm kjo por edhe më keq akoma kta pergatisin krah puntore te lir e të garantuar , niveli i ulët i jetesës si në shpi , lagje , ambien publik edhe shkollimi krijojn kontigjent të pershtatshëm për manipulim. Krimi që po i bëjn ktij populli duke e përçar sa më shum edhe në nivel shkollimi është i jashtzakonshëm . Prindi bën të pamundurën për fëmijën . Kta po thellojn hendekun midis Elit edhe shërbëtor . Harram e Malluar qofshin per 7 breza . E kujt ti djeg ;;: ta gëzoj se ësht edhe per të.