Arsimi si nevojë shoqërore dhe zhvillim kombëtar

anazapta

Dëshira për tu arsimuar nuk i ka munguar asnjëherë shqiptarit. Shkolla shqipe i ka rrënjët në shekullin XIX dhe u vendos mbi baza të forta në shekullin XX. Programin kombëtar të zhvillimit arsimor e kanë hartuar Rilindasit e mëdhenj si Sami Frashëri, Fan Noli e Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë. Pikat kulmore të kësaj historie janë Normalja e Elbasanit, Kongresi i Manastirit, Kongresi i Drejtshkrimit, gjimnazet shtetërore e më pas universitet dhe institucionet kërkimore. Pikërisht në kohën kur këto arritje duhet të institucionalizoheshin edhe ndërkombëtarisht ndodhi gjëma e viteve 1990. Një pjesë e madhe e punonjësve akademikë u larguan për tu mos kthyer më për të dhënë kontribut në atdheun e tyre. Një pjesë e vogël e tyre vazhduan kontributin shkencor, por për shoqëritë e vendeve të tjera.

Pas më shumë se dy dekadash mund të themi me mburrje se Shqipëria ka bërë një përparim të madh: është vend aleat i popujve të lirë dhe kërkon që këtë liri ta zhvillojë për përparim shoqëror edhe më të madh. Në këtë moment reflektimi, vendit i duhen politika zhvillimore të përputhshme me aspiratat e vendit tonë si dhe kushtet specifike tonat, mbi të gjitha për të ruajtur identitetin shqiptar, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Për të kuptuar se si duhet të shkojmë përpara duhet të pyesim se çfarë do të ishte Shqipëria në qoftë se nuk do të kishte kulturë e gjuhë shqipe? Do të ishte një vend me traditë, gjuhë dhe kulturë tjetër. E pikërisht për këtë arësye, të gjitha politikat nisen prej asaj çfarë jemi. Se ku duam të shkojmë e kanë përcaktuar Gjigandët e Mendimit shqiptar, ndërsa ne na duhet vetëm të gjejmë rrugët më të mira dhe më të shpejta për mirëqendien dhe begatinë e vendit tonë.

Ka gati një dekadë që flitet për rrugën neoliberale të zhvillimit të Shqipërisë në ekonomi dhe në fusha të tjera me rëndësi jetike siç është arsimi. Pyetja që duhet shtruar dhe debatuar në këtë rast është: çfarë ndodh me kulturën kombëtare e sidomos gjuhën shqipe pas 100 vitesh në qoftë se Shqipëria udhëhiqet prej kësaj idelogjie? A dalim jashtë programit kombëtar të Gjigandëve? Çfarë rëndësie ka trashëgimia kulturore shqiptare në multikulturalizmin evropian? A duhen ruajtur kulturat e vogla apo duhen zhdukur për shkak të mos efikasitetit ekonomik? A është më mirë një planet njëgjuhësh sepse ka kosto më të ulët? Në qoftë se po, atëherë le të vendosim me referendum se deri në 100 vite shqiptarët duhet ta kenë eliminuar gjuhën dhe kulturën e tyre në favor të një gjuhe me kosto më të ultët zhvillimore. Në qoftë se përgjigja është negative, pra në qoftë se duam ta ruajmë dhe ta zhvillojmë gjuhën dhe kulturën tonë, atëhere duhet të përdorim ideologjinë tonë, që është idelogjia kombëtare e përpunuar prej të Medhenjve. Është krejt e natyrshme, që në kohë tronditjesh të mëdha siç janë dy dekadat e fundit, shumë njërëz të humbin toruan: kur mendja flet me gjuhën e barkut, me gjuhën e padijes, atëhere nuk kemi të bëjmë as me debat shkencor e as me vizione zhvillimi.

Arsimi shqiptar duhet të orientohet nga nevojat afatgjata të zhvillimit kombëtar. Pavarësisht prej eksperimenteve të rrezikshme në arsimin parauiniversitar, fryma e laicizmit dhe normales së Elbasanit, fryma kombëtare vazhdon të jetë laitmotivi i shkollës dhe pedagogjisë sonë. Por situata është delikate dhe nuk mund të lihet në mëshirë të fatit, prandaj pedagogjia shqiptare e traditës duhet të zerë më shumë vend në sistemin shqiptar dhe të hapet ndaj të tjerave. Ekonomikisht dhe kulturalisht, Shqipëria nuk ka për tu bërë ndonjëhere Singapor apo Kore e Veriut. Shqiptarët janë komb pronarësh të vegjël dhe gjasat janë që të mbesin të tillë sepse shqiptarët në shekuj kanë çmuar lirinë individuale mbi pronën sado e vogël apo e madhe qoftë ajo, ndërkohë që rritja e shpejtë e kapitalit kërkon tregje “likuide” pronash dhe kapitali. Neoliberalizmi e ka të pamundur të zhvillohet në terrenin shqiptar. Nuk është rastësi që çmimi Nobel në ekonomi për vitin 2013 ia dha dy ideve të mëdha të kundërta: racionalitetit dhe irracionalitetit ekonomik. Neoliberalizmi mbështëtet mbi ide racionale që çojnë kah zhvillimi i tregjeve. Ndërkohë që natyra njerëzore shfaq anën irracionale, dhe kjo është sjellje po aq universale. Po të mos ishte kështu shqiptarët do t’i shisnin e blenin pronat e tyre shpesh dhe ne do kishim një ekonomi kombëtare më xhiro më të madhe, pra më produkt kombëtar më të madh. A nuk është kjo racionale? Përse nuk e bejnë këtë shqiptarët?

Shqiptarët janë lindur kulturalisht për të ndjekur mësimet e Gjigandëve të Mendimit Shqiptar. Ata janë të vegjël në numër, por i kanë dhënë Evropës idenë e madhë të multifetarizmit. Ndërkohe kemi humbur shumë kohë dhe kemi shumë për të mësuar prej idelogjisë së individit të lirë në një shoqëri të lirë, ideologji mbi të cilën janë zhvilluar kombet e lira. E për këtë duhet një arsim shtetëror i fuqishëm me mbështetje financiare që rritet me produktin kombëtar. Shqipërisë i duhen punonjës të dijes që t’i flasë mendja dhe jo halushinacionet ideologjike që frymëzohen nga padija ose “dija” e tranzicionit. Shqipëria duhet të financojë mobilitetin e trupës akademike sepse siç thonë “në qoftë se njeh vetëm një vend, atëhere nuk njeh asnjë vend”.

Share This Article
5 Comments
  • Mos botoni kesi marinash.Botoni,si para disa diteve kur drejtor shkolle ishte vene nje ish bari dhish,botoni qe ne rrethe e zona te ndryshme drejtojne 30-40 arsimtare drejtoresha shkollash qe nuk kane punuar asnje dite ne arsim,qe po te kontrollohen regjistrat nuk jane plotesur se nuk dine ti plotesojne,botoni qe arsimi po degradon me arsimtare militante,partish,me shkolla te blera me diploma fallco,me mastera te grabitura ne universitetet private.Atehere do behet arsimimi i shqiptareve,sa kur shkruante para disa ditesh nje person ketu;KUR DEPUTETI BEHET SHEF I ARSIMIT,KUR DEPUTETI EMERON MESUES,ATEHERE NUK KA KULTURE, ZHVILLIM,NUK KA PERPARIM SE NE DEPUTETET I KEMI RUGAÇE,TE LIDHUR ME KRIMIN,ME DIPLIMA TE BLERA,ME MASTERA TE PA MBARUARA,SE NUK KANE ME EURO TE PAGUAJNE.
    Perse nuk shkruajne artikuj qe te goditet e keqja,rrenjet qe jane nga ministria e deri tek drejtusit e caktuar,pa konkurim,perse nuk shkruhet qe me i miri duhet te poshterohet dhe me maskaraj te vleresohet,perse nuk vleresohet meritokracia? Keto fenomene te goditen e jo shkruajne servilet e ministrise se arsimit,per programe shekullore,kur nuk ke njerez sot,edhe ata qe jane per te rilindur arsimin i degradon,i poshteron,i eleminon.NUK MUND TE JETOJE KY KOMB PA SERVILE DHE ZVARANIKE.

  • Hë më të lumtë more djalë. E ke tharë fare. 🙂 🙂

    Vetem se fluturon me presh ne b… më duket. Tu krijua mundesia si asnje tjeter dhe nuk bëre dot gje. Tani je bere si gjithe llafazanet e tjere ne Shqiperi qe ben filozofira.

  • O A. Borici! Qenke ne stratosfere o vella. Arsimi i sotem s’ka te beje fare me ato andrra qe po shifke ti me sy hapet. Arsimi i sotem i degjeneruar prej 25 vitesh prej injoranteve politikane e militanteve te tyre qorra, qe kane vershuar me diploma Henri (Hajri) Cilash asht krejt i shformuar e pa asnje fill kombetar, shkencor e zhvillues. Shkolla po prodhon injorante funksionale te pa pam ndonjehere ne historine e arsimit shqiptar. “Reformat” e militanteve te fundit qe kan zene pushtetin jane po ato dengla qe jemi mesuar te degjojme prej 2 dekadash.
    Ky shkrim i Yti ngjan me nje fantazi sureale qe te habit . Tung o entuziast irreal!

    • Me duket se nuk kuptoni asgjë përse flet Autori. Perpiquni njëherë të ndiqni fillin e mendimit, dhe do të filloni të zgjeroni i horizontin. Boriçi eshtë jo vetëm i shumë mirë i formuar dhe inteligjent, po eshtë aq inteligjent sa eshtë origjinal dhe unik. Prandaj, matuni njëherë, se ky vend komentesh nuk duhet të jetë vend ku lirohen paudhësitë, po vend rrahje mendimesh.

  • Shqiptarët janë lindur kulturalisht për të ndjekur mësimet e Gjigandëve të Mendimit Shqiptar. Ata janë të vegjël në numër, por i kanë dhënë Evropës idenë e madhë të multifetarizmit. [artikulli]

    tck-tck-tck…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *