Lidhur me shkrimin e z.Pëllumb Kulla, duhet thënë që ekziston një lidhje e ndërsjellë midis frymës së induktuar tek studentët e universiteteve sot, dhe frymës së injektuar tek klasat sociale, politike dhe ekonomike në të ardhmen. Për pasojë, mendësia e reflektuar në brezin e sotëm universitar do të jetë edhe mendësia e atyre që do të vënë në lëvizje ingranazhet e zhvillimit të së nesërmes. Qartësisht, kur shqetësohemi për nivelin e sotëm të shkollimit nëpër universitetet shqiptare, duhet të shqetësohemi edhe për fatin e Shqipërisë të pas 10 apo 15 viteve.
Jemi të gjithë të vetëdijshëm mbi dy standardet e kësaj qeverie joarsimdashëse. Janë prerë shirita, por sa janë ngjizur në shoqëri politika të frytshme të arsimit? Janë breza të tërë të papunësh që enden me diplomë por pa shpresë, në moshë për të punuar, por jo në kohë për të rinisur një tjetër drejtim jete; të pafundme paratë e harxhuara. Dështimi është i qartë e përgjegjësia shoqërore mbartet tek të gjithë ne!
Email nga adresa: [email protected]
