Ndërtesat e larta në Hong Kong kanë zbrazëtira mes tyre.
E një gjë e tillë që u ka rënë në sy njerëzve, ka pasur shumë pyetje se pse ekzistojnë ose për çka shërbejnë ato zbrazëtira. E prapa kësaj fshihet një bestytni kineze.
Ato që quhen “Dyert e Dragoit”, sipas parimeve kineze të njohura si “Feng Shui”, shërbejnë që dragonjtë të fluturojnë nga malet në ujëra për çdo ditë.
Sipas kësaj logjike, besohet se nëse do tu bllokohej rruga dragonjve atëherë një veprim i tillë do të sjellë fatkeqësi dhe të zeza.
Ndërtesat të cilat nuk i kanë pasur të ndërtuara mirë “Dyert e Dragoit” janë fajësuar se kanë qenë shkaktarë që bizneset afër tyre kanë falimentuar.


Tamam, nuk ka te marrë vetem ne Shqiperi, edhe Azia eshte e mbushur me marrukër dhe marrëzira.
Nuk me duket se eshte tamam keshtu! Sic lexojme aty ketu, duke qene se keto godina jane masive, si ne shtrirje horizontale, ashtu edhe vertikale, keto objekte do te ndesheshin me presionin e forte te ererave, apo tajfuneve sic i thone kinezet. Si te tilla edhe mundesite e nje katastrofe te mundeshme per shkak te tyre, do te ishin evidente. Pikerishte per te shmangur kete, eshte menduar , se me hapjen e ketyre “portave te dragoit” zvogelohej trysnie e tajfuneve ndaj ketyre objekteve masive. Keshtu ato i bejne balle me mire kesaj trysnie.
Jimi,
Kjo teoria jote duhet verifikuar nga specialiste dhe gazetare investigative, sepse Hong Kongu është një territor shumë i zhvilluar dhe renditet i katërti në Indeksin e KB për Zhvillimin Njerëzor dhe pellgu i Detit te Kines nuk ka te dhena historike sinoptike per tajfune, nga ana tjeter qyteti ka numrin më të madh të rrokaqiejve të çdo qyteti në botë me brima dhe pa brima ne fasadat e tyre dhe deri tani nuk eshte degjuar te rezohet ndonje grataciele nga era ne Hong Kong, dhe banorët e tij kanë disa nga standardet më të larta të jetës në botë. Hong Kongu renditet i gjashti në Indeksin Global të Qendrave Financiare dhe renditet i katërti në Azi pas Tokios , Shangait dhe Singaporit. Nje mete katror i ndertesave lluksoze ne Hong Kong shitet nga 10 mije dollare USD deri ne 30 mije dollare USD, si mendon ti qe investitoret te lene qe t’ju ikin nga duart miliona dollare nga brimat ne ndertesat e tyre? Po te ishe ti investitori dhe pronari i ketyre ndertimeve a do te lejoje qe projektuesi te bente nje brime idiote inxinierike ne fasaden e gratacieles tende?