Arsyeja e vërtetë e çdo vere që vjen!

redaktor

Ja edhe ky boteror po shkon drejt fundit dalengadale…Shkendijat e emocioneve te marrjes se statusit gjithashtu po fashiten. Ah, po, edhe Lazarati po tretet ne horizont. Ca lajme aty-ketu perpiqen ta mbajne gjalle emrin e tij, po pa ja dale dot mbane.

Edhe pak dhe rutina do e pushtoje kete vend ne cdo qelize jo shume te nxehte te kesaj vere. Ditët do fillojne serisht te rrokullisen pa lënë asnjë gjurmë. Ngrohja globale po ben te veten. Stinet jane ngaterruar e ndaj njerëzia as qe i ve me re se si ikin tutje bashke me vitet.

As vjeshtën, as dimrin, as pranverën…

Por nuk është njësoj për verën. Vera jone mbetet gjithmone vere prej disa vitesh. Asaj nuk ka c’ti beje as ngrohja globale, as boterori, as ceshtja Sarkozi, as..as bora sikur te zbardhe papritur malet.

Jo ! Prej disa vitesh stina e veres shqiptare u jep kuptim jeteve tona.

Kjo stinë sjell gjithçka kemi nevoje.

Oksigjen?! E c’duhet ai: në këtë stinë frymët tona sikur ndalen pezull në ajër.

Do t’ja dale përsëri ai vallë?? – pëshpërit gjithësia.

Po vjen momenti. Njerëzit fillojnë lëvizin nëpër rrugë, Loto-bastet nuk I gumëzhiu dot kaq shume as Botërori. Të gjithë hyjne, dalin, hyjne perseri. Me pult ne dore, me internet on-line. Por ende asnjë lajm…

Njerëzit përpiqen me vetëmohim të zhyten në rutinën e ditës, të mos e japin veten qe jane nen tension.

Po eshte vetem pamja e jashtme. Mos kujtoni se ata femije po lodrojne mbi rere, mos kujtoni se ai burri atje tej nen cader po lexon vertet gazeten. Mos kujtoni as se ai djali qe po i mban doren asaj vajzes po i shpreh dashurine. Jo. Eshte vetem dukje, eshte vetem pamja e pare.

Në pamje të parë duket se askush nuk e ka më mendjen atje. Në pamje të parë duket sikur jeta po përpiqet të gjejë rrugën e saj të paqëllimtë. Sikur askush nuk e ka mendjen askund.

Po vetëm në pamje të parë, ama. Sepse askush nuk e ruan dot qetësinë gjatë. Kurioziteti po kthehet në ankth. Njerëzit fillojnë të tradhtojnë veten, halucinacionet arrijnë temperaturën më të lartë: fëmijëve në det cironka po u duket si peshkaqen, prindërve dielli po u duket hënë, keqbërësit kujtojnë se po ndiqen nga alienët, policët betohen për Arsen Lupenin, gjumashët po flenë me sy hapur, hardrock-fans shikojnë ëndrra me Britney Spears, …lemsh dynjaja.

Shkurt, gjithësia po shfillohet. Ankthi i ndrojtur po mbulon gjithçka. Koha ndalet! Sy që shohin njeri-tjetrin, sy që pyesin veç një gjë: A do ta bëjë edhe këtë verë? A do ta thyejë? Edhe ju po pyesni?! E shihni pra! Vërtet, a do te tentojë edhe këtë verë Ai ta thyeje rekordin? Cilin rekord?! Jo, jo atë të Murit Kinez, as atë të malit Dajt. Joooooo! Fjala është për atë të qendrimit ne det . Mos më thoni jo! Nuk mund t’í zhgenjeje fansat kete vit. Ai eshte frymezimi dhe arsyeja e nje viti te tere.

Ja pse stinet nderrohen, ja pse vitet ikin: qe te vije serisht vera e qe Ai te thyeje serisht rekordin e qendrimit ne det! Jo te qendrimit ne ujin e vaskes. Jo or jo ate. Ate te notit ne det. Cfare? Nuk ishte not? Nuk ishte det? Ishte qendrim ne det me kembe ne rere ?! E ku di gje une, ate e thate ju. Une per vete po vazhdoj te ndjek lajmet on-line. Urraaa: Breaking-News…Uh, qenka CNN. Ata nuk e japin. Të gjithë presin! Koha është ndalur!

Çdo gjë tjetër ngelet në hije…

Share This Article
17 Comments
  • Na i shpifet gjithnje me Gogolin SALPLAKUIRRJEDHUR !! C’i kushtoni kaq vemendje atij specie te rralle te cmendurise malokerie . Pttuuu ! Felliqesira e qelbur !!

    • Kete vere SALI RAM BERRISHI garen do ta beje verikalisht …jo horizontalisht siç e ka bere kur ishte ne pushtet por keshtu vertikalisht si e beri edhe ne Qershorin e kaluar.
      Ne Vlore jane mbledhur Xhozefina,Luli,Xeni,Argita etj..etj..qe presin te bertasin:
      Mori kum tek bova oreeeeee…mori kum tek bova…!

  • Me kete Mut (me M te madhe), merreni ende Ju te Dites! Por ky edhe shurren e ben ne uje, se e pi bashke me ujin! Jo per gje, por ka frike se mos ia pine te tjeret!

    Po ky njeri, o ju te Dites, qe une ende nuk i kam gjetur nje nofke, ka marre fund nga mendja e kokes! Eshte i llojit ezauriment nervor (shterrim i trurit), nuk ka me as te mbaje dhe as te jape! Aty nga vjeshta do t’i bjere infarkt, dhe do te lengoje ne shtrat per shume kohe, atehere si do te bejme ne pa kete njeri!? Ju falenderoj per shkrimet, por ne menyre te vecante per Skicimet ne faqen e pare te gazetes suaj “Dita”! Dite te bardha paci!

  • Unë them se Saliu i Viçidolit këtë verë do të shkojë në Kinë për të kaluar me not, si Mao Ce Duni, Lumin Jangsekianng.

  • Plazhi eshte vendi me ideal per te pare te gjithe se si jane Berisha e Rama realisht. Berisha duke bere perpjekje te mos i bien breket ne uje, kurse Rama duke i hequr vete breket ne rere.

  • O Ilir , para se te shkruash ne gazete ( se ti paguhesh nga bashkia mesa di une ) fol njeher me kryetarin tend , si do veje puna e sheshit te flamurit he xhan pa lere politiken e madhe ti !!!

  • Ilir je i madh vella. E di ku rri dhe do vij te te jap nje birre sot meqe fitoi edhe Brazili dje. Ec bishe ec.

  • PO ky dordolec ky kerma e mashtrimit e krimir e korupsjonit kujt i duhet tja shikoje suratin ketij Dinosauri paraistorik , primitiv , te ketij shpellari katil , te pa gjendur ne bote .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *