Arsyeja kryesore pse marrëdhëniet moderne dështojnë

Leda Hysa

Sipas psikologes Olivia Petter, marrëdhëniet cilësohen të vështira dhe rreth 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët po shqyrtojnë arsyet se përse kaq shumë prej nesh po dështojnë në to.

Sipas një profesori të psikologjisë sociale, ne jemi thjesht shumë idealist.

Eli Finkel, beson se presim shumë nga marrëdhëniet romantike dhe se duhet të ulim menjëherë standardet tona nëse dëshirojmë të ndihemi vërtetë të përmbushur.

Duke folur për Atlantic në lidhje me librin e tij të ri, “Martesa gjithcka ose asgjë. Si funksionojnë martesat më të mira”, Finkel shpjegoi se pse pritshmëritë tona në martesë kanë ndryshuar vitet e fundit, duke na nxitur të kërkojmë më shumë nga partnerët tanë.

Përveç supozimit se ne duhet ta duam dhe adhurojmë bashkëshortin tonë, Finkel shpjegon se ekziston një supozim modern që nëse kemi një partner do të na bëjë edhe ne të ndiehemi më të rritur.

Ai nënkupton se kjo gjë shpesh i mban partnerët me njëri tjetrin për vetë-kënaqësi, për t’i bërë ata të ndihen kompetentë, ambiciozë dhe tërheqës. Kjo vë shumë presion mbi marrëdhënien, argumenton Finkel.

“Ideja e librit është se ndryshimi i standardeve tona për martesën ka bërë që martesat të dalin jashtë pritshmërive të krijuara dhe prandaj na zhgënjejnë”, tha ai.

Finkel beson se nuk duhet të jetë turp qe ju të kërkoni më pak nga partneri juaj.

Teoritë e Finkel paralelizohen nga një studim i kohëve të fundit që shqyrtoi pasojat e pritshmërive të larta ndaj marrëdhënieve të paplotësuara në 296 të rinj.

Megjithëse pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin në moshën 20 vjeçare dhe nuk ishin të martuar, studiuesit zbuluan se shumë nga standardet e tyre për marrëdhëniet nuk përputheshin me realitetin tyre, duke i lënë ata të pakënaqur romantikisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *