Arsyeja pse duhet të vaksinohemi të gjithë, CNN nxjerr shifrat: Çfarë ka ndodhur me më shumë se 99.99% të atyre që kanë marrë dy dozat e vaksinës

Ornela

Më shumë se 99.99% e njerëzve që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 nuk kanë pasur probleme me virusin, që rezulton në shtrimin në spital ose vdekje, sipas një analize të CNN referuar të dhënave zyrtare në SHBA.

Deri më 2 gusht, më shumë se 164 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara u vaksinuan plotësisht kundër Covid-19, sipas CDC. Më pak se 0.001% e atyre individëve, 1.507 persona, vdiqën dhe më pak se 0.005%, 7.101 persona, u shtruan në spital me Covid-19.

Rreth tre të katërtat (74%) e të gjitha rasteve të përparuara të raportuara ishin midis të moshuarve të moshës 65 vjeç e lart. Nga afro 1,500 njerëz që vdiqën, një në pesë vdiq nga diçka tjetër përveç Covid-19.

Kjo analizë e CNN duhet të shërbejë edhe për qytetarët shqiptarë që kanë mundësi të vaksinohen, pasi siç bien dakord edhe të gjithë ekspertët, vaksinimi është arma më e mirë kundër covid.

Situata në Shqipëri

Aktualisht, janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Të hënën në vendin tonë mbërriten edhe 45,630 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Referuar të dhënave zyrtare të ministrisë së shëndetësisë, aktualisht numri i të vaksinuarve ka shkuar në 1,270,057 persona.

o.j/dita

Share This Article
18 Comments
  • Mashtrim Gjigand…
    Përse mashtroni , Izraeli që janë të gjithë të v@ksinuar infektohen njësoj që mos themi më shumë si të pav@ksinuarit…
    Islanda dhe Danimarka dolën zyrtarisht dhe Deklaruan se, V@KSINA NUK SJELL ASNJË NDRYSHIM PËRSA I PËRKET INFEKTIMIT, PRA INFEKTOHET NJËSOJ SI I V@KSINUAR SI I PA V@KSINUAR…
    MJAFT ME PROPAGANDË MSHTRUESE…
    KY ËSHTË KRIM NDAJ NJERËZIMIT, SEPSE ASNJË V@KSINË NUK KA LEJË QARKULLIMI DHE PËRDORIMI TË DUHUR , POR PROVIZORE…

    MJAFT MË ME EKSPERIMENTET VRASËSE NDAJ NJERËZIMIT…..

  • Ja ,shikojeni dhe lexojeni se sa te <> jane vaksinat….
    Per te gjithe ata qe nuk kuptojne anglisht, me pak fjale studimi thote se,
    SI TE VAKSINUARIT ASHTU DHE TE PAVAKSINUARIT KANE TE NJEJTEN SASI BARTESE TE VIRUSIT ME VARIANT DELTA, PRA NE SHQIP, SKA ASNJE NDRYSHIM I VAKSINUARI NGA I PAVAKSINUARI PER VARIANTIN DELTA, QE TE DY INFEKTOHEN DHE INFEKTOJNE NJESOJ…..PRANDAJ ….MENDOHUNI DY HERE PARA SE TE VAKSINOHENI…

    <> Vaccinated and unvaccinated individuals have similar viral loads in communities with a high prevalence of the SARS-CoV-2 delta variant <>

    https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2021.07.31.21261387v1?fbclid=IwAR2OKsId5FgljumqdlHXhOgf4eYsSQ07BPfFXW2hn1yQ2FvZk5iW7Q0G01w

  • Ore nuk ju marr vesh ju! Kush studim thote qe të vaksinuarit nuk e mbartin virusin? Asnje studim nuk e thote ate.
    Ju njerez lexoni nga shkrimet ate qe ju do mendja.
    Vaksinimi të mbron nga perkeqesimi, mos shkrimi ne spital, të mbron nga vdekja.
    S’ka lidhje me e mbare apo jo. E mbart madje dhe e transmeton.
    Lexojini lajmet sic duhen dhe mos ushqeni kot fryma prej injoranti, jo code e doni dhe jo mos e beni vaksinen.
    Vaksinat jane ato qe kane shpetuar njerez nga vdekja.
    Tung dhe me mend ne koke o njerez!
    Ruani familjaret, te moshuarit! Kujdes

    • As nga Spitali nuk te mbron as nga vdekja nuk te mbron.
      Sipas statistikave, nga 100 te shtruar ne spital ne gjendje shume te keqe, 60 prej tyre i kane kryer qe te dyja dozat.
      Sa per vdekjet, sipas statistikave te CDC dhe EMA por vdekjet nga virusi nen moshen 60 vjec dhe pa probleme shendetsore serioze eshte pothuajse 0, pra 0.001%, p;r personat mbi 60-65 vjec pa probleme shendetsore serioze eshte gjithashtu NEN ZERO perqindja. Problem serioz virusi perben per personat mbi 65 vjec edhe per personat qe kane 1 ose me shume semundje serioze….

      Sa per Vaksinat, ke te drejte ,akne shpetuar njerzit, POR JO KETO VAKSINA, mos u ngaterro, keto vaksina jane te tipit mRNA dhe jo vaksina te tjheshta.
      Mos ji kaq NAIV,,, nje vaksine e thjeshte do nga 6 deri ne 12 vite kerkime dhe prova deri sa te dale dhe te quhet e sigurte per njeriun, A E KE IDENE SE PER SA KOHE U PROVUAN KETO VAKSINA PARA SE TE DILNIN NE QARKULLIM MASIV …….. VETEM 6 MUAJ…
      VERI GISHTIN KOKES

  • CRONACA
    A Bari il 90% dei pazienti Covid in Terapia intensiva non è vaccinato: “Nove ricoverati, hanno tra i 30 e i 60 anni”

  • Qenka hedh ne sulm zyra Call Center e Ogertes. I thoni te pakten qe te gjej ndonje te prokopise qe di se c’fare shkruan, se meruan dynjane keta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *