Një dush i mirë në mëngjes shpesh herë konsiderohet si çelësi për të nisur ditën me pozitivitet, por ja që gabimet në të bërit dush mund të çojnë në probleme të caktuara të shëndetit.
Ta lani fytyrën në dush është një nga gabimet që çdokush i bën, dhe që mund të sjellin probleme shëndetësore.
Pesë arsye kryesore se pse nuk është mirë të lahemi në mëngjes janë:
- Të lani fytyrën në dush – sipas ekspertes së kujdesit ndaj lëkurës, Kaye Scott, nxehtësia e ujti dhe shtypja mund t’i bëjnë shumë keq lëkurë tuaj.
- Të përdorni “loofah” (sfungjer) – dermatologu nga Orlando, Mathew Knight, insiston se përdorimi i këtij lloj sfungjeri bën që të krijoni një hapësirë të përsosur për bakteret, e që pastaj sjellin rreziqe shqetësuese për shëndetin tuaj.
- Të qëndroni mbi ujin e përzier me sapun – nuk do të ua pastrojë këmbët tuaja. Në të vërtetë, fungusi mbetet në ujë të ngrohtë.
- Të laheni në ujë të ashpër– nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangni ujin natyral, dhe të laheni me ujë të shisheve apo të instaloni filtrues. Mjekja Laura Ishmail, mjeke estetike, tha se uji me nivel të lartë të kalciumit mund ta irritojë lëkurën e njerëzve me gjendje të lëkurës si ekzema.
- Të përdorni zhiletën e lagësht – nëse e lini atë në ndonjë zonë të lagur, pa kohë të mjaftueshme dhe të përshtatshme të tharjes, atëherë ju mund ta infektoni lëkurën tuaj pas çdo përdorimi.
l.h/ dita

Atehere, asnje nga faktoret qe permendni nuk ka lidhje me mengjesin. Perodimi I sfungjerit – nuk tregoni fare pse ne mengjes e pse jo ne darke.
Uji I ashper – Pse ne mengjes uji qenka me I ashper ne krahasim me pasditen apo darken?
Do beni lajme po kshu futja kot???
çna mbyti gomarllëku!
si i atij që e ka përkëthyer dhe atij që e ka botuar!
1-a thu se po bëre dush fytrën duhet ta lash në lavasytë(lavoman,duhet të shpik dhe unë fjalë të reja)!
2-pra unë që nuk përdor loofah mund të bëj dush!
3-unë nuk qëndroj mbi ujin me sapun,i vë këmbët mbi shpatulla
4-ujin e ashpër unë e kam gdhëndur dhe e kam bërë të lëmuar!kështu që nuk kam nevojë për uj shishesh!!zotëria nuk na thotë se me çfar uji shishesh duhet të lahemi?!me gaz apo pa gaz!!me merr mëndja se glina është më i miri!
5-unë nuk përdor zhiletën,përdor bic ose ullkinson!!kështu që mund ta lë të lagur!!vetëm zhileta e paska problemin me ujin!!
mirë që këto veprime nuk u bëkan në mëngjez,po në darkë mund ti bëjmë??
mor ku i gjeni këta idiotë që bëjnë këto përkëthime??
i keni falas?se dhe falas nuk ja vlejnë!!të paktën duhet të paguajnë ata për këtë terror që i bëjnë gjuhës shqipe dhe shqiptarëve që e lexojnë!
hy idiotë që gjuhnë tuaj nuk njihni,e thoni “dimë gjuhë të huaja”!!
ps:çështë ky fungusi??