Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Arsyet pse burrat preferojnë të rejat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Arsyet pse burrat preferojnë të rejat
LifestyleStil Jete

Arsyet pse burrat preferojnë të rejat

anazapta
Published April 14, 2014
Share
SHARE

Sa më shumë iu kalon mosha, aq më tepër meshkujt  dëshirojnë të kenë partnere të reja dhe nuk është fjala vetëm për seksin. Pse? Kjo pyetje iu drejtua Xhanit e Masimos të cilët kanë kaluar në eksperienca të tilla dhe një seksologeje

Nevoja për të gjetur partnere “njomështake” shpjegohet me krizën e moshës së mesme, që i bën shumë meshkuj të kërkojnë  t’i vërtetojnë vetes se janë ende të fuqishëm fizikisht dhe seksualisht. Po ashtu është edhe dëshira për të përjetuar të njëjtat ndjesi si dikur në të 20-at apo 30-at e tyre. Teoria gjen zbatim kryesisht te burrat rreth të pesëdhjetave me të ardhura dhe pozicione të larta sociale: parlamentarë, industrialistë, burra të spektaklit dhe profesionistë të lirë dhe më rrallë te pensionistët  apo nëpunësit e thjeshtë. Për këtë kategori kanë gjetur një emër të përshtatshëm: “papi-boys”, burra të bindur se rinia transmetohet si një virus nëpërmjet raporteve me një grua në lule të moshës. Nga bota e të famshmëve vijnë rastet më të bujshme: çifti Olivier Sarkozy (45 vjeç) vëllai i vogël i ish-presidentit francez dhe aktorja amerikane Meri Keit Olsen (27); aktorët Majkëll Daglas (69 vjeç) dhe Ketrin Zeta Xhons (44); Xhoni Dep (50 vjeç) dhe Amber Heard (27); Brus Uillis (59) dhe Ema Heming (35).

“Me përjashtim të disa rasteve, pjesa më e madhe vajzave që lidhen me një burrë të moshës së mesme nuk hidhet në krahët e tij për shkak të një ndjenje të pakontrollueshme dhe spontane. Ndryshe nga një 30-vjeçar, partneri matur, nuk ka frikë nga një lidhje e qëndrueshme pasi ka arritur sigurinë ekonomike dhe një nivel jete që vështirë se një 30-vjeçar mund ta ketë, për më tepër “pilula blu” ka zgjidhur edhe “sikletin” në shtrat. Ai i ofron maturinë dhe statusin e tij social dhe vajza e shpërblen me freskinë e trupit dhe energjinë e moshës së saj”, shprehet Alesandra Graziotin, drejtoreshë e qendrës së Gjinekologjisë në spitalin “San Raffaele Resnati” në Milano.

Po zotërinjtë si e motivojnë zgjedhjen e tyre?

Masimo, 56 vjeç, dentist: “Ajo ishte asistentja ime e re dhe shumë sensuale. 28 vjet më e vogël se unë, jetonte në një qytezë provinciale me familjen e saj modeste. U dashurova marrëzisht pas saj dhe gjatë kohës që i vija rrotull, i dhuroja unaza, çanta dhe veshje të shtrenjta. Në fillim nuk donte ta lëshonte veten, i druhej gjykimit të prindërve, i ati kishte vetëm disa vite më shumë se unë. Për më tepër ajo nuk donte ta braktiste të dashurin. Pas ca kohësh filloi të argëtohej në botën e re që po i zbuloja: restorantet më në modë, hotelet e luksit dhe festat në shtëpitë e miqve të mi. U deshën vetëm disa muaj që të çmendej mbas meje. Ishte gjithnjë me humor të mirë dhe shumë e duruar kur unë nervozohesha. Më në fund ndihesha i shpaguar dhe e kisha harruar se ç’ishte mërzia, dikur dominuese në martesën time të parë. Për të mbajtur ritmet e reja, nisa të bëja sërish sport dhe me një dietë humba 15 kile. I flaka tej veshjet klasike dhe nisa të kujdesem për lëkurën. Më dukej se po jetoja një rini të dytë. Dëshiroja të kisha fëmijë, por ajo nuk ndjehej gati. Pas tre vitesh bashkëjetese dhe rikthimit nga një udhëtim i gjatë në SHBA, pësova një infarkt. Qëndrova në spital për shumë muaj dhe rehabilitimi kërkonte kura të vazhdueshme dhe një kujdes konstant. Natyrisht që kisha mundësi të paguaja mjetet dhe shërbimet e një infermiereje, por pas një muaji në këtë situatë e dashura ime bëri gati valixhet dhe u zhduk. Do të kisha dashur të vdisja nga infarkti se sa të përjetoja braktisjen e saj në momentin më të keq të jetës sime. Për fat të mirë, pas kurave arrita t’i kthehesha jetës normale dhe muajin që vjen do të martohem me infermieren (ukrainase, 30 vjet më e re) e cila u kujdes për mua ditë e natë”.

Xhani, 60 vjeç, sipërmarrës: “Zgjodha një grua 21 vjet më të re se vetja në shenjë nostalgjie ndaj një moshe në të cilën kam përjetuar shumë përgjegjësi dhe që arrita ta jetoj pak. Ndjej se më është dhënë një mundësi e dytë. Por nuk është vetëm për nostalgji që u dashurova me partneren time: na lidhin afinitetet thuajse të plota në shije, nga kuzhina te sporti, si dhe qasja ndaj problemeve sociale. E di që jam më i thellë në ndjenja se moshatarët e saj dhe nuk zhdukem pas pasionit dhe seksit, aq sa deri tani të paktat shenja xhelozie në raport i ka shfaqur ajo dhe jo unë. Nuk kemi probleme me të ardhurat, unë paguaj shpenzimet më të rëndësishme për shtëpinë dhe për dy fëmijët tanë, ndërsa ajo rrogën e saj e përdor si të dojë. Kur dhjami i barkut të nisë të zërë vendin e tij ashtu siç ndodh me kalimin e moshës, ndoshta do të pushtohem nga meraku se mos ajo mund të shohë përreth dhe do të gjejë një burrë të moshës së saj. E megjithatë, edhe falë fëmijëve tanë jemi të projektuar drejt së ardhmes bashkë”. / Përgatiti: Dorina Gjuzi

mary-kate-olsen-olivier-sarkozy-ftr

Olivier Sarkozy (45 vjeç) dhe Meri Keit Olsen (27)

154545956-f2bb13ec-aee2-4477-8e36-aa9d68b3a8b4

Xhoni Dep (50 vjeç) dhe Amber Heard (27)

154546369-f03cc000-c557-414f-bd8b-04e834314113

Brus Uillis (59) dhe Ema Heming (35)

michael_douglas_catherine_zeta_jones_92942462

Majkëll Daglas (69 vjeç) dhe Ketrin Zeta Xhons (44)

 

 

anazapta April 14, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
11 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    April 14, 2014 at 10:00 am

    Ky shkrim m’a mbushi mendjen që edhe unë të ndjek shëmbullin e nanos!? Po ti sali a ke ndonjë plan more? Apo do të rrish vetëm duke u grindur dhe jo duke menduar pér nje dashuri shpellare té re!!???

    Reply
  • Punetori says:
    April 14, 2014 at 10:01 am

    Sa gjate i paska rene ky ‘shoku’ me kete psiko-analize ! Kjo pune dihet ; mishi i kecit eshte ku e ku me i mire se mishi i dhise .

    Reply
  • :-) says:
    April 14, 2014 at 11:33 am

    Bote mjeranesh…..te therrasin shoqnine t’ju ndihmoje ke gruja…

    Reply
  • lis dushku says:
    April 14, 2014 at 12:17 pm

    O Pellumb,Saliu nuk ka hall “punen”,por “duken”.Punesoi Ciljeten,Erla Mehillin,Laura Vorpsin….Per … duke.Edhe Lirine per te bere pashaportizimin e ka marre.Mendja i rri tek dhia.

    Reply
  • Aljor says:
    April 14, 2014 at 5:26 pm

    Populli thote: “Miseri vone per lopet,gruaja e re per shoket”
    “Macoku plak do minj te njome”

    Reply
  • enea says:
    April 14, 2014 at 9:31 pm

    Dhe pastaj partneret e tyre, kur ata te plaken, do i lene, do ikin se helbete do llogjikojne njesoj si keta burrat e frikesuar nga mosha.

    Reply
  • MARKO says:
    April 14, 2014 at 10:26 pm

    Berisha Zoti Pellumb ben dashuri si arushat, mos e ngaterro se i meren ment, bie e rrezohet,,,

    Reply
    • Pëllumb zaimi says:
      April 15, 2014 at 12:35 am

      Nderime “lis dushku” e “Marko”!

      Reply
  • Ilirjana says:
    April 15, 2014 at 4:46 pm

    “Ai qe martohet ne pleqeri eshte I marre,ai kerkon shqetesime e trazime”.
    Eshte nje shprehje nga opera”Don Pascuale” e Donizetit.
    Nuk ka nevoje te perdoren fjale fyese sepse komentet I lexojme edhe ne femrat,kujdes ju lutem.
    Edhe ju keni Nena,bashkeshorte e vajza.
    Komentin tim tani dua ta mbyll me nje shembull tjeter,vec Operas “Don Pascuale”.
    Nuk di Nese e ndiqni telenovelen turke “Dashuri e Ndaluar”.
    Nje milioner ,Adnani,martohet me nje vajze nga dere e pasur por ne moshe si femia e tij.
    Dhe pas disa kohe nis tradhetia!
    Le ta kene parasysh disa qe kerkojne shqetesime ne pleqeri,le te martohet me vajza ne moshe te re!

    Reply
  • ?!?! says:
    April 16, 2014 at 11:05 am

    Qe te zesh dashnore te re do kohe dhe para, tha…Meqenese koha themi eshte flori, atehere do shume para…
    Dashnoret burra bien ne dashuri shpesh,ndersa dashnoret femra dashurohen gjate.
    Megjithate, tha, poshte kerthizes nuk ka as zot, as komb e as ndergjegje…

    Reply
  • Niko says:
    April 16, 2014 at 3:43 pm

    Ajo qe me mbush mendijen per martesat qendron ne fakti qe po te pyetesh nje 20 vjecare me cilin burr do te martohesh siguisht do te thot te 40 se aty gjen siguri nga ana e llogjikes eshte me ndryshe se 20 vjecari dhe qejfin gjithashtu e bene me mir sa te behet burr 20 vjecari eshte gati 40 vjecari ndihet me mir lepurushi ne peqi te arushit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?