Arsyet pse nuk duhet ta teprojmë me kripën në ushqime

Pranvera Kola

Ndonëse mund të na pëlqejnë shumë ushqimet e kripura, mjekët këshillojnë që ato të përdoren sa më pak që të jetë e mundur. Kjo veçanërisht në rastet kur kemi të bëjmë me sëmundje të veshkave, apo të zemrës.

Në këto raste është e nevojshme që të zgjidhen dhe të përgatiten ushqimet me sa më pak kripë. Bluzat e bardha të shëndetit publik vënë në dukje se përdorimi i kufizuar i kripës nuk do të thotë eliminim tërësor i saj në ushqime.

Sipas tyre kripa është një element i nevojshëm për organizmin dhe ka një rol kryesor në kontrollin e presionit të gjakut, apo ekuilibrin e likideve në trup. Kur veshkat nuk janë të dëmtuara, ato eliminojnë sasinë e tepërt të kripës nëpërmjet urinës.

Ndërsa, nëse funksioni i veshkës ulet, moseliminimi i saj mund të shoqërohet me mbajtje të ujit në organizëm, gjendje e  cila shfaqet si ënjtje përreth syve, apo këmbëve. E nëse vijohet për një kohë të gjatë me këtë ritëm, atëherë problemet në shëndet do të jenë të shumta, pasi përveç veshkës, ndërlikimet do të dëmtojnë edhe organe të tjera jetësore, veçanërisht zemrën.

“Përballë këtyre pasojave, autoritetet e shëndetit publik apelojnë që të përdorni më shumë ushqime të freskëta, si dhe të reduktoni konsumimin e ushqimeve që janë të gatshme dhe të konservuara, të cilat në përmbajtje të tyre kanë nivele të larta të kripës. Për balancimin e kripës në ushqime, këshillohet përdorimi i erëzave, pasi janë më të shëndetshme”, shkruan Dita.

p.k/dita 

Share This Article
1 Comment
  • Duke e falenderuar artikullshkruesin dhe gazeten e nderuar “Dita”desha te ngre nje problem madhor per ta gjithe .Kripa!
    Element i domosdoshem por shume i lire ne vlere.
    Ndaj dhe abizimi me te nga bukepjeksit eshte i madh sidomos ne Tiranen superqytet me” kontroll
    ore te vdekur”Miellit i shtohet kripe dhe uje per te fituar sa me shume ne kilograme te shitur shto ketu edhe pluhurin e zi per te genjyer “gjahun” dhe njerzit semuren edhe me fizik tejet standart nga gjenetika.
    Z Erjon duhet pershendetur per pemet pese km larg Tiranes por per buken , ujin, plehrat ne teritorin e lumenjve, (jo qendra) koshat e pa zbrazur, derdhja e tyre ne rruge nga mbledhesit e kanaceve,rruget e rrezikshme me gropa ku cahen goma e salbratore e vihet ne rrezik jeta e njerzeve jane edhe e tij .
    Zyrtaret e bashkise nuk jane shkencetare por kordinatore te puneve ne terren ndaj dhe duhet te paraqiten ne pune neorne e caktuar dhe kundrejt xhipiexit ne xhep te punojne tek njerzit , ne shi e ne te ftohte, ne balte e ne asfalt .Jo te na beni sfilata per “femrat me te bukura te bashkise” ne televizor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *