Veshkat janë organe sa të komplikuara aq edhe të mahnitshme. Ato kanë role të shumta
biologjike.Konkretisht, veshkat rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si: sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi, eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë, prodhojnë disa hormone, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave, si dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D. Mënyra më e mirë për të parandaluar një sëmundjet e veshkave është, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit, masni tensionin e gjakut, kryeni një analizë urine dhe matjen e kreatininës në serum.
A e dini se…
• Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, hyn në veshka rreth një litër gjak,apo një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra. Pasi pastrohet gjaku kthehet përsëri në trup.
• Çdo ditë veshkat tuaja kontrollojnë me kujdes sasinë e kripës dhe të ujit në trupin tuaj në mënyrë që tensioni juaj i gjakut te mbetet i njëjtë.
• Veshkat prodhojnë hormonin e reninës që rregullon tensionin dhe volumin e gjakut
• Veshkat prodhojnë hormonin e eritropoetinës që stimulon palcën e kockave për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut
• Veshkat aktivizojnë vitaminën D, që është e rëndësishme për të pasur kocka të shëndetshme. p.k/dita
