Një artist në Singapor ka hapur një ekspozitë krejt të veçantë. “The art of brick” sjell për vizitorët jetën, emocionet dhe pasionin njerëzor, të përcjellë përmes skulpturave të ndërtuara me tulla të vogla të llojit Lego. Nathan Sawaya është një 40-vjeçar ish-avokat me shtetësi amerikane.
Ekspozita përfshin 52 vepra, që pasqyrojnë që nga dinozaurët e deri te trupat njerëzorë. Arti me tulla i Sawaya-s është ekspozuar në Muzeun e Artit dhe Shkencës, në Singapor.