Ajo është bërë nënë prej më shumë se dy vjetësh, por vajzën e saj ka dëshirë ta mbajë me vete kudo. Këngëtarja nga Kosova, Arta Bajrami, mban një bluzë me mbishkrimin “I love Victoria”, një dedikim për vajzën e saj të vogël.
Arta u bë nënë për herë të parë në nëntor të 2010-s, çka e largoi për disa kohë nga skena. Por tashmë, Arta është rikthyer me një këngë të re që mban titullin “Femër tipike”.
