Aktorja nga Kosova, Arta Dobroshi, është nderuar me çmimin “Aktorja më e mirë” në garën internacionale të filmit dhe televizionit, në Los Angeles. Roli i saj në filmin “Heshtja e Lornës”, në vitin 2008, është pëlqyer nga kritika dhe publiku, duke i dhënë asaj 3 çmime në kategorinë “Aktorja më e mirë” në rang ndërkombëtar.
Në një intervistë për revistën e njohur franceze ”Cafebabel”, Arta rrëfen emocionet e pjesëmarrjen në Berlinale dhe krenarinë për përfaqësimin e Kosovës.
“Vendi im nuk mund të më nominojë mua për “Heshtjen e Lornës”, sepse ende nuk jemi anëtarë të rrjetit për promovimin e filmit në Europë. Në atë kohë në fakt ne nuk ishim shtet, unë nuk e kam besuar se Belgjika do më nominojë në këtë rast. Nuk e dija në fakt se si funksionojnë këto gjëra dhe kam qenë e privilegjuar që kam fituar. Në Berlinale çmimet ndahen që nga viti 1998, ndërsa në 2003 unë kam qenë vetëm si publik dhe më kujtohet se kam marrë katalogun dhe broshurat në fund. Nuk ka rëndësi kjo, mbi të gjitha është hera e parë që unë nga Kosova arrij këtë sukses. Ne kishim një luftë dhe shpesh këto ndjenja janë shumë të dhimbshme, kam qarë kur kam dëgjuar emrin tim, teksa thoshin që jam nga Republika e Kosovës.
Arta tregon se ndër rolet që i pëlqen të interpretojë është Superwoman. “Superwoman e, megjithatë, disa role nuk më pëlqejnë. Që nga fëmijëria më kanë pëlqyer gjithmonë karakteret e Superman”.