Arta Dollani është drejtoresha e re e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Dollani është prezantuar si drejtoreshë e komanduar, për një afat të pacaktuar, çka nënkupton se në një kohë të dytë në lidhje me këtë post do të hapet një konkurs.
Drejtoresha e re është prezantuar nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, shkruan sot GSH.
Dollani ka punuar më parë si specialist në sektorin e Urabnistikës në Bashkinë e Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Apollon Baçen, i cili u dorëhoq rreth një muaj më parë.

E nderuara Dollani .Urime per detyren e re .Ne Himare po behen punime po zbukurohet mirepo ne qender te qytetit jane dy shpella te cilat jane monoment kulture mirepo aty po behen ndertime te cilat po prishin pamjen dhe hyrjen .JU besoj se e dini qe himara frekuentohet shume edhe nge te huajte keshtu qe po te mirembahen ka leverdi mbasi vizitat do te jene me bileta .ju lutem shikoheni me serjozitet kete pune mbasi ka leverdi.Ne mos gaboj nga mbiemri ju duet te jeni nga Dollanajte e Beratit .Ju uroj suksese ne detyre Respekt.
Arta dollani eshre kusheria e Nestor Thereskes, keta kane ngrene nga PD dhe tani ha nga PS, Kush i ve keta njerez te drejtojne keto institucione te rendesishme.