10 prokurorët ‘rebelë’ të cilët refuzuan shortin për të marrë në dorëzim dosjen ‘Shullazi’ kanë bërë një letër publike duke sqaruar pozicionin e tyre dhe vendimin e kryeprokurores Arta Marku për të nisur procedim disiplinor ndaj tyre.
Olsian Çela, Përparim Kulluri, Arens Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Sonila Muhametaj, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj dhe Behar Dibra shkruajnë se nuk pranuan shortin për shkak se dosja ‘Shullazi’ ndodhet në fazën përfundimtare si dhe nuk u ishte sqaruar për rrethanat ligjore të hedhjes së këtij shorti në një kohë kur cështja kishte prokurorët e përcaktuar që në fillim të hetimeve.
“Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr.26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë e prokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.
Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente. Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare“, thuhet në letrën e drejtuar mediave.
Sa i takon vendimit të Arta Markut, prokurorët thonë se kryeprokurorja nuk ka kompetenca për transferim.
‘Vendim i Arta Markut për transferim shkel Kushtetutën. Cemi i pavarësisë së prokurorëve dëmton rëndë punën“, thuhet në letër.
Letra i është drejtuar Ambasadës së SHBA, asaj të BE-së dhe misionit PAMECA në vendin tonë.
Deklarata e prokurorëve:
Drejtuar: Mediave të pavarura të Republikës së Shqipërisë
Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë
Misioni PAMECA
Përfaqësisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Në vijim të njoftimit të datës 19.9.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme (referuar më poshtë si “Njoftimi” ) për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 10 prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda (referuar më poshtë si “PKR”), të cilët përfaqësojnë shumicën e prokurorëve të PKR, për shkak të sensibilitetit të lartë të rastit dhe për hir të bërjes transparente të fakteve, ne, prokurorët e poshtë-shënuar kemi përgatitur këtë deklaratë, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe çështjeve ligjore të lidhura me të, si më poshtë vijon:
Më datën 18 Shtator 2018, jemi njoftuar përmes telefonit për të qënë pjesëmarrës në një mbledhje e cila do të zhvillohej në të njëjtën ditë në orën 15.00, pa u njoftuar per objektin e saj. Njoftimi për mbledhje nuk ishte konform kërkesave ligjore në fuqi dhe vinte në kundërshtim me nenin 56 të ligjit nr.97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” , I cili kërkon që mbledhja të njoftohet të paktën 3 (tre) ditë përpara, së bashku me rendin e ditës. Mbledhja në fjalë u shty për të nesërmen, më datë 19.09.2018 në orën 9.00 nga drejtuesja, për shkak të mungesës së disa prokurorëve. Kërkesa e prokurorëve për t’u njohur me objektin e mbledhjes nuk mori asnjë përgjigje nga ana e drejtueses së komanduar të PKR.
Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr.26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë e prokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.
Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente.
Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet
hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare. Një kërkesë e tillë, cënonte parimet e nenit 6 të Ligjit no. 97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, aq më tepër në në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmërinë e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes.
Argumentimi ligjor, parimor dhe mbi baza etike nga shumica e Prokurorëve, nuk u mor parasysh nga drejtuesja e komanduar e PKR, e cila kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të debatit, duke nisur procedurën e hedhjes së shortit. Duke u ndjerë në kushtet e paligjshmërisë së procesit, pjesa më e madhe prokurorëve, e përbëre nga 9 prej tyre, pasi paraqitën argumentat e tyre, dhe në mungesë vullneti nga drejtuesja e PKR për të diskutuar profesionalisht ligjshmërinë e procesit dhe argumentat, u larguan nga shorti.
Në të njëjtën ditë, më date 19 Shtator 2018, grupi i 10 (dhjetë) prokurorëve u njoh me Njoftimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për nisjen e një procesi disiplinor kundër tyre vetëm nëpërmjet Mediave.
Njoftimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin; Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca për të nisur procedim disiplinor deri në krijimin e organeve të reja (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ndërkohë që vendimi i Gj. Kushtetuese nr. 34, date 10.04.2017, ka shfuqizuar nenet 101 e vijues të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Në vijim, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në kundërshtim me ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në Berat, Pogradec dhe Kukës të prokurorëve Olsian Çela, Besim Hajdarmataj dhe Sonila Muhametaj. Për të garantuar pavarësinë e magjistratëve dhe mbrojtjen nga presionet mbi punën e tyre, ligji në fjalë nuk lejon asnjë transferim apo komandim të magjistratëve pa pëlqimin e tyre. Përmes këtij veprimi antiligjor me natyrë ndëshkuese, cënohet tërësisht pavarësia e magjistratëve duke krijuar një precedent të rrezikshëm pasi e kthen organin e prokurorisë në modelin e vjetër hirearkik dhe të centralizuar, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e tjera të reformës në drejtësi.
Sa më sipër vlerësojmë dhe besojmë se kjo deklaratë, është në interesin e transparencës së punës së institucionit të Prokurorisë dhe i shërben zgjidhjes ligjore të rastit në fjalë. Cënimi i parimit të pavarësisë së prokurorëve, dëmton rëndë punën e këtij organi dhe ul besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.
Prokurorët
Olsian Çela
Përparim Kulluri
Arens Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Sonila Muhametaj
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj
Behar Dibra
o.j/dita

Dhe politika Shqiptaret mburret per ndryshim sistemit nga ai “perbindeshi” diktatur ne sistemin e dashurise demokratike paqesore.Kur ne gjithe kete cerek shkulli tranzicion,asnji pushtet i shtetit te sistemit te ri demokratike dashuricke nuk asht i zoti te calltisin vete me kushtetuten ne gji.Por fill drejtohen me ankesa,mbas ankesave terkuz,terhiq,keput e mos keput,pushtetit te diplomacive te huaja qe jasht cdo vullnetit e deshiret e kurorzojme vete kryepushteti i pavarsise te shtetit Shqiptare.Kjo don te thote dhe te bind qe jemi turpi i botes dhe mendjemedhejt ma te pa skrupullt qe tundim dy gishtrinjet per liri-demokraci,pavarsi qe paskeshim arrite para keti cerek shekullit ku po mjaullijme si macet ne muaj te frorit(shkurtit).
Shkurt:
Asgja nuk jemi ne gjendje te vendosim vete,nga qe gezojme pavarsi shtenore.Po cdo gja vendoset mbi ne nga diplomacit e huaja.Dhe quajme veten shtet i pavarun me liri dhe kushtetute tonen.
Prokuroret kane shkelur kodin e punes :para se te flasin per te drejtat e tyre eshte mire te thone si i kane zbatuar detyrat dhe cfar shkeljesh kane bere!Dhe qenkan te krimeve te renda!Ne ushtri moszbatimi i urdherit denohet me burg, ne rast lufte me pushkatim!Ju nuk jeni “pushkatuar”?!
O prokurore lepuj, po pse e refuzuat shortin dhe jo rrogen? Shkoni atje ku ju ka caktuar eprori, ose jepni doreheqjen! Nuk behet shteti me lepuj dhe djaj!
Kjo eshte lufta midis shtetit dhe antishtetit, midis rrumpalles dhe ligjit. Ata qe kane frike nga vetingu, duke nisur nga prokuroret dhe gjykatesit dhe duke vazhduar me mbeshtetesit e tyre Like Floririn, 2 Babalet etj etj po bejne ç’eshte e mundur te ruajne paprekshmerine e tyre, Per çdo veprim te drejte dhe kurajoz te ndermarre nga shteti ata ulurijne si çakenj. Ka ardhur koha te hapen superdosjet. Si spjegohet qe per Tahirin u hap shpejt e shpejt dosja, ndersa per Izet Haxhine, megjithese ai e kerkon vete, nuk leviz askush! Po per 21 janarin, Gerdecin, Rrugen e kombit etj etj. Rama pse fshihet pas fustanit te Arta Markut?! A ju kujtohet se si i kercellonte dhembet egersira e Viçidolit kur nuk behej si donte ai. Shqiperia ka nevoje per nje kryeminister qe te jete dore e forte. A e pate dje ministrin e brendshem se si qurravitej se po e shantazhonte Luli! Hapu dhé te futem.
Drejtohen BE dhe SHBA ku korrupsioni eshte stratosferik.Ky gjykatat drwjtohen nha Masonet qe jane vegla te cifuteve.I ankohet delja cakallit per ujkun
Hahahahahha 10 Hajdutët e Sistemit të KOMANDUAR nga KUBEJA e POLITIKËS …..Gjamse ngrihen në revoltë!!!
10 Hajdutët duhet të ikin vet sa më parë,boll bënë lojën e Saliut Metës Ramës e Bashës!!!!
10 Hajdutët e 700 HAJDUTËVE të Drejtësise duhet të iki…..dhe ti lënë përrallat me Tarzana e Herkula…..
Prokuroret genjejne. Edhe pse nuk kane dijeni te plote mbi rastin mjafton te lexojne letrat. Veprimet ligjore nuk kane nevoje per opinione personale.
Ata thjeshte kane frike.
Keto prokuroret kane shkelur kodin e punes duke refuzuar kryerjen e detyres per te cilen paguhe, e per rrjedhoje duhet jo te transferohen, por te largohen nga puna e te procedohen per neglizhence ne kryerjen e detyre. Po keshtu si nuk kane turp qe shkruajne per BE ne kohen kur shkelin ligjet e vendit. KP duhet te jete me e ashper me keta militante te pd te cilet po perpiqen me te gjitha mundesite per deshtimin e vetingut dhe zbatimin e ligjit ne vend.