Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, ka folur në Top Channel për vendimin e saj për të marrë pjesë në garën për kryeprokuror.
“Unë mendoj se të gjithë ata që i plotësojnë kriteret që kërkohen për këtë post duhet të kishin aplikuar. Dhe unë mendova unë mund ta bëj, pasi e njoh prokurorinë dhe i di gjithë problematikat”, tha ajo.
E pyetur për arritjet në krye të organit të hetimit, Arta Marku veçoi lëvizjet e drejtuesve të Prokurorisë.
“Bilanci i punës në këtë periudhë është i tillë: Fillojmë nga lëvizjet në krye të prokurorive. Kam lëvizur drejtues që mendoj se kishin plotësuar orët e tyre në drejtim dhe nuk mendoj se kishin për t’i dhënë gjë sistemit. Unë mendoj se në krye të prokurorive kam vënë njerëz cilësor, të ndershëm.
Është cilësi shumë e rëndësishme të jesh i ndershëm. Zonja Prela nuk është e vetmja drejtuese që kam caktuar. Më duhet t’ju sqaroj se kompetenca për të lëvizur prokurorët ka qenë një dispozitë kalimtare deri në krijimin e KLP-së. Nuk janë zgjedhje abuzive. Janë zgjedhje që janë bërë pasi kam marrë informacione nga institucionet”, tha ajo.
E pyetur se secili është ylli polar që do ndiqte nëse do të zgjidhej kryeprokurore për një mandat 7 vjeçar, Marku tha se:
“Vizioni im është për prokuror të pavarur por të përgjegjshëm”.
v.l/ Dita

Zonja marku edhe sa kohe te duhet te c’osh para ligjit vrasesit e 21 janarit? Vetem ju nuk e dini se i gjithe populli e di kush jane.
Z. Marku.
Po prokurore te lidhur me krimin r organizuar a duhen futur ne burg, sepse mendoj se me I rrezikshem per shoqerine eshte nje prokuror i lidhur me krimin se vete nje keiminel qe ben krime.
A doni emra konkret …?
Prokuror Julian Zonja.
Manipulator dosjesh, gjobevenes, bashkepuntor me grupe kriminale ku ndajme parate nga aktivitetiet e perbashketa kriminale.
Ju lutem ,komenti i im.