Arta Marku magjistratëve të rinj: Sistemi po reformohet, do keni vështirësi  

Ornela

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, në fjalën e saj në ceremoninë e diplomimit për magjistratët e rinj që nisin një rrugëtim të ri në sistemin e drejtësisë, dha mesazhin se sfida të mëdha i presin këta të rinj përpara dhe se këtë do ta kuptojnë shumë shpejt.

“Për tu kthyer te sfidat, shumë shpejt do e kuptoni përse e kam fjalën dhe do ndesheni me to. Sistemi, pjesë e të cilit tashmë jeni bërë është në reformë të thellë, dhe për këtë arsye, vështirësitë në punë janë më të mëdha. Por, unë jam e bindur se do ia dilni. Besoj në energjitë e reja që do i sillni sistemit dhe jam e bindur se do të ndikoni në përmirësimin e tij, në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, gjë që ne e duam të gjithë”, tha ajo.

Fjala e plotë e Arta Markut

Ndihem shumë e privilegjuar që marr pjesë në këtë ceremoni. Madje nuk mund të fsheh as emocionet, pasi edhe unë jam diplomuar dhe i përkas kësaj shkolle.

Pavarësisht emocioneve dhe kujtimeve personale, do doja t’ju thosha se kjo është nje ditë ku ju duhet të festoni.

Keni përfunduar me sukses 3 vite jo të lehta. Për të arritur këtë, ju është dashur shumë mund, shumë studim, shumë teste e projekte…kaq shumë punë serioze.

Të festoni për rezultatet është shumë e rëndësishme dhe ju bën të ndiheni të qetë dhe të lumtur. Ju ia dolët dhe për këtë meritoni urimet më të mira.

Ka qenë një rrugë e gjatë, përgjatë së cilës unë shpresoj që jeni formuar në aspektin profesional, kulturor dhe në atë personal. Rezultatet janë të dukshme. Ju jeni gati për të qenë gjyqtarë dhe prokurorë.

Por më duhet t`ju them se nuk duhet të notoni në vetëkenaqesi, pasi ky nuk është fundi i rrugës. Është fundi i një rrugice dhe fillimi i një rruge tjetër, shumë të gjatë, me shumë sfida e me shumë përgjegjësi.

Ju i përkisni një grupi të vogël njerëzish që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës. Keni përftuar njohuri dhe eksperiencë të bollshme gjatë këtij cikli studimesh dhe këto ju bëjnë të ndiheni më të fuqishëm dhe më të përgjegjshëm. Latinët thoshin se “Dija është fuqi”.

Është e vërtetë, por deri në një farë mase. Kjo pasi dija është fuqi nëse përdoret, pra nëse ju veproni, por në mënyrën e duhur….ATËTË DREJTËN.

Për tu kthyer te sfidat, shumë shpejt do e kuptoni përse e kam fjalën dhe do ndesheni me to. Sistemi, pjesë e të cilit tashmë jeni bërë është në reformë të thellë, dhe për këtë arsye, vështirësitë në punë janë mëtë mëdha.

Por, unë jam e bindur se do ia dilni. Besoj në energjitë e reja që do i sillni sistemit dhe jam e bindur se do të ndikoni në përmirësimin e tij, në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, gjë që ne e duam të gjithë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Sa teater i turpshem. Kur ministrja qe shpenzon shifra marramendese hoteleve. kur nje kryeprokurore e perkohshme qe po lufton me mish e me shpirt per partine qe e emeroi duke i mbhuluar skandalet, kane edhe guximin te thone se tani gjerat kane ndryshuar dhe emerimet nuk behen nga partia apo miku!!! Po ato vete jane prova qe e rrezojne kete teze pa folur per te punesuarit ministrive dhe ne prokurori. Tetari rilindjot vazhdon me parodine “vettingu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *