Arta Marku mesazh nga Elbasani: Të hetohen kriminelët

Leda Hysa

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka shkuar në Elbasan për analizën vjetore të Prokurorisë së Elbasanit, dhe ka marrë pjesë në përurimin e godinës së re të prokurorisë së Elbasanit, e cila është pajisur me teknologji dhe siguri të lartë.

Gjatë fjalës së saj kryeprokurorja Arta Marku kishte një mesazh edhe për prokurorët ku ka thënë se “duhet të hetohen në mënyrë efikase, e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminalë dhe me pasuri të dukshme ardhur në mënyrë të paligjshme”.

“Pavarësia e Prokurorëve në rrethe nuk do të thotë pavarësi nga ligji”, është shprehur Marku.

Pak ditë më parë Kryeprokurorja Marku ka qenë në Shkodër për analizën vjetore në atë Prokurori, në të cilën ka punuar edhe vetë dhe në ditët në vazhdim do të jetë në të gjitha prokuroritë e rretheve për të bërë analizën se si kanë punuar këto institucione.

Arta Marku gjithashtu mori pjesë dhe në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të Prokurorisë së Elbasanit.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Aman me keto mesazhet nga rrethet se me kujton shelliren dhadhe qe jepte mesazhe nga rrethet do kete arestime ministrash e derci e verci.
    Kur ti shohim.pas hekurave do besojme.

  • nezha eshte I korruptuar dhe eshte vendosur atje jo per ndershmeri dhe merite por se rjedhin nga I njejti vend me kryeprokuroren…….IKIN CA DHE VIJNE CA …
    O NJEREZ MOS BESONI TE REFORMA NE DREJTESI ME KETA NJEREZ…

  • O po mire mesazhet.
    Nuk po ka peshq.Ka Desh e Ciaper.
    Populli don zgjidhje konkrete.Ne mos peshqit e me dhenje qe nuk po kapen gjekundi te pakten zeni Deshet e kopes dhe Skopanet e tufes.Qe mbajne trokaqin e udheheqejes se kopes nga vatha ne mexhe (ku blegerine ciapi me zile) e nga mexha ne vath.

  • Jepini gaz Zonje e nderuar Marku . Popullin e ndershem e keni ne anen tuaj ,ne mbeshtetjen me te plote .
    Doja ta citonit me mire ,,se prokuroret dhe gjykatat jane te varur nga ligji ,pra te lidhur kembe e koke nga ligji ,dhe jane te pa mvarut nga poiltika .Ju urojme gjithe te mirat Zonja MARKU:

  • Ja ta dha mesazhin Europa per Tahorrin, c’pret! Nuk hyhet ne Europe me politikane bandite e me drejtesi te korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *