Arta Marku rikthehet në Tiranë, KLP miraton 7 lëvizje prokurorësh

Leda Hysa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në kuadër të udhëzimeve të qeverisë shqiptare për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të skaktuar nga virusit Covid 19 në vendin tonë, ka miratuar me anë të vendimeve qarkulluese shtatë projekte.

KLP mbështetur ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve pёr caktimin e përkohshëm tё prokurorëve me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi gjatë ditës së sotme miratimet e përkohshme  të Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, përkohësisht  nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Po ashtu, Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i cili do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, përkohësisht nga data 26.03.2020 – 25.06.2020.

KLP vendosi që Arta Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do tё ushtrojё funksionin e Prokurorit  për një periudhë kohore nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu, KLP vendosi që Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, nga data 29.03.2020 – 28.06.2020

Ndërsa, Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, nga data 27.03.2020 – 26.06.2020.

KLP vendosi që Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Arben Dollapi është një nga prokurorët më të sofistikuar me rreze bashkëpunimit me segmente kriminale e klane mafoze bashkëpuntor të grupit kriminal të rrezikshme të Sali Beishës..Largimi nga drejtësia dhe sekuestrimi pasurisë mbetet detyra nr.1 ,e falenderoi komisionerin për këtë largim ,njëlloi si Adriatik Palla .

  • Arben Dollapi është një nga prokurorët më të sofistikuar me rreze bashkëpunimit me segmente kriminale e klane mafoze bashkëpuntor të grupit kriminal të rrezikshme të Sali Beishës..Largimi nga drejtësia dhe sekuestrimi pasurisë mbetet detyra nr.1 ,e falenderoi komisionerin për këtë largim ,njëlloi si Adriatik Palla

    .Me krimet e këti prokurori duhet të informohet edhe Ambasadorja e SHBA YURI KIM ,në Tiranë.

    • E verteta eshte se Arben Dollapi eshte figure shume e paster , dhe te gjitha jane shpifje. Turp per drejtesine shqiptare qe largon nje prokuror me te gjitha parametrat dhe figure e pakonsumuar dhe teper e paster, pa asnje gje. Shpifje totale.

  • Xhami thyhet kur është krisur ,dhe vërteta është se Arben Dollapi nuk është vetëm i krisur me kohë ,por cop cop ,i njollosur në krime.Hapni vendimet gjyqësore të vetëm të v. 2007 si prokuror do të gjeni se si ky prokuror ka bashkëpunuar me mafoiz duke liruar vrasës.Prandaj u zu si zogu në gracë vetëm për pasurinë marramndëse që ka grabitur ,lere të hapësh vendimet penale të këti prokurori ,atëher do ta nihni sa i lig është ky prokuror.

    Pprokurori famëkeq A.Dollapi është pjestar në bandën mafioze të Berishës,ka marr famë për gërfecin etj etj..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *