Arta Vorpsi-gjyqtarja më dinjitoze e Kushtetueses

Ornela

E pamundur që Kushtetuesja e re,
të jetë jashtë ndikimeve politike.
A s’është e dekretuara e Metës,
bashkëjetuese e një eksponenti të Partisë Demokratike?!

Dihet-në të ardhmen,
kjo zonjë si do votoi,
kjo është arsyeja e vërtetë,
që Meta atë dekretoi!

Tani po pyes Lulashin,
që thotë vetëm të vërteta,
kush kërkon ta kapi Kushtetuesen,
Edi Rama-apo Ilir Meta?!

Për çdo gjykatës që Meta,
tani po dekreton,
për votat e gjyqit të tij,
me shumë kujdes po mendon!

Gjykatësja që u dogj padrejtësisht,
në pikëzim qe e para,
po për interesa partiake,
Meta e nxori nga gara!

Po zgjidhen njerëz anonimë,
individë që i njeh pakkush,
të paktën deri tani,
asnjëra syrin s’ma mbush!

Gjyqtarja Vorpsi,
që u godit në mënyrën më mafioze,
nga të gjithë anëtarët e Kushtetueses,
është gruaja më dinjitoze!

Juristë e analistë,
që mbajnë anën e Metës,
janë armiq të drejtësisë,
janë armiq të së vërtetës!

Meta thotë-s’kam shkelur Kushtetutën,
dhe vazhdon në pozita sulmuese,
po ka shkelur me të dyja këmbët,
Ligjin e Gjykatës Kushtetuese!

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë,
është thjeshtë një akt formal,
dhe s’jep asnjë alternativë,
se si do zgjidhet ky megaskandal!

Kur një anëtare të Kushtetueses,
sikur të jetë një gogël e zhbëjnë,
mendoni-me njerëzit e thjeshtë,
ç’hatara këta mund të bëjnë?!

Pa u zgjidhur problemi i Vorpsit,
KED nuk duhet të hedhi më asnjë hap,
dikush duhet të gjejë mekanizmin zhbllokues,
për të dalë nga ky handikap!

Maxhoranca jonë socialiste,
nëse shkarkimin e Metës e ka me të vërtetë,
duhet të plotësojë Kuvendin,
me Njëqind e Dyzetë deputetë!

Në bazë të Kodit Zgjedhor,
KQZ duhet të shpalli listat e vakancës,
dhe vendet bosh në Kuvënd,
plotësohen nga listat e maxhorancës!

Kjo nuk varet nga dëshirat e Ramës,
dhe as nga dëshirat e shokut Taulant,
pastaj vetëm me votat e saja,
PS-ë shkarkimin e Metës e ka garant!

Po mbasi dëgjova fjalimin e Ramës,
duket se maxhoranca s’ka sy për qabe,
kështu që skandal pas skandali,
në të ardhmen do shikojmë ne!

A.DUKA

Share This Article
9 Comments
  • Po mire mor bejtexhi, ku e gjen zotrote tagrin, pa le pastaj kompetencen per te gjykuar antaret e gjykates kushtetuese? A je jurist i sprovuar? A je profesionist i gjykatave? Ke kurajon e budallait dhe arrogancen e injorantit. Ti di te besh rima me vrima, po vetem kaq, shkruan edhe ndonje bejte per cicat e per shalet, hajt se deri ke keto edhe durohesh, por kur e fryn pordhen deri ke gjykata kushtetuese?

    • Poo ç’gjyqtare ishte ajo…qe nuk kapi dot shkollen e magjistratures !?
      Poo ç’gjyqtare i thuaj asaj qe vajti te noteri per tu emeruar gjyqtare kushtetuese!?
      Poo ç’gjyqtare i thuaj asaj kur del e vlereson nje i paditur si ti…ne jurisprudence…!?
      Poo tii shume shume mund te flasesh per gradacionin e rakise se re…poo jo per gjera te tilla madhore….seee ti shitesh per nje dopio raki….kaq e ke çmimin…
      Leri te tjeret te vleresojne…mos u perzie ne keto pune see veç ee legenos veten oo poet!

    • Une nuk te ndaloj ty o Artan qe qeke edhe durimadh te shijosh e te ngopesh me pordhet qe te pelqejne. Haji e piji sa te ngopesh pordhet e bejtexhiut. Po nuk marr vesh nje gje ku e merr vesh ti se pordhet e kujt me pelqejne mua??
      Une po te them qe pordhet, te kujrdo qofshin, une nuk dua as t’i degjoj, e as t;u marr ere.

    • Dakord, me poetet nuk flitet me ate gjuhe or Buzuk, po puna eshte se ky Duqja mezi mund te quhet bejtexhi, madje i dobet. Me fal po duhet t’i rafinosh pak shijet poetike or Buzuk.

  • C’do pordhe te Rames i ke thene – Shendet,
    e jo nje e dy, por me shume se gjashte vjet,
    ti pra or Duke pergjithmone ke per tu kujtuar,
    si uturak i qeverise te byth e Rames parkuar.

  • Duka dhe Moikomi per fat te keq jane marrosur, u eshte ndryshkur truri.
    Me vjen keq per bese.
    Ose jane izoluar dhe nuk marrin vesh c behet
    Se qe te jene blere me duket pak e ulet per popullaritetin qe kane

  • DUKA SPECIALIST VETEM PER TU SHERBYER ATYRE QE DIKUR U JEPTE TE DHENA PER TI ARRESTUAR SIPAS PROGRAMIT QE KISHTE SIGURIMI I SHTETIT.SI NUK JU VJEN MARRE NE KETE MOS TE JESH KAQ SERVIL O POETARUC PARTIAK ME PAGES.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *