Skuadra e Lushnjës u mund sot me rezultatin 4-1 nga Skënderbeu, për të koleksionuar humbjen e katërt në gjashtë javë dhe për tu thelluar pozitat e vështira në fund të klasifikimit me vetëm dy pikë. Elementë këto që e detyrojnë trajnerin Artan Bano të shfaqet gati i pafuqishëm dhe i dorëzuar përballë fatit.
Pikërisht kështu u shpreh Bano në përfundim të ndeshjes me Skënderbeun, teksa deklaroi se përballë atij kundërshtari, ekipi i tij nuk mund të bënte dot asgjë më shumë.
“Skënderbeu kishte mungesa, por nuk i ndjen ato për shkak se e ka grupin të kompletuar. Gjithashtu konsumuam shumë energji ndaj Kukësit në ndeshjen e të enjtes. Duke marrë në konsideratë lodhjen, por gjithashtu edhe formën e mirë të Skënderbeut, nuk bëmë dot më shumë.
Mund të kishim shënuar edhe golin e dytë, por ky është futbolli. Kemi nevojë të automatizohemi si skuadër. U munduam të bënim gjithçka, por edhe mbrojtja e Skëndebeut është shumë e mire. Ne kemi ardhur nga Kategoria e Parë. Mendoj se është ndryshe të luash me Partizanin ndryshe me Skënderbeun.
Me Skënderbeun është shumë e vështirë. E kundërta me Partizanin, sepse mbrojtësit e të kuqve nuk e kanë kualitetin e atyre të Skënderbeut, ndaj mendoj se me Partizanin e kishim më të thjeshtë”, deklaroi ndër të tjera trajneri Bano.

Hahahahaha vetëm ne Albanistan Trainerët Politiqenët janë të përjetshëm……ne nje ekip ose ne një qiviri.
Sa lekë ke marrë për tl shit ndeshjen se do % Duka i Modh