Artan Didi, emërime të dyshimta para largimit?

Bledar Lumani

Artan Didi duket se ka bërë disa emërime të dyshimta para se të largohej nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

Gazeta “Shqip” shkruan se Didi ka emëruar 80 persona në forcat special gjatë muajve të fundit.

Por, ata janë miratuar në shkelje të ligjit, pasi nuk kanë arsimimin policor, që është kusht bazë, shkruan gazeta.

78 prej tyre janë bërë pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe dy janë bërë pjesë e repartit RENEA.

Ata kanë kryer vetëm një kurs të përshpejtuar në Akademinë e Policisë dhe më pas kanë kapur detyrat e rëndësishme.

Share This Article
9 Comments
    • Ky me duket se ka luajtur nje rol qe i eshte dhene nga dikush ne te gjithe kete, dhe keto emrime duket sa ja ka bere dikujt per nder! ( nje cope byth vend jemi dhe ngaterrohemi edhe me poturet qe kemi veshur)

  • Prape me shkollen e plepave. Eh po keta jane plepa Rilindje!
    Po tallen njesoj e me keq se c’beri Berisha.

  • Pse mos ti bej disa”ndere” shqiptari kur e din se do iki nga posti? prandaj nuk behemi kurre shtet!

  • Ky vetem Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit nuk duhet te ishte vene, do shikoni ne vazhdim xhevahiret qe ka bere ne emrime.
    Do bejne mire te mos e lene te largohet, te japi llogari per cdo shkelje sepse me vendime gjykate do ti paguaj shteti cdo shkelje te tij.

  • Brenda ligjit janë përzgjedhur forca komando të ushtrisë, pjesmarës në misionet paqeruajtse, me eksperiencë operacionale, të cilët trajnohen edhe tre muaj të tjera, për probleme të rendit, për tu emëruar inspektor në FNSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *