Didi letër policëve: Kini kujdes, ata që dhunojnë do ndiqen edhe penalisht

Bledar Lumani

Pas publikimit të disa videove ditët e fundit, ku punonjësit e policisë dhunojnë qytetarët, drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, iu ka dërguar një letër vartësve të vet.

Në letërporosi Didi kërkon nga vartësit e vet të bëjnë kujdes kur ndalojnë dhe shoqërojnë qytetarët.

Ai shprehet se në raste dhunë, punonjësit e policisë jo vetëm që do të pushohen nga puna, por edhe do të procedohen penalisht.

Përveç letrës, Didi tre ditë më parë pati edhe një takim me drejtuesit e komisariatave në vend, duke iu dhënë udhëzime atyre që të marrin masa, në mënyrë që rastet e shfaqura së fundmi të mos përsëriten më.

 

Share This Article
1 Comment
  • Po si ore edhe penalisht!!!
    Polici mbrojtesi i ligjit eshte i pari qe duhet te denohet po e shkeli ate, sepse AI i ka te qarta kufijte e tij, njesoj duhet te ndiqet penalisht prokurori, gjykatesi,dhe c’do shkeles ligji me ‘imunitet’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *