Artan Didi sqaron keqkuptimet për takimin me Tom Doshin

Bledar Lumani

Drejtori i Poicisë së Shtetit, Artan Didi, ka sqaruar atë që ai e quan keqkuptim për një deklaratë të bërë, se nuk e ka takuar Tom Doshin dhe personin që pretendohet se do ta vriste atë.

Didi shprehet se ka thënë se në zyrën e tij nuk ka takuar as Doshin dhe as ndonjë vrasës.

Sipas tij, takimi ka ndodhur në zyrën e Tahirit.

Referuar disa keqkuptimeve të krijuara nga disa përfaqësues të caktuar të medias, e më pas nga një parti politike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Didi, sqaron se nuk ka bërë kurrë ndonjë deklaratë për ndonjë media të caktuar rreth pretendimeve të Z. Doshi.

I pyetur nëpërmjet telefonit nga një gazetare nëse ka takuar në zyrën e tij zotin Doshi ose ndonjë vrasës, Z. Didi është përgjigjur shkurt se në zyrën e tij as ka takuar Z. Doshi e as ndonjë vrasës.

Rrethanat dhe të dhënat rreth kësaj ngjarje, janë sqaruar nga deklarata e bërë nga Ministri i Brendshëm, Z. Saimir Tahiri, ndaj  çdo aludim për kontradikta e kundërthënie, është i tepërt dhe i pavend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është i vendosur të zbatojë ligjin dhe përmbushë misionin e Policisë së Shtetit për të garantuar siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Shtetit.

 

Share This Article
10 Comments
  • Po nuk ke nga ti ikish faktit,je i filmuar more vrases i emigrantit nga burreli me autobuzin te marrun peng ne Greqi.Ishkreti kaloj nga Athina deri ne kufi e nuk e vrau njeri e ju bashk me ata qe ishin e jan perseri ne pushtet e vrate.

  • Ky justifikim nuk duhet te kishte dale me nje shkrim te tille ne gazete sepse nuk e justifikon fare kryepolicin Didi.
    Ai pyetjes se gazetareve mund ti ishte pergjigjur se Doshin e kam takuar ne zyren e Ministrit Tahiri dhe kam mbajtur shenime per cfare ka pretenduar, apo ka frike nga eproret dhe pret ti thone ata se cfare duhet te thote.
    Here tjeter zoti Didi meru me pare vesh se cfare pergjigjesh do te japesh dhe mos u nxito.Ke nje te drejte se ke ngarkesa pune por nuk te justifikojne keto, gazetareve dhe popullit nuk i shpetojne cfare thua ti ne konferenca per shtyp.

  • @ Mark Uk. Per çfare lesh fakti flet mor gjytrym injorant? Tjetri ripohon faktin se ne zyren e tij nuk ka pritur njeri , ndersa nje spiun, bajge e thare e llojit tend, qe te paska hedhur uje baca kriminel per t’u aktivizuar, fillon e e hedh ne treg shpifje te dala boje prej kohesh.

  • pritja behet ne zyre nga nje zyrtar jo rrugve,pergjigjeje e sakte e shkelqyer e drejtorit te polcise shtetit si gjithmon I sakte I perpiket ne detyre.lufte ketyre falangave te krimit te s.b

  • Ore mos u beni viktima idioteske te nje idioti me pasaporte amerikane si Dudumi,ate karabush me mustaqe se ka pyt njeri e TAKOVE NE ZYREN TENDE APO JO???POR……A E KE TAKUAR!?!?!
    Po aq specialist eshte ky macoku,sa shkoi 5 here te arrestonte terroristin dhe ai i fshihej ne lavatrice,llogarit ca specialisti eshte??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *