Artan Fuga: Tirana si haaaale, është një fakt shkencor

Dita

Ore dale se duke qenë shumë tolerantë dhe të kuptueshëm po marrim fajësira më shumë se duhet.

Disa gjoja ma tolerojnë termin “haaaale” sepse e paskam thënë si metaforë letrare…

Jo ore, jo. Termi “haaale” është një fjalëkyçe studimore, nuk është metaforë, është një paradigmë shkencore, një hipotezë shkencore studimi, një fakt total po e deshët…

Nuk pretendoj ta kuptojnë të gjithë, por studentët e kaluar nga duart e mia, me mijra, e kuptojnë se cfarë dua të them.

Është dije elementare në metodologjinë e kërkimit shkencor.

Mos e quani “haaaale” po deshët, quajeni wc, nevojtore, a sallë banjoje, si të doni, po haaaaleja “haaale” është. Edhe unë me ju aty banoj, një e dhomë e një kuzhinë dhe “haaaaale”.

A nuk kalon Lana si një vijë ujrash të zeza e të pista mes për mes qytetit? A nuk është një gropë haleje, një përrua me plot urinë, që na kalon mespërmes qytetit, e zbuluar, me aroma që i thithim çdo mëngjes???

A nuk marrim ujë me pompa elektrike, me mijra e dhjetra mijra, duke futur në tubacionet tona një ujë që nuk pihet. E dini shifrën e tregtisë të ujit të pishëm në vend apo jo???

A nuk na del herëpashere nga rubineti një si ujë i verdhë??? Lëreni ca ditë pa i hapur rubinetat dhe do të shihni!!!

A nuk furnizohet me ujë pusi që ka ndotje shumë të madhe një pjesë e popullsisë periferike të qyteteve tona të mëdha??? Ujë e shurrë bashkë.

A nuk derdhen ndotjet tona fekale dhe urinore drejt e në det e gjole në zonat nga më të frekuentuara turistike???

A e dini gjendjen e banjave në njësitë e tregtisë që quhen restorante ku shpesh mungon uji i ngrohtë dhe pjatat, gotat dhe lugë e pirunjtë lahen e shplahen vetëm me ujë të ftohtë???

A keni blerë ndonjëherë fruta e zarzavate direkt nga toka, luleshtrydhe direkt nga pluhuri ku kalojnë qentë rrugaçë???

A e dini se në pazaret tona fshatare shitësit nuk kanë ku lajnë duart kur përmjerin te kafeneja ngjitur a te fundi i kasolles???

A e dini se pulat e ushqimet e tjera të ngrira në kioskat tregtare për shkak të mungesave të qarkullimit tregtar, kanë kaluar datat e skadencës, janë ngrirë e shkrirë disa herë, dhe ne i hamë sikurse hanë kërmën cakenjtë???

A keni parë pusetat nëpër Shqipëri sa janë të hapura dhe të padizinfektuara, dhe lëshojnë mikrobe anëembanë???

A nuk ka shumë pak mundësi një popullsi e madhe që të lahet për ditë me ujë të ngrohtë dhe me sapune a solucione larës dinjitozë???

Dhe nuk jetojmë në hale???

Shkoni, shkoni, nëpër wc fakultetesh, stacionesh autobuzi, treni, restorantesh mesatare, hotelesh të vegjël, duhet të llogarisni që koha e përmjerjes të koincidojë me kapacitetet e mushkrive tuaja për ta mbajtur frymën e bllokuar, në mënyrë që mos asfiksoheni…

Unë mbaj edhe sytë mbyllur mos shoh gjë poshtë.

A e dini se shpesh nuk ka ujë, letër higjenike, gjë prej gjëje….

E ca më thonë se e falim profesorin se e ka përdorur “haaaaalenë” si metaforë letrare.

Jo ore, jo, hajde e provojmë, edhe para gjyqit të inkuizicionit, që haaaleja është paradigmë shkencore e kërkimore,

Share This Article
9 Comments
  • Fotoja duhet update-uar (ketu eshte shume I ri),ne sinkron me kete pranveren e shperthimit te hale-pasionit te frankofonit fillozof.

  • TIRANA ESHTE BERE SI NJE HALE PUBLIKE NGA POLITIKA JONE MEDIOKRE KOMUNISTE KOMBETARE

    Tirana eshte shprehje e lakmise me injorancen intelektuale te shoqerise sone dru me pre dhe e mungeses se urbanisteve profesioniste te mirefillte qe kane lejuar masakrimin e asaj bukurie te heshtur te arkitekteve te Duces duke filluar ky masakrim qe nga shemtirat e hershme sovjetike per te vazhduar me ndertesat idiote te Enver Hoxhes per te arritur tek KULCEDRAT prej betoni te politikes sone aktuale kombetare qe di te festoje vetem 29 nentorin e ZI jugosllav dhe te vajtoje si kukumjacke pylli per te bemat e Komandantit Legjendar te LANC-it kriminal Enver Hoxha.

  • Z Fuga ke te drejte,sipas kesaj logjike Fuga eshte nje nga copat e m….tit te rene ne kete hale te madhe,pra neTirane.

  • Nuk me duket se ka thene ndonje te pavertete ky zoteria. Kujt i ngelet qejfi le te sprucoje pak alkool andej ketej, keshtu si per dezinfektim. Dhe kot e ofendoni, ai e ka nga shqetesimi, nuk eshte se i behet qejfi qe eshte ashtu sic thote ai.

  • Te na marrin te keqen tashti topi i famshem i Mato Grudes!

    Tashti e mrapa, te na rroje mutrolozi i Artan Fuges!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *