Analisti i mazhorancës në ikje, Artan Hoxha, ka marrë në mbrotje çiftin presidencial, Bujar dhe Odeta Nishani, duke thënë se akuzat ndaj tyre janë veçse thashetheme.
“Edhe Presidenti, edhe Zonja e Parë ruajtën qetësinë sa kohë që akuza mbeti një thashethem mediatik, si plot të tilla që rëndom gëlojnë në mediat tona e, për të cilat, prej tetë vitesh, sipas premtimit të Sali Berishës, nuk ka ndërmarrë ndokush akuzë gjyqësore, por, çifti presidencial reagoi qartë e bindshëm kur thashethemet u përdorën pa ngurrim nga eksponentë të politikës.
Zonja e Parë iu hodhi dorashkën. “Verifikojini, – iu tha, – sapo të vini në pushtet pas dy javësh”.
Lapangjozët mund ta bënin edhe më parë, mund ta bëjnë edhe pa pritur dy javë, por duket se s’kanë ndër mend. Thashethemet duhen mbajtur gjallë. T’i hajë kush t’i hajë”, shkruan për Panoramën, Hoxha.
Gazeta TemA në fakt, vërtetoi dje, edhe për lapangjozin Artan Hoxha(meqë e përdor vend e pa vend këtë fjalë), se vjehrri i Bujar Nishanit, është trashëgimtar i një pjese të godinës së PD-së.
Në shkrimin e tij për “SHQUP”, Hoxha shkruan se “godina me emër qesharak na doli si ferra që nxjerr lepurin e madh, atë të urrejtjes – politike, klasore, breznore – që u shfaq përmes pretendimeve në çdo lëndë a frymë të mundshme: ligjore, pasurore, tejpamore, simbolike, urbanistike….”

Kjo fotografi e Artanit me doren ne xhep dhe me fjalimin e falenderimit qe e zgjodhen president (kur ta zgjidhnin!) i shoqeruar nga badigardi i pare eshte fotoja me e bukur e shekullit. Fantazia te rremben. Fluturon se po ecen drejt majave, sjell ndermend Genc Rulin dhe drute e ares, operativin durrsak qe e mobilizoi me Sigurimin… Eh nje roman i tere behet… Do ishte Hoxha i dyte ne krye te shtetit tone. Nuk gjen dot nje fotografi me rrezatuese transicioni se kjo!
edi rama po esht bur keta tipa ti izoloj ne cmendim ose ti humbasi fare se nuk i shikojm dot keta fytyra qe na çan k…rin 23 vjet se prokuror dhe gjykates nuk ka ketu ne shqiperi per keta si gjykatsit dhe prekurore kan vdekur qe kur erdhi demokracia
Ku je mor z.Notar??Nga kishe humbur si spata pa bisht??Urrejtje ke ti dhe soji yt i zvetneruar deri ne poshterim.Saliu te poshteroi,kur te vuri ne gjume ne darke si President dhe ne mengjez te zgjoi spiun.Por ti vuan nga Sindroma e Stokholmit.S’ke faj.Adhuron dhunuesin tend Sali.Jeni nje grup i mire.Ti,Nano-ja,Arben Ristani etj etj.