Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar se në protestën kombëtare të rradhës të opozitës që do të zhvillohet ditën e premt, më datë 21 qershor mund të ketë viktima.
Hoxha ka thënë drejtpërdrejt nga studio e emisionit “Opinion” se uron që SHBA të ndërhyjë sa më shpejt, në mënyrë që të shmangen përplasjet e ashpra gjatë protestës, ashtu si po paralajmërohen nga përplasjet e simpatizantëve të opozitës me policinë në ata qytetet të Shqipërisë që drejtohen nga e djatha.
Sipas Hoxhës, Shqipëria sot po shkon drejt konfliktit civil, ndërsa vendimi i presidentit Ilir Meta, si përgjimet i hodhën “zjarrit benzinë”.
Hoxha tha: “SHBA do të ndërhyjn por uroj që të ndërhyjë sa më shpejt. Ne u anëtarësuam në NATO kur na plasi Gërdeci. Shqipëria sot rrezikon të shkojë në konflikt civil. Nëse bashkitë do përdorin rrogëtarët e vet, pazari del shumë keq. As Rama as Basha nuk kanë thënë të ulen të zhbëjnë marrëveshjen e prillit të 2008. Asnjëri nuk thotë se këtë sistem zgjedhor e bëmë vetë. Ata kanë hyrë në parlament me listë. Ata i kanë thirrur, i kanë thënë më mbulo fushatën në këtë vend dhe do futesh. Sot asnjë nga palët nuk po thotë që do tërhiqet. Këto përgjime janë thjesht benzinë. Protesta e të premtes është paralajmëruar tre ditë më parë. OSBE në Shqipëri nuk e pyet më njeri. Kemi ardhur tek pika që të premten, nëse nuk do ketë një mesazh për të ulur gjakrat, mund të ndodhë ajo që përflitet. Deri më tani nuk ka viktima, por nëse gjërat shkojnë kështu mund të kemi edhe viktimë. Nëse presidenti e nënshkroi dekretin, duhet ta dinte se do kishte pasoja. Ai nuk e shoi zjarrin por i hodhi benzinë. Rama gjithmonë përgjegjësi kryesore ka për të garantuar rendin dhe sigurinë”.
e.ll./dita
