Analisti Artan Hoxha në një emision televiziv në AS tha se nuk do të jetë kandidat për deputet i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 23 qershorit. Ai tha se nuk e kishte pranuar një ofertë të tillë, ndërsa në studio ishte pjesë e debatit listat e kandidatëve për deputet. “Është e vërtetë që kam pasur ofertë serioze nga Partia Demokratike për të kandiduar në këto zgjedhje. Jam ndjerë shumë i nderuar me respektin dhe vlerësimin që ka bërë PD, përgjigja ime ka qenë JO”, deklaroi Hoxha. Ylli Manjani nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Alfred Peza nga Partia Socialiste, nuk mirëpritën propozimin më të fundit të kryeministrit që mosha e votimit të jetë 16 vjeç. “Nëse flasim me këmbë në tokë dhe për të qenë realist, për mua kjo është një temë kot, pa vend, nuk ka asnjë arsye që të çelet një debat i tillë, të paktën në këtë çast”, u shpreh Manjani.
Refuzoi sepse i propozuan nr 7 ne Durres. Humbje e sigurte.