Artan Imami: Asnjë s’mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend

redaktor

Ishte koha e duhur që godina e Teatrit Kombëtar të ikte me nder. Kështu e ka përjetuar shembjen e ndërtesë së Tetarit aktori Artan Imami, i cili shprehet i sigurt se projekti i ri duhet të zbatohet në të njëjtin vend. Godina e teatrit kombëtar u shemb por Artan Imamit nuk ia ka prishur rutinën mëngjesin e 17 majit.
“Nëse dikush do më pyeste se ç’ndjeva në ato momente, nëse qava me lot. Do i them: Jo, sepse keqardhjen për atë Teatër, keqardhjen si emocion e kam ndarë bashkë me kolegët e mi, për dhjetëra vite”, tha Imami.

30 vite më parë, Artan Imami do të ngjitej për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar, që sikurse thotë ai, mes emocioneve dhe pasionit për të luajtur përkrah emrave të mëdhenj të artit me të cilët ishte rritur, ndjente jo pak dhimbje për kushtet mizerabël që ofronte godina tashmë e shembur e Teatrit Kombëtar. Dhimbje, që siç thotë Artan Imami, e vërente edhe tek korifenjtë e artit dramatik si Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa.
Në një intervistë për Report TV, aktori Artan Imami tregon përjetimet që ndjeu në momentin kur pa se po shembej godina e teatrit, por ka edhe një apel për shoqërinë: “Asnjë njeri, nuk mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend. Nuk mundet dot, askërkushi nuk e ka fuqinë të ndalojë një brez të ri i cili po pret”.
Rrëfimi i plotë:
Në 17 Maj 2020 rreth orës 09:30, u zgjova nga gjumi dhe gjëja e parë siç është zakoni, pashë se kush më kishte marrë në telefon dhe pashë që kishte marrë Drejtori i Teatrit Kombëtar. Në orën 05:05 të mëngjesit. I shqetësuar hapa telefonin dhe e pyeta: çfarë ka ndodhur?
“Pse nuk e ke marrë vesh”, – më tha mua.
“Jo”, – i thashë unë.
“Hape pak televizorin”, – më tha.
Hapa televizorin dhe pashë momentin kur ballina e Teatrit po rrëzohej. Se ç’ndodhi më vonë, të gjithë jemi dëshmitarë. Nëse dikush do më pyeste se ç’ndjeva në ato momente, nëse qava me lot. Do i them: Jo. Jo, sepse keqardhjen për atë Teatër, keqardhjen si emocion e kam ndarë bashkë me kolegët e mi, për dhjetëra vite. Kur flas për kolegë, e them duke u mburrur, sepse ata kanë qenë mësuesit e mi. Duke u nisur që nga i shtrenjti, më i shtrenjti për mua, Sulejman Pitarka apo Kadri Roshi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa. Ata që kanë qenë moshatarë me mua. Unë në Teatër tashmë kam jetuar për pothuajse mbi 30 vite. Që nga ajo kohë, më parë se ajo kohë kemi qenë dëshmitarë se si Teatrit i binte çatia, i rrëzoheshin muret. E megjithatë, megjithëse ne bërtisnim të bëhej diçka për atë Teatër, përveçse arnave, nuk na u dha asnjëherë mundësi t’i vishnim një kostum të ri, apo ta shëndoshnim në një mënyrë. I adaptuar për të qenë Teatër, i mbajtur prej artistëve, krijuesve, prej atyre që duke jetuar e punuar aty brenda ai mbahej në këmbë.
Para rreth 2 vjet e gjysmë, ne u larguam nga ai teatër për në një teatër tjetër më modest, më spartan, në pritje, që premtimi i bërë për ngritjen e një Teatri të ri të bëhej realitet. Që nga ajo kohë kanë kaluar 2 vjet, ka ndodhur një protestë. Ka pasur shumë njerëz të cilët kanë dyshuar në ndershmërinë e premtimit të pushtetit të sotëm. E kanë futur këtë projekt të mirëpritur dhe të kaq shumë pritur në lloj-lloj teorish konspirative. Ka ndryshuar sikurse edhe unë ndryshoj. Nuk i jap besim të plotë pushtetit ditët e sotme ku opozitën na duhet ta bëjmë ne. Por edhe sikur opozita të themi, ajo tradicionale të bënte detyrën e vet, ne do të kërkonim gjithmonë e më shumë që premtimi jo vetëm të bëhej realitet, por të ishte maksimalisht në të tëra pikëpamjet. Jo vetëm estetikisht, por sidomos çfarë do të kishte Teatri brenda asaj ndërtese.
Ata të cilët edhe mbas takimeve të shumëpërsëritura me kryetarin e bashkisë, me njerëzit që janë kompetentë dhe flas për institucionet tona, inxhinierë, konstruktorë, arkitektë, më në fund u bindën që asaj godine, e cila po të kishte gojë do të thoshte – më keni lodhur shumë, kam mbajtur në kurriz shumë më tepër vite sesa jeta ime natyrore më lejonte dhe dua të largohem me dinjitet – të gjithë këtyre njerëzve duhej t’u ishte mbushur mendja që asaj godine i duheshin bërë nderet e fundit ashtu siç e meritonte. Siç e meritonte me atë dinjitet që ajo përfaqësonte dhe pavarësisht se ishte dobësuar, sidomos kohët e fundit. Megjithatë unë i falënderoj ata të cilët ngelën dyshues deri në fund, sepse ata bënë që projekti të përmirësohej dhe kjo gjë do të vazhdojë deri në ditën e inaugurimit , të prerjes së shiritit të atij teatri të ri që do të ngrihet në atë vend, që është vendi i Teatrit Kombëtar. Nuk ka vend tjetër për Teatër Kombëtar, për teatro të tjerë po, mund të ketë vende, por për Teatrin Kombëtar është vetëm ai vend. Premtimi është që do të ndodhë shumë shpejt. Asnjë njeri, asnjë vullnet, i mirë dhe sidomos i keq, nuk mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend. Nuk mundet dot, askërkushi nuk e ka fuqinë të ndalojë një brez të ri i cili po pret. Ne të tjerëve që na ka vajtur jeta pa luajtur ditë pas dite, pa u takuar me publikun ditë pas dite, në një ambient ku nderohen ata, nderohen dramaturgët e mëdhenj, nderohet arti.

Share This Article
14 Comments
  • Nuk mé duket ndonje aktor shumé i njohur !
    Sa pér premtimin pér teatér té shohim kur té mbaroje zoti
    FUSHA projektin; po mbeti vend do ta béjmé pa merak
    zoti IMAMI!!

  • QAJ ME LOT DHE MOS U GAJAS O IMAMI I EDVINIT

    sepse:

    Do te vije “Bajreke Ingels Group” me Fushat dhe Bashkim Ulajt nga pas

    dhe:

    DO TE LEJE PA BREKE NE BYTHE

    por:

    QAJ ME LOT DHE MOS U GAJAS O IMAMI I EDVINIT

    Per ato mijra familje shqyptare qe kane mbetur ne qiell te hapur nga firmat mashtruese te Edvinit si “Kastrati” dhe “Ndregjoni” qe termeti i nentorit i vitit te kaluar u rezoi pallatet sikur te ishin fije shkrepse

    dhe:

    QAJ ME LOT DHE MOS U GAJAS O IMAMI I EDVINIT

    sepse:

    Biznesi yne Kombetar po vdes dhe po gulcon ne grahmat e fundit i bllokuar nga Pandemia dhe nga indiferentizmi i ndihmes qeveritare, qe ne Kohen e Koleres hedh miliona euro badiava per te ndertuar nje Teater te Ri modern dhe bashkekohor si ne SHBA dhe BE,

    njashtu:

    SI DHIA E ZGJEBOSUR E BISHTIN PERPJETE

    • shpellar corbe intelektuali,s’ke faj ,nuk ke pare ndonjehere teater.Te mungojne 3 vitet e para, ndryshe ,asnjeri se quan vehten intelektual.Ate duhet ta thone te tjeret.
      .

    • Pere kete teater nuk duhet te qaje asekushe. Nuk duhet te qaje per nje teater qe u prish dhe po ngrihet nje me i mire se ai.
      Pore duhet te qjme per mijra vepra te medhe qe u rrafshuna per toke dhe nuk u ndertuan kurre dhe keta
      Te marre jo vetem nuk qajten pore edhe u Gajasen se mendoni se vertet Ceku i Bardhe do ti ndetonte me te mira.
      E ja sote njeriu i Cekut te Bardhe Berisha nuk e ka ase leter e Cekut te Bardhe ne dore e jo me veprat pesdhejt vjecare qe i rrafshaoi.
      E sote Ky kriminel vazhdon te leshoj lote krokodili per teatrin dhe ti kerkoj Vende pun Edi Rames sikur ky te kete zbritur nga qielli sote dhe jo se ky eshte Autori Kriminal qe i rrafshoi per tok 1 milion vende pune.
      Sote keta mjeran leshojn lote krokodili per kate derrasa te kalbura qe ne vende te tije do te ndertohet teatri i ri.
      Pore Juve si ky Intelektuali Po koke duhet ti vejshe nje zile ne qafe se per gje tjeter nuk duhet
      Nuk e dije kure te behet teatri i Ri se ku do te futeni more dite zeze.!
      Imami e kupton progresin dhe nuk eshte njeri i errsires si Ju.

  • QAJ ME LOT DHE MOS U GAJAS O IMAMI I EDVINIT

    sepse:

    Do te vije “Bajreke Ingels Group” me Fushat dhe Bashkim Ulajt nga pas

    dhe:

    DO TE LEJE PA BREKE NE BYTHE

    por:

    QAJ ME LOT DHE MOS U GAJAS O IMAMI I EDVINIT

    Per ato mijra familje shqyptare qe kane mbetur ne qiell te hapur nga firmat mashtruese te Edvinit si “Kastrati” dhe “Ndregjoni” qe termeti i nentorit i vitit te kaluar u rezoi pallatet sikur te ishin fije shkrepse

    dhe:

    QAJ ME LOT DHE MOS U GAJAS O IMAMI I EDVINIT

    sepse:

    Biznesi yne Kombetar po vdes dhe po gulcon ne grahmat e fundit i bllokuar nga Pandemia dhe nga indiferentizmi i ndihmes qeveritare, qe ne Kohen e Koleres hedh miliona euro badiava per te ndertuar nje Teater te Ri modern dhe bashkekohor si ne SHBA dhe BE,

    njashtu:

    SI DHIA E ZGJEBOSUR ME BISHTIN PERPJETE

  • KY IMAMI VETEM SI AKTOR NUK NGJA. SI TREGTAR BIXHOZÇI OSHT TEPKE. E KA TSHKRUJTME NE BALL QE ESHTE LEPIRES PUSHTETESH. SDI I KO ABO DEKLARATA PASI KA FAL NAMAZIN APO PARA SE TE SHTROHEJ NE BIXHOZ/

  • KY IMAMI VETEM SI AKTOR NUK NGJA. SI TREGTAR BIXHOZÇI OSHT TEPKE. E KA TSHKRUJTME NE BALL QE ESHTE LEPIRES PUSHTETESH. SDI I KO ABO DEKLARATA PASI KA FAL NAMAZIN APO PARA SE TE SHTROHEJ NE BIXHOZ….

  • aktor politik i edvinit
    Teatri eshte vec sebepi
    Nese lejohet permbyshja e trashegimise se teatrit rama ka hap rrugen per crrenjosje krejt bulevardit s’do ndalet dot

    kur Trump fitoi impeachment ne shkurt sivjet ju hap me pash rruga anti demokracise

  • Mor po SHYQYR QE TE ERDH FIGURA TY,se kishe mbetur vetem me ze,si televizor Iliria kur rrezohej antena.
    Zbulimet me te medha qe solli Pandemia ishin Denis Dyrnjaja dhe Artan Imami.
    Dikush tha qe nuk jane zbulime te reja.Kane qene aty,por u mungonte figura.

  • Ata që kundërshtojnë i kuptoj, Këta bythlëpirësa që janë me kullat do marrin burim në.b…….

  • Tan Imami ke te drejte nuk ka no nji qe i ndal, por besoj se do dali nje bir nene ti fusi te shtate penxheret per mos me dal me,Shqiptaret ate po presin,kjo opozite as nuk ka ne mend e as do ta bej,jane te gjithe njesoj e kane rrjepur ate popull dhe ate vend,vec Amerika po mori hakun e Shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *