Artan Lame: Janë rreth 290 mijë objekte të tjera për t’u legalizuar

Herion Mesi

Edhe pse janë rreth 290 mijë objekte në proces legalizimi, drejtori i ALUIZN-it, Artan Lame është i vendosur që brenda këtij mandati qeverisës të përfundojë procesin e legalizimeve në zonat informale.

“Mbeten rreth 290 mijë objekte të tjera për t’u legalizuar dhe që janë në proces për t’u legalizuar, që në fund të këtij mandati zonat informale do të jetë mbyllur masivisht legalizimi i tyre” – Lame.

Ndërkohë ai bëri me dije se ALUIZNI do të shtojë stafin në drejtoritë e reja të hapura në të gjithë vendin në mënyrë që të përshpejtohet procesi.

Kreu i ALUIZN-it në një intervistë për “Ora News” vlerësoi  si sfidën më të madhe në fushën e pronësisë projektin për sistemin unik të hartografisë. “Po punon hipoteka, po punojmë dhe ne dhe të tre këto agjenci pronësie në Shqipëri po punojnë në mënyrë të rakorduar mbi një sistem hartash që shtëpia që legalizoj unë të jetë te prona që i ka dhënë hipoteka, apo të jetë dhe te pronësia ku ish-pronari do të marri paratë”- tha ai. /H.M/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Ky kerkon qe ta perfundoje me menyre qe te perfitoje sa me shume ryshfete sepse me pas do te vije kostoja e Strasburgut, i cili nuk i njeh keto fletushka pa vlere, e do te coje shtetin drejt falimentimit. Lame nuk ka per tu ndjere por pas shume vitesh do te thote, ashtu sic u shpreh per betonizimin e Golemit, “jane gjera te se shkuares”. Gezoni o popull, gezoni se po ju marrin edhe ate pak shpirt qe u ka mbetur!!!

  • I forte qy Lamja…kokrra e hajdutit te Rames…Do beje edhe ca para Lali..se è kane ngelur edhe 290 mije objekte per legalizim dhe te gjitha brenda kesaj legjislature…

  • Lame mashtruesi kam bere vetedeklarimin qe ne 2005 erdhet dhe bete te njejtat matje nja 5 here, ka dale VKM qe ne Janar 2015 kam erdhur 20 here ne Durres e ju lutem te me nxirrni faturen te paguaj dhe me genjeni, ik o mashtrues se ti e ke deklaruar vete qe te hane duart dhe populli shqipetar e di mire ce gjen kur u hane duart ju xhepistave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *