I dashur qytetar kolonjar dhe e dashur redaksi e Ditës!
E lexova me kënaqësi letrën tuaj të djeshme dhe më lejoni që përgjigjen ta filloj nga fjalia e fundit e saj, ku thuhet se: “Nuk do të bënte gabim z. Artan Lame të japë një urdhër… etj., etj”.
Miqtë e mi, z. Artan Lame nuk jep asnjë urdhër për të prishur, sepse vepron mbi bazën e ligjit dhe janë të tjera institucione që veprojnë për prishjet, por ka në dorë që të bëjë shumë për gjërat që e detyron ligji apo për gjërat që i merr vesh edhe nëpërmjet këtyre letrave nga njerëzit.
Të fillojmë me çështjen. Për fat të mirë Erseka është një nga ato qytete të cilat, ndoshta edhe për shkak të mungesës së investimeve në këto 20 vjet, është dëmtuar pak dhe janë zënë pak hapësira të dikurshme. Megjithatë kjo nuk e ka përjashtuar nga dëmet e shkaktuara. Në rastin konkret do të doja të bëja këto shpjegime.
ALUIZNI vepron për legalizimin ose për përjashtimin nga legalizimi, mbi bazën e kërkesave të qytetarëve dhe të institucioneve qendrore ose vendore, në rastin konkret të bashkisë. Pra, nëse bashkia e qytetit ka një plan të caktuar për një zonë të caktuar brenda qytetit ku ka ndërtime pa leje ku ajo mendon se nuk duhet të qëndrojnë, atëherë ajo i bën kërkesë drejtorisë së ALUIZNI-t mbi bazën e studimit që ka bërë për t’i përjashtuar nga legalizimi. Drejtoria e ALUIZNI-t bën matjet dhe kontrollin në terren dhe merr vendim për skualifikim dhe përjashtim nga legalizimi mbi bazën e këtij projekti apo kërkesës që ka bërë bashkia.
Në rastin konkret, Kolonja varet nga Drejtoria e ALUIZNI-t Korçë, pra mjafton që bashkia e Ersekës në momentin që do të ketë një plan për të rehabilituar një lulishte për të zgjeruar një trotuar, për të hapur një rrugë etj., bën projektin përkatës, i liston objektet pa leje të ndërtuara në këtë zonë që ajo mendon ta rehabilitojë dhe ia dërgon drejtorisë së ALUIZNI-t Korçë. Drejtoria e ALUIZNI-t Korçë mbi bazën e këtij dokumentacioni merr vendim për skualifikim dhe nga ai moment mund të hyjë lirshëm policia ndërtimore, INUK, apo si quhet tani, se s’ia mësova asnjëherë emrin këtij institucioni që ja ndërrojnë çdo tre muaj, për prishjen e tyre.
Ndoshta çdo qytetar që e lexon këtë gjë tani do të thotë: “Ohu sa të bëhen këto gjëra, s’ka për tu bërë asnjë gjë”. Në fakt nuk është kështu. Qindra apo mijëra objekte pa leje të prishura në këto dy vitet e fundit për të liruar hapësira publike, për të ndërtuar rrugë dhe trotuare, janë prishur pikërisht sipas procedure.
Kështu që, të dashur kolonjarët e mi, diskutoni me bashkinë tuaj, bëhuni pjesë e vendimmarrjes në bashki apo në këshillin bashkiak dhe, në momentin që do të merrni një vendim për të hapur një lulishte apo për të pastruar në zonë të caktuar të atij qyteti të vogël, po aq të këndshëm, të jeni të bindur që ALUIZNI-n do ta keni menjëherë në krah, jo se është drejtori kolonjar, por sepse është pjesë e punës time dhe e vullnetit për ta rregulluar me sa të mundemi këtë situatë.
Faleminderit dhe punë të mbarë Bashkisë Ersekë dhe gazetës Dita!
ARTAN LAME
**********
*Letra e z.Lame është një përgjigje për letrën e një lexuesi botuar në rubrikën e lexuesve në DITA print.

Ok! jam dakord me z. Lame se ne fund te fundit duhet te mesohemi qe sic thoshte Prefekti Mulleti: Qeveria e kap lepurin me qerre…
Desha te pyes dicka tjeter , megjithese e kuptoj qe nuk eshte competence e Aluiznit; kur prishet nje objekt pa leje (bravo!!!) mbeturinat e ndertimit duhet te mbeten aty si germadha per vite te tera te na kujtojne se ishte me mire e ndertuar sesa ne kete gjendje?????
Nuk pres pergjigje por “buonsens”…
I ziu kolonjar, shkoi per … dhe gjeti …
Une do vleresoja qendrimin qytetar te z.Lame qe denjon e u kthen pergjigje hapur qytetareve dhe jo si shume e shume te tjere qe ose heshtin per pyetjet qe u drejtohen ose hidhen ne kercenime e sharje?I duhen shoqerise te tille kuadro.!
Me nje fjale klanet mafioze ose qeverite qe ndrrohen Z.Lame kane qendrime te kunderta !..?,shtepite pa leje aluizni disa I legalizon disa jo !?.Qe ketu ju si qeveri ju thyeni ligjin te gjithe qytetaret te barabart para ligjit .Ju Aluizni pefajqesoni shtetin me legalizimet ,por vrehen se kemi kemi dy qendrime te zbatimit te ligjit dubel,ky eshte rrenues ,njerit ja prishe shtepine dhe nuk e demshperblen,kurse tjetrit ja legalizon ?!,pra Z.Lame kemi nje mos prishje shtepije legelizim per shoket dhe miqet ,dhe nje tjeter ndeshkim mos legalizim per qytetarin e thjeshte qe ka ndertuar pa leje por qe ka aplikuar per te legalizuar shtepine e tije ,ndertuar me para djerse dhe gjaku te kursyera tere jeten per te pasur nje strehe mbi koke dhe ju ja prishni.!.Te gjitha ndertimet pa leje qe jane ndertuar ne TERITORIN E REPUBLIKES SHqiperise vetem shtepi n.r -1 Banimi nga qytetaret shqiptar kur ajo ka mbaruar se ndertuari qofte ne cilindo vende duhet qe shteti ti legalizoi
@skifterin…si ishte kjo, te legalizoje shteti rrumpallen???? Pyetja tjeter: egzistonte ligji I lejve te ndertimit kur u ndertuan keto vila(strehe per te varferit) dhe si rrjedhim…. nese egzistonte ligji, perse keta”te fortet” ndertuan vila luksoze ku munden???
Ne te tjeret qe qendruam ne shtepite tona dhe rrespektuam ligjin pervecse paguajme taksa uje dhe energji(te cilet keta “varfanjaket e vilave nuk e bejne as edhe sot,…duhet te degjojme ligjerata te tilla idiote….