Artan Lame: Testim për të gjithë punonjësit e ALUIZNI-t, nga specialisti, te drejtori

Ornela

Artan Lame, drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, ka deklaruar sot se institucioni që ai drejton do të futet në një proces riformatimi dhe rikonkurrimi për të gjithë punonjësit e vet, duke filluar nga specialist më i thjeshtë i administratës së këtij institucioni e deri te drejtorët rajonal.

“Ky është një proces i nevojshëm pas katër vjetësh pune të qindra djemve dhe vajzave që trokitën në mbi 306 mijë familje shqiptarë që unë I falenderoj. Por sikurse kemi parë edhe nga takimet e hapura ka pasur edhe problematika. Ndaj, shumë shpejt, do të happen procedurat e konkurrimit për të gjithë ata të rinj e të reja që duan të konkurrojnë dhe përmbushin kushtet profesionale për të qenë pjesë e ALUIZNI-t” tha Lame në konferencën e beftë për shtyp.

Do të fillojnë procedurat e konkurrimit që nga specialistët e deri te drejtorët, nga Malësia e Madhe e deri në Konispol.

“Dyert e institucionit i deklaroj të hapura për procedurën e konkurrimit dhe për të aplikuar të gjithë” tha Lame. Ai evidentoi në fillim të fjalës punën e mirë dhe konsideroi arritje një ndër problematikat më të vështira, atë të legalizimit dhe hipotekimit të pallateve të cilat janë braktisur nga pronarët.

“Procesi ka pasur ecurinë e vet positive dhe do të vazhdojë tha Lame. Ndërkaq, ai tha se gjithë procesi i pronësisë në Shqipëri do të hyjë në një reformë thelbësore, siç ka deklaruar kryeministri, por pa dhënë detaje të këtij procesi.

Share This Article
10 Comments
  • Ti Artan Lame duhet te testohesh i pari .Shiko kushtetuten ne fuqi ,dhe bei pyetje vehtes ,qe e ke shkelur kete kushtetute me te dyja kembet , kurse ato te LSI ,beni mire ti zevendesoni ,bile sa me shpejt.

  • Lame mor Lame ,deri tani ke punuar sic ke ditur vete dhe rezultatet jane KORRUPSIONI dhe vetem KORRUPSIONI ,prandaj i pari qe duhet te ikesh je ti dhe reformat duhet ti beje nje tjeter , se nuk ka bo vaki qe kur nje institicion nuk funksionon ne rregull te ikin shumica e punonjesve dhe te qendroje shefi….

  • Tani u kujtove o sharlatan dhe krye i korruptuar i nxjerre nga kontrolli i shtetit.
    Nuk mbulohet muti me shurre si ke bere here te tjera o ´´historian´´,´´politikan´´,´´inxinjer i erresires´´dhe i verteti,nje balge me ere.

  • Dihet që Lamja do të ikë i pari.Por, e mban shpresa dhe…hiqet sikur është në një hap me shefin e tij.Shiheni si do të shfryjë kundër PS-së Lame Llaskaruci kur ta largojnë

  • Duhet testuar vete Lame se ky eshte si Muci Nano, I hane duart për pune por s’di nga kjo pune fare, por fare aman, sa tek Aluizni tallen me te dhe thone sa te kemi Lamen shtohen shtesat dhe parja qarkullon ashi qare koke me koke, pa ja bo syni terr. Lama si hy del.te tjerat merren vesh.Atje ku hy Lama ka vetem britma , shume zhurme e asgjë. E ku di gje kjo mavria.

  • Z.Lame,procesi i legalizimeve eshte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.Ky ligj dhe kjo punepo e ngrene antiligjin,po perkrah vjedhien dhe po le ne meshir te fatit te gjithe ata qe kane respektuar ligjet e shtetit.Me keto ligje po i behet vari vendit,po shtojme vella vrasjen e po shtojme korupsionin e mafies ne politiken shqiptare.

  • 4 VJET, AKOMA NUK I PASKE TESTUAR TI

    OR MIK.

    HAHAHAHHAHAHA..

    JEPI Q…. MAMANE KETIJ POPULLI TE TE THOJE

    BABA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

  • Zoti Lame;Po te shikosh fotografin tuaj te botuar ,sipas meje nuk tregon fotografin e nje zyrtari ,por tregon fotografi te nje personi, qe e kalon diten ne tavolina rakie.Keto qe thua ne shkrimin tuaj jane fallco,sepse une te jam drejtuar ty personalisht, per nje problem qe kam dhe qe eshte paisja me dokument pronesie te prones time qe eshte banesa ime 105m2 e trasheguar nga babai dhe qe ndodhet ne Skele Vlore.Ti nuk me pais me dokumente pronesie ,pasi zona ku ndodhet banesa ime eshte shume e shtrenjte dhe ,mbasi aty jetojne dhe disa pleqe te vjeter qe mezi ngrihen ne kembe,qellimi jot eshte qe te paisesh ndonje person me dokumenta fallco, dhe pastaj ta grabitesh ,duke qene i sigurte sepse edhe Rama te suporton .

  • Drejtori i agjensise se legalizimit te hajduteve te prones po beka konkurse. Po pse te mos vijne te punojne nje muaj grati se i hane duart e me pas ti emerojne drejtore ashtu sic ndodhi me ty ose te cojne nje CV me vetem datelindjen ashtu sic beri Kryepsikopati. E legalizove ate apartamentin tend o Lame ku shkeljet e ligjit ishin mullar? Po si ore u katandise ne nje servil kaq te peshtire qe deri dje bertisje “toke e xanun” e sot i thua e gezofshi token e xanun. Ja pra qe kot beje moral per Saliun se ju paskeni qene edhe me keq se ai. Strasburgu ju ka delegjitimuar por ju vazhdoni te shperndani fletushka revolucionare pronash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *