Arkitekti i njohur Artan Shkreli vlerëson se projekti urbanistik më i mirë për Tiranën ka qenë Plani Francez.
Gjatë një bashkëbisedimi me miqtë e tij në facebook, arkitekti Shkreli thekson se : “Projekti i vetëm normal ka qenë “Plani Francez” të cilin bënë çmos ta sabotojnë. I vetmi që funksiononte dhe me një formulë të mirë të administrimit të truallit dhe krediteve për ndërtim. Për momentin ka një plan katastrofik që zhverëson çdo gjë”.
Në shkurt të 2010-s Bashkia e Tiranës e drejtuar atëherë nga Edi Rama prezantoi në prani të të ftuarve maketin përfundimtar të Planit Rregullues të Qendrës së Tiranës, përgatitur nga francezët e “Architecture Studio”.
Plani parashikonte që të mos ndërtohehsin godina banimi më të larta se 9 kate,kullat e larta paralele me njëra-tjetrën do të jenë të destinuara për veprimtari tregtare, administrative dhe kulturore.
Gjithashtu do të konservohej me pak ndryshime zona e ish-Bllokut, e cila do të bëhet aksesibël vetëm për këmbësorët, si dhe zona e vilave në Rrugën e Elbasanit. Plani parashikonte formimin e Parkut të Madh në qendër të Tiranës, që do të vinte nga shkrirja e Parkut Rinia dhe Parkut të Namazgjasë, si dhe ndërtimin e parkut matanë Stacionit të Trenit. Sheshi “Skënderbej” do të ishte vetëm për këmbësorët, me shumë gjelbërim dhe hije për qytetarët. Edhe Sheshi “Nënë Tereza” do të bëhej vetëm për këmbësorë. /E.K

E besoj un ket
Ky ka pamjen e njeriut qe i di te gjitha
🙂
PROJEKTI ME I MIRE PER TIRANEN ESHTE VETEM KY;
MOS PREKNI ASGJE,TE PAKTEN NUK SHKAKTONI ME SHUME DEME.
ARKITEKTURA ESHTE KULTURE, QE JU NUK KENI,FATKEQESISHT.
je shume dritshkurter tan shkreli.
Tano, behu nje here serioz dhe fol tamam, Me gjithe Bicokun deri me sot jini per turp, Te tjeret me mysybet . Pirdhuni kjo eshte Tirana e lemerishme qe bete bahke me Ramen pa ky i sotmi eshte koti fare. Turp te kini. Pa asnje dinjitet profesional me perjashtim te M.Velos
ca do benim ne pa ty o Tan…?
MOS BENI VETEM PRISHJE SELEKTIVE I MERNI MBARE ….
PLANI ME I MIRE PER TIRANEN ESHTE I ARKITEKTIT TE DUCES QE PROJEKTOI PJESEN ME TE BUKUR TE KRYEQYTETIT DERI ME SOT.
Edhe Kandahari i Afganistanit eshte ndertuar me me shume inteligjence se Tirana e vampireve komuniste. Shikoni Pallatin Sovjetik te Kultures si nje Kulceder Bolshevike qe i ka qene driten e sabahut kryeqytetit dhe pamjen e Dajtit. Por shikoni Kulcedren tjeter Komuniste, Muzeun Historik Kombetar qe Enveri e ndertoi si nje QOFTE mu ne mes te sheshit dhe per kete shemtire prishi ndertesen e bashkise se Tiranes, me nje arkitekture dhe ndertim te jashtezakonshem si Bazilikat e Vatikanit.
Prandaj edhe Artan Shkreli le t’i lere menjeane llogjet me planin francez alla turke me porosi te komunisteve debile shqyptare, sepse eshte ai dora vete pjese e fajit te madh qe e ka projektuar Tiranen me Kulcedra prej Betoni qe po t’i shikosh nga Kulla e Vodafonit te dukesh sikur je ne Kandahar te Afganistanit.
Pa kqyre e shih mire se mos po del ndonji serb ne ate “Planin francez”, se, helbete serbte fshihen mire edhe te ju shkrelte!!…
DRENICA E KUQE
sot e kuptova,
sot foli nje arkitekt.
sot kur shikoj kulla qe ngrihen ne vend te ish lulishteve
them masaker.
nuk mund te prishet kjo masaker.
dhe te kemi lulishte
gjelberim
qetesi
e te themi
o zot faleminderit
qe u dhe mend ketyre msakruesve
te reflektojne
se ju mbeti filmi beton……e para.
mos u ngopshi,
por vetem me gjeberim
e beni lulishte
femijet duan te lozin
te vrapojne,
mbeten te mbyllur me dixhitalb e internet
u mungon femijeria ne moshen e tyre
ndertoni lulishte
kjo eshte jeta.
O injorantentet servile te Dites! Ma sqaroni pse eshte arkitekt i njohur ky Shkreli. Gjith koleget e tij e njohin vetem per nje llafazan a servil. Su vjen turp qe disinformoni nje resist.
Atehere zbatojeni planin francez e mos u merrni me llafe.
Ku do kish ngeluar Shqiperia nese nuk do ishte ky arkitekti i shquar…
Dhe ky nuk ndjehet fare pergjegjes per cka ka vendosuar kur ka firmosur lejet e ndertimit per Tiranen…
Tan Shkreli eshte ne konflikt interesi prandaj eshte i pa besueshem kur flet per planet e Rames. Se ka gruan e tij, Ledi Shamkun deputete te grupi i Rames, ne se do fliste ndryshe do te zihej me gruan.
O Tani me jane zbardhur gjethet e Mullages,ca ti bej?
Te pyes ngaqe ti i di te gjitha…
Mire projekti Francez sipas jush qenka me i miri Z. Shkreli, po arkitektura Italian qe ju e keni mbrojtur me Fanatizem!!!!!
Zgjidhja per Tiranen eshte e thjeshte: “Qytetaret e Tiranes ti dalin zot qytetit qe po e grabisin. Te ndalohen ndertimet menjehere brenda nje vije te caktuar. Mos lejoni ndertimet korruptive me kulla ne qender te Tiranes pasi nuk mund te levizin me as kembesoret dhe as makinat.”. Sot duhen 30 minuta qe te hysh apo te dalesh me makine nga qendra. Kullat ti ndertojne rrotull unazes se madhe.