“Arti dhe Artisti”, “Hipokrizia” dhe “Shkallët e Perjetësisë”

J L

Armand Xhomo

Vitet 90 erdhen per ne shqiptaret me vrull dhe rrebesh. Plot me fakte historike qe ndryshuan fatet e njerezve, mentalitetin, botekuptimin dhe vizionin mbi jeten. Ai sistem prodhoi çuditerisht shume artiste, qe do ti sherbenin sistemit per ate platforme politike, ideologjike dhe shpirterore qe ato prezantonin. Keto artiste, ne ate epoke akoma shume te rinj, sapo iu krijua mundesia, vershuan neper dyert e hapura te perendimit dhe kerkuan ti japin nje kuptim enderres se tyre. Nje nga artistet me interesante shqiptare qe nuk i braktisi enderrat e tij eshte Armand Xhomo. Piktor, skenograf, i cili pas nje odiseje te gjate ne Certaldo krijoi dhe po vazhdon nje karriere te mirefillte artistike ne qytetin e Firenzes ku zhvillon veprimtarine e tij. Fitues i shume çmimeve nderkombetare, Xhomo prezantohet me shume vepra te mira piktorike. Krijimtaria e tij eshte shume e gjere per tematikat qe trajton, por une me kenaqesi dhe kureshtje do te ndalem te hulumtoj tre vepra te artistit qe mendoj se jane shume domethenese dhe mendoj se  do te duheshin faqe e faqe libri per tu thelluar siç e meritonin.

Vepra “Arti dhe Artisti” eshte nje pikture ne vaj e permasave te medha ku Xhomo reflekton mbi sfiden e te qenit artist dhe te sfides qe ajo mbart ne vetvete. Duke lozur me blune na jep jo vetem nje qiell te trazuar dhe shqetesues, por mbi kete qiell me re te copetuara, ku mbizoteron shqetesimi krijues, ngrihet krenar, i pafalshem, meskin dhe i drejte si Koha, figura e Perseut te Celinit, qe mban te prere koken e vete artistit Xhomo. Shpata e tij shembellen me shpaten e drejtesise se Demoklitit, qe do ti jape ate qe meriton piktorit. Xhomo, duke lozur me nje simbologji deri diku enigmatike por dhe e interpretueshme, do te tregoje se sa e veshtire eshte rruga e krijimtarise.

Koka e prere e artistit ne doren e majte te Perseut, (qe eshte e vetmja e trajtuar me ngjyra me te larmishme) eshte pra, sfida e artistit me artin. Sfida me artin e madh: do ta fitoje, apo nuk do ta fitoje bastin e Perjetesise. Ketu atehere, Perseu shfaqet si simbologji e kohes, sepse vetem koha do ta tregoje nese nje artist ka prodhuar vlera te verteta, qe mund ti rezistojne kohes. Shkallet ne ngjitje dhe ne zbritje simbolizojne lakunen e karrjeres artistike qe mund te kete krijuesi gjate ecurise se tij ne kohe.  Kontrasti kromatik i bluse se ftohte na ngjall emocionin e nje skene dramatike, qe mund te interpretohet si nje shqetesim pa skaj i piktorit Xhomo per te mos e humbur sfiden me artin. Simbologjia e vepres ka nje shumellojshmeri interpretimesh.

Ashtu si shume vepra hermetike qe luajne me simbolet, kjo veper shqetesuese, ku bluja e ftohte te ngjall idene se sa e veshtire e meskine eshte Koha, Arti ne vetvete, ne perzgjedhjen e vlerave te verteta, dhe kjo veper “autobiografike” nga admiruesi, nga spektatori, nga kritiku, mund te shihet, mund te interpretohet dhe si sakrifica sublime e artistit qe si nje Nosit Lasgushjan, gati flijon vetveten per te krijuar artin e tij. Jane te panumert emrat e piktoreve ne historine boterore qe kane dhene gjithçka, dhe jeten e tyre ne mundin ekstrem per te krijuar vlera te verteta. Shpesh kane jetuar ne varferi, nuk kane krijuar familje, kane mohuar jeten shoqerore, kane fshire gjithçka te bukur ne jete per te realizuar dashurine e tyre me te medhe:Artin. Sakrifica me ekstreme e krijuesit eshte pa dyshim rasti i hollandezit Van Gog qe flijoi dhe jeten per çeshtjen hyjnore te artit.

Dhe padyshim, nuk ka rruge tjeter veç mundit, nese artisti pretendon ti lere njerezimit nje trashgimi te vertete. Kjo arrihet vetem duke medituar i shqetesuar, duke e jetuar krijimtarine me nje force te madhe te brendeshme, duke bere kerkime brenda vetes dhe duke rrezikuar me kurajo. Vepra: “Arti dhe Artisti” eshte nje veper me nje simbologji te thelle ku pikat e gjakut e shoqerojne artistin vetem ne shkallet e zbritjes. Pra, aty ku ai, mund ta humbe sfiden duke rrezikuar enderren e tij. Ndersa shkallet e ngjitjes drejt triumfit te vlerave te verteta, na jane dhene me nje drite te bardhe ku shigjeta parashikon turbullire dhe djerse. Shqetesuese, nervoze, plot triumf, sfide dhe deshtim, emocionet e ftohta dhe te pameshirshme te Kohes, bejne qe kjo tabllo te kete, sipas mendimit tim, nje domethenje te madhe simbolike.

Ndersa tek vepra “Hipokrizia”  e krijuar ne vaj dhe me teknika te tjera, artisti, reflekton, hulumton mbi nje fenomen tjeter te aspektit shoqeror etik dhe moral. Sfera psikologjike eshte po aq e rendesishme sa dhe sfera morale dhe etike. Duke e njohur Xhomon nga afer, atehere kuptohet me mire kjo tabllo e rendesishme jo vetem nga vlera kromatike por edhe nga domethenia. Ne dinamiken e figurave te shqetesuara fshihet diçka. Ketu shohim silueta njerezish nga prapa qe nuk tregojne shembelltyren e vertete. Jane te projektuar tutje, ndoshta drejt humbjes. Keto figura qe nuk prezantojne as te verteten, as koerenten dhe as realen, si genjeshtra qe fsheh syte per te mos u pikasur, keto silueta duket sikur jane te destinuara te shohin drejt se rremes. Dhe e genjeshterta eshte prezantuar me masken qe nje nga figurat, ajo qendrore, e mbart mbi koke. Simbologjia e maskes eshte simbologjia e genjeshtres dhe e trillimit.

Ketu, piktori Xhomo, duke i dhene nje vend qendror ne tabllo do te veje gishtin tek ideja e tij themelore, Hipokrizia e pafytyre qe fsheh vetveten dhe perdor masken si mbrojtje. Kur nje njeri mbron nje platforme ne menyre genjeshtare, duke mos besuar as vete ne ate platforme, perpara se gjithash, duket sikur thote artisti, ai genjen vetveten, dhe i duhet maska me doemos. Ata qe shtiren, Xhomos i ngjallin krrupen, e bejne te “tmerrohet”, dhe ky emocion, shprehet me syrin e sgurdulluar, i vetmi detaj qe veshtron drejt shikuesit, nga e Verteta, nga koherentja, nga e sinqerta. “Tmerri” ne syrin e figures qe duket gati sa ka vene doren e majte mbi koke nga habia, eshte alarmi kundrejt ketij fenomeni njerezor te ulet. Me tej zbulojme nje sy qe ka nje shprehje mes vezhgimit dhe mosbesimit, dhe nje sy tjeter te paqte qe si nje ylber ka lidhur ndoshta skajet e te vertetes me hipokrizine. Perveç vleres psikologjike, Xhomo duke luajt me figurat, me simbolet,  vjen me nje mesazh te pjekur artistik, dhe me nje stil tashme te konsoliduar. Zhgenjimi i tij nga ky fenomen, eshte nje zhgenjim gati shpirteror. Figurat e paraqitura nga pas, duket sikur hedhin veshtrimin nga erresira, drejt humbjes dhe fshihen per te mos zbuluar fallsitetin e tyre.

Nuancat kromatike te tabllose jane te kendshme. Xhomo duke pasur nje tavaloce plot drite dhe ngjyra te pastra loz bukur me violetin, me turkezen, me portokalline dhe blute e kthjellta. Tablloja eshte nje nderthurje e mençur teknikash shpesh me penelata abstrakte dhe te fresketa, por aty ku duhet, piktori thellohet tek detaji per ti dhene vepres me shume personalitet. Ngjyrat jane pastoze, te pjekura dhe te sigurta. Kenaqesia estetike qe ngjall kjo veper, refleksjoni qe piktura nxit, e ben ate te kendeshme, kurjoze dhe hulumtuese.

Vepra e trete: “Shkallet e perjetesise” ndoshta paraqit nje telajo me te thelle nga ana filozofike, ku Armando Xhomo vjen me pjekuri te thelle shpirterore dhe individualitet stilistik. Nuk eshte aq e thjeshte per artistin te hulumtoje sferen e shpirtit, te reflektoje mbi origjinen hyjnore te njerezimit, duke e shprehur kete besim e kete filozofi me simbole kristiane. Para se gjithash, sepse figura e krishtit te kryqezuar, eshte nje nga temat me te konsumuara ne pikturen klasike dhe moderne. Duke filluar nga Cimabue, Xhioto, rilindasit fiorentine, e tek Gauguin e Chagall. Jezusi, si sjelles i drites dhe i shpreses se tejjetes, ka ngacmuar dhe ngacmon pa fund fantazine e artisteve. Nuk kerkon njeriu valle gjithe jeten te dije kush eshte e verteta njerezore? Ja pra, nje nga te vertetat njerezore te perendimit, eshte ardhja e Jezusit ne toke dhe premtimi i tij per driten e perjetesise. Aty, Xhomo ndalet, reflekton, thellohet, dhe na jep nje tabllo te mrekullueshme ku dominojne ngjyrat e paqta ne oker. Krishti shikon lart, – eshte i vetmi detaj i thelluar, – me besim, me vetedije, dhe nje drite shprese rrezellen tek ai. Edhe pse krijimi I vepres, perkon me nje ngjarje te trishte te jetes se vete artistit, ajo eshte thjesht nje kompozim post drame ku Xhomo ka reflektuar me thellesi, me shpirt, me melankoli mbi dimensionin e pertej jetes. Dhe fakti qe ka misheruar tek tiparet e Krishtit  tiparet e te humburit ne familje, tregon sa è lidhur pazgjdhshmerisht eshte shpresa e hyjnores, ose shpresa tek hyjnija, me fatin e njerezimit, sidomos fill pas humbjeve te medha familjare.

Duke e perseritur Krishtin, ne te njejten tabllo tre here, ne forme me te zbehte por shume domethenese, duket sikur Xhomo deshiron te na percjelle idene e trinitetit, (ne ikonografine klasike na prezantohet me dy hajdutet) apo  thjesht ka dashur ti jape telajos nje ritem me dramatik. Si nje ide qe perseritet tre here per tu ngulitur me mire ne kujtese del mire ne pah tek kjo pikture, nje madheshti e fshehte hyjnore ku qetesisht, pa buje, thote te sajen. Vepra eshte mallengjim,  dhembshuri e bute, ngazellim dhe sidomos shprese tek e padukshmja qiellore. Tek kjo tabllo, si nje melodi e ndjere thelle, artisti i kendon misterit te jetes me elemente bible, ose ngushellon vetveten duke pasur besim tek qielli. Mistikja dhe meditimi kundrejt te se padukshmes, jane arsyet pse kjo veper te ben per vete dhe ke deshire ta admirosh pa fund. Nje veper maestro.

Artisti Armand Xhomo eshte nje piktor, nje krijues mbi te cilin heret ose vone kritiket do te thellohen, sepse telajot e tij jane si kenaqesi estetike, ashtu dhe grimca filozofike dhe ngjyra plot emocion, te filtruara ne ndjeshmerine e artistit. I fresket, i befasishem, kaotik, energjik dhe i brishte gjithashtu here here, Xhomo, me demat e tij, me nudot, me kuajte, me trenat, me guret e rende dhe me shume simbole te tjera thote te tijen ne art. Duke I uruar suksese te metejshme, si ne krijimtari ashtu dhe ne kritike po e mbyll kete panorame te shkurter mbi krijimtarine e Armand Xhomos.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *