A jeni një artist profesional ose amator shqiptar apo i huaj, i pasionuar për muralet e artit grafit? Bashkia e Tiranës ju jep mundësi të ndryshoni realitete të ndryshme duke sjellë më shumë art në hapësirat tona publike të qytetit.
Ky projekt i Bashkisë synon të zhvillojë artin e rrugës dhe të inkurajojë artistët duke rritur ndërgjegjësimin për shprehjen e vetëdijes publike.
Artistët do të kenë mundësi që të përzgjedhin 20 vende të listuara nga Bashkia ku mund të aplikojnë formularin e aplikimit me dokumentet e kërkuara. 20 fituesit do të marrin edhe një shpërblim.
Përmes aplikimit të këtij arti nëpër rrugët e qytetit, Tirana do të mbizotërohet nga ngjyrat.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u regjistruar dhe për të mësuar rrugët:
http://www.tirana.al/tirana- calls-for-artists/

s.a/dita

Ide fantastike!