Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Kompromis për çfarë, kompromis me kë? Shpesh here më ka rënë rasti të them opinionin tim për Ramën. Rama shkëlqeu si Kryebashkiak, si organizator. Por Rama, Shqipërinë dhe Partinë Socialiste e ka kafshatë të fortë! Rama pretendon social-demokracinë dhe filozofinë e saj… Por fatkeqësisht nuk i njeh idealet socialdemokrate dhe taktikat e tyre. Ose i njeh përciptas. Me sa duket, edhe partnerët e vet, përfaqësuesit e partive të vogla të majta, Rama i sheh nga maja e Olimpit… Nga maja e pushtetit.
Sovrani sheh më shumë se politikanët, megjithëse ata duhet të jenë syri dhe mendja e sovranit.
Fatkeqësi! Çelësat e pushtetit i kanë votuesit e lirë. Ai Shpëtim Idrizi që i lajkoset Ramës është një marionetë e Nanos dhe nuk e ka për gjë ta lërë Ramën me gisht në gojë. Por si Idrizi ka dhe të tjerë që i josh pushteti. Njeri pa ideale… Gjinushi, Milo, Dojaka dhe të tjerë janë politikanë të pjekur dhe të formuar me idealet e së majtës.
