Është shuar në moshën 75-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak, personazhi i njohur nga ndjekësit e filmave shqiptarë, Shpëtim Zani të cilin e personifikonte filmi i vetëm që ka luajtur në jetën e tij në të cilin mbante emrin “Coli”.
Shumë i njohur për rolin e tij të Colit në filmin ‘Debatik’ me regji të Hysen Hakanit nuk e ka praktikuar më fushën e aktrimit pasi ky ishte roli i tij i vetëm në kinematografinë shqiptare, por që ka mbetur në kujtesën e artdashësve. Tashmë aktori do të mbetet i pavdekshëm në panteonin e kinemasë sonë.
Ishte viti i largët 1960 kur regjisori i mirënjohur Hysen Hakani e përzgjodhi atë për rolin kryesor në flimin “Debatik” (1961), një djalë i shkathët, që binte në sy për lojën e bukur, krejt natyrshëm, dhe që fitoi admiirmin dhe dashurinë e publikut për vite e vite me radhë.
Edhe pse pati një nisje të mirë, Shpëtim Zani nuk u angazhua më në asnjë rol, e nisi dhe e mbylli jetën e vet me atë rol që do të mbahet mend gjatë nga publiku dhe dashamirësit e filmit shqiptar.
b.b/dita

Kjo eshte jeta. Ngushellime.
Arti ne zi… Cili art? Kush kohe qe e kishim harruar fytyren dhe zerin e artistit.
Beni nje artikull perkujtimor, se arti ka 30 vjet qe ka vdekur.
Gjurmet r fundit do zhduken me Teatrin.
Aktorit i qofte dheu i lehte. Nje rol i dashur dhe i paperseritshem te Coli.
Respekt dhe mirenjohje!!
Po mire o ju gazetare!Nje adoleshent qe perzgjidhet per nje rol episodik dhe nuk angazhohet as ne kinematografi,as ne teater.Ju thoni:Arti ne Zi.
Mund te jete i vetmi film qe shqiptaret kane qare vertet per Colin qe vritet.
RIP per njeriun