“Artistët” e Panairit të Kotësive

Ori

Nga Viktor Malaj

 

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare” / Lulzim Basha

Fakti që i sapozgjedhuri si kryetar i bashkisë Shkoder, z. Valdrin Pjetri rezultoi si person me precedent penal në Itali para gati 20 vjetësh dhe si mosdeklarues i këtij fakti në formularin përkatës të plotësuar prej tij para kandidimit i dha edhe një kartë më shumë opozitës shqiptare në “betejën” e saj kundër pushtetit aktual. Për ata që nuk duan t’ia dinë fort për partitë dhe që i shqetëson më shumë e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, rasti (fatkeqësisht jo i vetëm) i z. Pjetri është një këmbanë alarmi për shkallën e degradimit të shoqërisë shqiptare, për thellësinë e kalbëzimit moral dhe gjërësinë e inkriminimit të saj.

Kaq thellë ka hyrë krimbi i së keqes saqë edhe një individ me shkollë të lartë dhe nga një familje dinjitoze nuk ka mundur të mos tundohet nga joshja e fitimit të shpejtë dhe në rrugë të paligjshme. Për mosdeklarimin e dënimit në Itali kur ishte adoleshent, z. Pjetri duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe meriton të ndëshkohet në mënyrë që të zënë mend edhe shumë të tjerë që iu janë qepur partive politike dhe pushteteve si rriqërat, si dje ashtu edhe sot.

Nga ana tjetër, rasti në fjalë dëshmon edhe dy gjëra të tjera: sistemi i verifikimit të së kaluarës së çdo individi shqiptar që kërkon të zgjidhet apo pretendon poste politike në Shqipëri nuk është ndërtuar si duhet dhe nuk është efikas. As PD-ja kur e kishte “graduar” drejtor të një agjencie që merrej me trajtimin e parave dhe as PS-ja që e kandidoi për kryetar bashkie nuk e kanë ditur të kaluarën e tij. Në një vend të konsoliduar do të duhej që institucionet administrative të ngarkuara me detyrat e verifikimit ta zbulonin dhe vinin në dukje një fakt të tillë. Nga ana tjetër, prirja e z. Rama për të shmangur njerëzit me bindje socialiste nga detyra politike dhe administrative dhe vendosja prej tij në ato detyra të personave që bëhen “socialistë” për interesa ka bërë që ai dhe shumica qeverisëse të ndëshkohen disa herë dhe të mos zënë mend asnjëherë.

Për fajin dhe për turpin e shumicës qeverisëse, ka disa vite që flamurin e “luftës për dekriminalizim” në politikën shqiptare ta marrin në dorë kriminelët politikë të cilët kanë mbi shpinët e tyre shumë krime të djeshme të pandëshkuara për shkak të kapjes prej tyre të sistemit të drejtësisë. Këta “kapo politikë” si Sali Berisha, Lulzim Basha, Fatmir Mediu etj. dhe ekipi i tyre i panairit të vjetërsirave, prej kohësh kanë marrë rolet e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke shpallur kriminel cilindo që ua pengon kthimin e tyre në “parajsën e humbur”. Duke qenë të vetëdijshëm se formimi i tyre moral dhe e shkuara e tyre zvetënuese dhe kriminale nuk ua mundëson të bindin shumicën e shqiptarëve se janë “të mirë e të dobishëm” i janë vënë punës të krijojnë idenë se ata janë “e keqja më e vogël”.

Në retorikën e tyre të përditëshme fjalët “krim” dhe “kriminel” zënë vendin kryesor dhe përpiqen të bindin shqiptarët se, jo vetëm ndodhen para një rreziku emergjent (siç e thotë shprehja e cituar më sipër, e përsëritur çdo ditë nga L. Basha), por edhe se shpëtimi i vetëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve do të vijë vetëm nëse largohet qeverisja aktuale dhe vijnë ata vetë në pushtet. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën,- thotë L. Basha dhe na lë të kuptojmë se zëvendësimi i Ramës me atë vetë i dërgon shqiptarët në mirëqenie, paqe dhe, më pas, në parajsë. Gjithë retorika e tij e përditëshme përpiqet të krijojë idenë se ai i prin një detashmenti luftëtarësh të dëlirë e trima që po ndeshen me Mafian, edhe pse shumë aspekte të së kaluarës së tij dhe pamjes së tij me flokët me brilantinë të kujtojnë kapot e Mafias të viteve ’60-80.

Duke folur për V. Pjetrin, z. Basha shprehet: “Një kriminel më pak në politikë… Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë…”. Hëmmm! Pra një shtetas shqiptar i cili kur ishte adoleshent pati shitur nja 90 gram drogë mund të konsiderohet kriminel edhe sot pas gati 20 vjetësh dhe (me të drejtë) nuk duhet të jetë qeveritar i një bashkie ndërsa shtetasi shqiptar Lulzim Basha, i cili kur ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë ujiste Kartelin e Drogës së Lazaratit me makinat zjarrfikëse të shtetit dhe mundësonte prodhimin e 9 mijë ton drogë në vit (sipas vlerësimeve evropiane) mund dhe duhet të bëhet kryeqeveritari i gjithë Shqipërisë. Valdrin Pjetri që as ka vrarë njeri dhe as ka shpërdoruar fonde shtetërore mbetet “kriminel” për gjithë jetën ndërsa shtetasi tjetër shqiptar L. Basha që ka vrarë katër protestues të pafajshëm dhe fshirë pamjet filmike (provat  e fajsisë), si dhe ka shpërdoruar 230 milion euro të buxhetit të shtetit si Ministër Transporti dhe mbyllur gjykimin me afate procedurale, jo vetëm nuk mund të quhet kriminel, por ai duhet shpallur si shpëtimtari ynë nga Mafia dhe krimi. Për mentalitetin dhe moralin e z. Basha, një shqiptar që është kapur jashtë vendit me një grusht hashash duhet shpallur kriminel i përjetshëm, ndërsa shtetasi shqiptar Sali Berisha i cili ishte votuar nga shqiptarët, veç të tjerash, edhe të luftonte krimet, kur ishte Kryeministër i Shqipërisë e kishte politikë të veten “mosprekjen e Lazaratit” (e deklaruar nga vetë Berisha), tani dhe gjithmonë duhet mbajtur si idhull dhe udhërrëfyes politik.

Duke qënë i padenjë për poste të larta partiake dhe qeverisëse, duke qënë mëkatar i papenduar i së kaluarës, duke qënë njeri i vendosur nga paraardhësi në krye të PD-së dhe jo i zgjedhur me procedura demokratike, duke mos pasur kurrfarë vlerash dalluese intelektuale dhe as skrupuj moralë, z. Basha beson se duhet të vijë në pushtet me çdo mjet. Pasi i dështuan aventurat e Çadrës dhe dorëzimi i mandateve parlamentare, bashkë me bojkotin e zgjedhjeve vendore, tani ai beson se propaganda mashtruese dhe trushplarëse që synon të krijojë tek shqiptarët psikozën se janë të rrethuar gjithandej nga krimi dhe kriminelët, sidomos ata të qeverisjes qendrore dhe lokale, do t’i mundësojë atij rreshtimin e shumicës së shqiptarëve pas vetes. Si i mbyturi që kapet pas fijes së kashtës, edhe Basha përpiqet të krijojë idenë se të gjithë drejtuesit e pushtetit lokal të shumicës, të djeshëm dhe të sotëm, janë kriminelë. Fakti që autoritetet amerikane ia mohuan vizën për hyrje në SHBA ish- kryetarit të bashkisë Durrës i mjafton demagogut Lulzim Basha ta shpallë kriminel, por ai harron se shqiptarët e dinë tashmë se idhulli dhe tutori politik i Bashës, Sali Berisha ka pësuar të njëjtin “fat” prej kohësh dhe se vetë Lulzim Basha u paralajmërua para disa muajve nga autoritetet amerikane për t’ia ndaluar hyrjen në Amerikë, si dhe për t’ia shpallur formacionin e tij politik laraman si “organizatë të dhunshme politike” me të cilën qeveria amerikane do të ndërpriste çdo bashkëpunim.

Pavarësisht faktit se qeverisja aktuale ka mjaft të meta, gabime dhe faje (edhe unë i bashkohem bindjes së krijuar), dhe se Shqipëria dhe shqiptarët mund dhe duhet të kenë një qeverisje më të përgjegjshme dhe efikase, Lulzim Basha dhe tufa e “artistëve” të Panairit të Kotësive që e rrethon nuk përbëjnë alternativën e kësaj qeverisjeje. Këtë gjë duket se e ka kapur me intuitë shumica dërmuese e  shqiptarëve, gjë që e tregojnë sondazhet e herëpashershme të bërë nga institute shqiptare apo italiane dhe që e nxjerrin opozitën aktuale si pakicë dhe vetë z. Basha në një nivel mjeran preferimi, më poshtë se gjysma e preferencës për Kryeministrin aktual.

Për një popull është hall i madh kur qeverisja e tij fillon degradimin, por halli bëhet shumë më i madh kur ata që pretendojnë ta shpëtojnë nga kjo qeverisje janë edhe më të padenjë, pa ide, pa ideale, pa vlera dhe pa moral, të provuar disa herë dhe të diskredituar e inkriminuar po aq herë. Vetëm një klloun dhe bandit politik i paskrupullt si Lulzim Basha mund të guxojë të bëjë gjykatësin suprem për dënime politike të dhënë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit para 30 apo 70 vitesh, ndërsa vetë të mos përfillë sistemin “demokratik” gjyqësor duke mos u paraqitur në organet e hetimit dhe as gjykimit kur është marrë i pandehur për shpërdorimet kolosale në ndërtimin e Rrugës Milot-Kukës. Vetëm një gangster politik mund t’i shpallë kriminelë të gjithë kundërshtarët e vet politikë dhe të premtojë se do iu vërë prangat kur të vijë në pushtet (as Koçi Xoxe nuk ka qënë kaq i paskrupullt) dhe, nga ana tjetër, të shpallë se “në 21 janar 2011 kemi zbatuar vetëm ligjin” kur gjykatat e komanduara prej pushtetit të vet i kanë shpallur vrasjet e katër protestuesve si të paligjshme. Vetëm një horr politik mund të flasë për drejtësi të pavarur ndërkohë që kur ishte Ministër i Brendshëm dhe ndodhej 20 metra larg vendngjarjes ku vartësit e tij të drejtpërdrejtë vranë katër njerëz në kundërshtim me ligjin, ai as nuk u paraqit të jepte shpjegime në organet proceduese, por njeriun që fshiu pamjet filmike të kamerave qeveritare e shpëtoi nga burgu dhe e dërgoi me ” ngritje ” në Presidencë.

Të gjithë ata persona publikë dhe mediatikë që e kritikojnë përditë Qeverinë, me dhe pa të drejtë, duhen mirëkuptuar në kërkesat e tyre për largimin e qeverisë, por morali dhe pretendimet e tyre kompromentohen tërësisht kur këtë Qeveri dhe Kryeministër duan ta zëvendësojnë me një individ tjetër pa kurrfarë vlerash intelektuale dhe as moralo-politike, madje me një njeri që prej shumë kohësh duhej të ishte në burg për krimet e kryer, si dhe me një grup individësh rreth tij ose të inkriminuar ose pa kurrfarë peshe intelektuale dhe morale, me një tufë gjinkallash dhe mbeturinash politike pa vlerë, figurina të Panairit të Kotësive të skenës politike shqiptare. Këtë fakt duket se e ka kuptuar edhe njëri nga analistët mediatikë që “vdiq” për ta rikthyer Bashën dhe PD-në në pushtet, kur pohoi para pak ditësh se: “Unë e kam bindje personale se lokomotiva e PD-së, Kryesia, Këshilli Kombëtar, ish-Grupi Parlamentar janë në nivele mediokriteti, nuk e përmbushin portretin. Nga aty duhet të dalë Qeveria e së nesërmes. Atë qeveri dhe trupë drejtuese nuk e shoh ende. Shqipëria me të ndryshon pak. Thjesht çlirohet nga Edi Rama dhe kjo, në vetvete, do të ishte një mrekulli që nuk i zgjidh gjërat në plan afatgjatë”.

Pohimi i analistit të djathtë të sipërcituar tregon në thelb mentalitetin dhe motivet e shumicës së atyre njerëzve të “shoqërisë civile” që s’po lënë gurë pa luajtur për ta zëvendësuar Ramën dhe qeverisjen aktuale me një njeri tashmë të inkriminuar dhe të dështuar si Basha dhe me një grup individësh mediokër. Të konsiderosh “mrekulli” zëvendësimin e një qeverisjeje me “një trupë drejtuese mediokre” dhe të inkriminuar në të kaluarën, me të cilën “Shqipëria ndryshon vetëm pak” do të thotë se nuk po përpiqesh t’i shërbesh përparimit të vendit dhe shqiptarëve, por thjesht të qetësosh pasionet e tua politike. Në këto pretendime nuk ka as ide, as ideale dhe as moral qytetar.

Atëherë, me të drejtë, lind pyetja: Çfarë të bëjmë? T’i lëmë në pushtet këta që janë edhe nja 20 vjet? E mira e Shqipërisë dhe e shqiptarëve e kërkon që pushteti aktual të rivalizohej nga njerëz dhe figura të denja politike dhe qytetare, nga njerëz të painkriminuar në të kaluarën e afërt, nga njerëz të painfektuar nga SALmonela, të cilët nuk duan ta shpallin këtë sëmundje politike si shpëtimin e Shqipërisë, ta dënojnë atë si atavizëm mesjetar, vulgaritet i pashembullt, mungesë alarmante ideshë e idealesh dhe rrumpallë e padurueshme morale e ligjore, si një sëmundje së cilës i duhet qëndruar larg. Nëse në opozitën aktuale, të sëmurë dhe të marrakotur nga SALmonela nuk ka mjaftueshëm njerëz që t’i dërgojnë në “karantinë” të sëmurët dhe të marrin përsipër një qeverisje me ide, ideale, moral dhe vizion, atëherë i lind detyra shoqërisë shqiptare të formojë forca të reja politike serioze që të shkelmojnë të vjetrat dhe të sjellin ndryshimet e nevojshme.

Një shoqëri vitale dhe e përgjegjshme për fatet e saj nuk mund t’ia lejojë vetes të riciklojë mediokrit dhe të inkriminuarit që nuk i sjellin asgjë të mirë, “që nuk i zgjidhin gjërat në plan afatgjatë”. Ata që ia duan PD-së të mirën pa hile nuk i bëjnë thirrje asaj të rebelohet e dalë nga sistemi, por të vetëndryshohet dhe t’i shërbejë sistemit. Kupola e sotme drejtuese e saj nuk ka kurrfarë gjasash ta bëjë këtë.

 

*****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
26 Comments
  • Një analizë e saktë e gjendjes politike të demoshkërdhatësisë aktuale në shqipëri , si gjithmon Viktor Malj i mprehtë i qartë si drita e diellit dhe i pa anshëm në analizën e tij politike ,si ai doktori me përvojë ,ai vë gishtin mbi plagë direkt te pacienti (shqipëria) që ndodhet në gjendje kome e gjenë sëmundjen që rrezikon tërë shoqërinë shqiptare .

    Ky shkrim është real ,është apel për reflektim të shoqërisë shqipëtare ,por për ata që kan veshë e zemër të bardhë mbi hallet reale të popullit .

    Faleminderit z. Viktor për kontributin e sinqeritetin e atdhedashurinë që shpalos në shkrimet tuaja ,ndaj halleve 1ë shqiptarve të varfër që kullojnë gjak , dhe vazhdimisht konseguent në qëndrimet tuaja të drejta ,të qarta si drita e dellit ,por dhe të G. Dita.

    • Viktori i partise qenka i merzitur se opziten po e ben Basha. Ai padyshim do te donte qe kritikat (ato pak qe jane si psh busti i M.Frasherit mohimi i LANC) ti benin ne gjirin e partise. Pse mos te bejme njeMJAFT tjeter apo nje G99. Apo nje parti si ajo e Idajet Beqirit. Ja edhe nje LIBRA po e pranojme por te na e marre flamurin Luli kjo sdurohet.Per Viktorin dhe gjithe Rilinidiotet Luli eshte kriminel por dokumente ska. Akuza ne prokurori ska. Pra 6 vjet nuk mjaftuan ti ngrinin nje akuze zyrtare ama ai eshte kriminel. Sa ishin ne opozite cirreshin ulerinin se Saliun Lulin e te tjere do ti futnin ne burg e tani thone se sjane gjykates. Po dje se dinin qe sdo beheshin gjykates? Sigurisht ata edinin mire cpo benin dhe si po u hidhnin kocka miltanteve. Mirepo Viktori(emer safi shqiptar) qe eshte megafoni ityre tani u thote te lekundurve: mbahuni se ka me keq

    • Pak rëndësi ka se çfarë sporti tjetër zagaror ushtron ti mytebero përveç arij të bythlëpirjes me garuzhde, por që paske zënë sot radhën qysh pa gdhirë për t’i thurur pak elozhe një letrashitsi, kjo e meriton pa diskutim një duartrokitje. Bravo.

  • Valdrini i Edvinit:

    KRIMINEL DROGAXHI NGA FAMILJE DINJITOZE?

    Po c’a thu o fanatiku i Enverit Viktor Malaj qe me keto llogje te kujton Kohen e Qepes te partise se Punes kur pranonte ne Sigurim psikopate killera dhe vrastare, sadiste dhe gjakatare me parimin:

    ESHTE NGA FAMILJE E MIRE

    Po mafiozi Gjushi i Durrsit nga “Familje e mire” ishte o Viktor Malaj”

    Po Elvisi i Kavajes nga “familje e mire” ishte o Viktor Malaj?

    Po hamshori brekegrisur i Dibres nga “familje e mire” ishte o Viktor Malaj?

    Po Kryebanditi i Elbasanit, Qazo Sejdini qe mbrohet me truproje nga “familje e mire” ishte o Viktor Malaj?

    Po Lali Eri Myteberi hajduti i fondeve publike me Bashkim Ulajn&Lukuni hajdutesh nga pas nga “familje te mira” enveriste rrjedhin?

    O FANATIKU I ENVERIT, VIKTOR MALAJ

    qe:

    Me gjuhen arkaike na kthen ne Kohen e Qepes te Partise se Punes,

    kur:

    TE GJITHA TE LIGAT I KA BERE MEHMETI ME KOKE TE VET, SE ENVERI NUK DI GJE FARE.

  • Po ti Zagari lehaqen i mengjesit INTELOBOLE nga cila “familje e mire” vjen qe nje e dy na kujton “babain tend shpirteror gjenetik” Enverin, i cili kur e pyeten per ty tha nuk di gje se kam “qene maleve dhe gerxheve”…pyesni Mehmetin se ai i di te gjitha…ato qe kam bere une….

    • Te thashe edhe me pare o sigurims idiot, injorant fanatik dru me pre, o papagall i qe e godet Armikun e Kllases me guret e tij:

      BEJI TE FALA BASHKIM ULAJT,

      sepse fallsifikatori hajdut i Edvin Droges:

      Eshte nga familje e mire,

      dhe sepse:

      Viktor Enveriste e ka lene pas liste.

      • Ja nje menyre komunikimi me Ulajn qe ky BOLJA e ka per zemer…dhe ja dergon te falat nepermjet gazetes se nerume DITA…vazhdon seriali i komedise INTELI dhe BOLJA …Ha..ha..sa kom qesh..gallate fare…jepi Plako se na kenaqe..

    • Te thashe edhe me pare o sigurims idiot, injorant fanatik dru me pre, o papagall i qe e godet Armikun e Kllases me guret e tij:

      BEJI TE FALA BASHKIM ULAJT,

      sepse fallsifikatori hajdut i Edvin Droges:

      Eshte nga familje e mire,

      dhe sepse:

      Viktor Enveristi e ka lene pas liste.

  • Ky eshte “ek ipi” me fatkeq politik ne Shqiperi,fatkeqesine e vete e ka sjllur,duke i dhuruar-sjellur f atkeqesi shqiptarve dhe kaos per tete vjetet e sundimit.Tash sa kohe ky “ekip fantazem” perpiqet te g enjeje poplin duke g enjyer vetveten,se do ta riktheje kaosin perseri ne Sqhiperi dhe shqi0ptarevet>Por, shqiptaret e kane “shijuar” sundimin e tyre dhe nuk lejojne kete rikthim shemtie,pasi qe tash gjashte vjet,perkunder pengesave ‘zenje te drites’ se te ardhmes, mrekullia po perjetohet,shijohet dhe jetoh et. Andaj,kete shemti populli nukm und ta lejon t’i rikthehet perseri nga ky “klan fantazem’ shemtie mbi Shqiperine dhe shqiptaret.

  • Viktor Malaj , nje ze pa figure dhe larg syve te mediave vizive, gje qe flet shume dhe nuk e ben llapaqen si shume te tjere te paguar ne te zeze. Eshte nga te paket gazetare qe shkruan me kembe ne toke dhe i ben shoqerise shqiptare nje skaner jo ashtu si bardhe e zi, qe shpesh opozita kerkon ta paraqese shoqerine politike te kohes se sotme. Shkrimet e tij duhet te beje kedo te reflektoje dhe ta shikoje vetveten jo me kutin e politikaneve , por duke u ballafaquar me te verteten. Viktor Malaj eshte nje ithtar i saj, duam apo nuk duam ne. Bravo Viktor.

  • Ka nje rruge me te shkurter,PS fa zevendesoje E.Ramen me nje figure te re,te formuar me idete socialiste moderne qe aktualisht Jane shpalosur NGA nje varg studjuesish che politikanesh perendimore,nga franceziT.Piketty, britaniku Korbyn, amerikani Saunders ,nga spanjolet ,portugezet,italianet etj..Ne Shqiperi ka nje dukuri te vecante ,populli i majte i coli per ben shumicen aktualisht por edhe per 15..20 vitet e ardheshme,nuk leviz voten nga simboli.Kjo la shume aresue historike,shoqerore ,politike che psikologjike qe nuk mund te spjegohen me nje moment .Dhe ky popull i majte la votuar edhe Ramen ,edhe pse e di shume mire qe eshte nje liberal i qendres.Por per te zhdukur Saliun ,kete te keqe te tmerreshme per vendin ,populli i majte i dha voten Rames.Tasme kjo periudhe eshte kapercyer .PS duhet te ndrroje kursin politik che ekonomik,me nje program te di qe te synoje rishperndarjen me te drejte te te ardhurave kombetare nepermjet taksave progresive dhe luftes kunder evazionit fiskal,rritjen e rroges minimale 300 euro dhe pensioneve 200 euro,luften te pameshireshme kunderkrimit dhe droges,programma per ndihmen sociale ,shtepite popullore dhe shendetesine.Te gjitha keto kerkojne nje politike intensive drejt industrializimit ,frenimin e betonizimit dhe nxitjen e ngritjes se industrie hitech,hapjen e vendeve te punes dhe rritjen e rolit te sindikatave .

  • As PD-ja kur e kishte “graduar” drejtor të një agjencie që merrej me trajtimin e parave dhe as PS-ja që e kandidoi për kryetar bashkie nuk e kanë ditur të kaluarën e tij
    Fakti qe PD-ja e denoncoi ..tregon qe ajo e ka pas ditur…..

  • Po’ a ka njeri nerva te lexoje akoma hartimet e Malajt ?
    Si ka mundesi qe vazhdojne e shkruajne te njejtin artikull per 30 vjet me radhe ?

  • Në tërë peridhën e zymtë tridhjetë vjeçare të pluhuralizmit ramizalist, nuk ka patur, dhe as pritet më kurrë të ketë zhvillime të suksesshme në dobi të interesave tona të përbashkëta. Është paturpësi intelektuale e përzjerë me sharlatanizëm, nëse edhe sot e kësaj dite vazhdohet të trumbetohet teoria trushplarëse se hamshori i mamit të një qirioti asocial është më pak brutal se hamshori i mamit të një qirioti dhjerokrat.

    Deri më sot analistët viktorjanë kanë trajtuar aq shumë tematika e çështje sa diverse po aq dhe kontradiktore për sa i përket pozicionimit të tyre bazuar më tepër në situatat politike dhe jo në bindjet e tyre, sa që përshkrimet e tyre zakonisht vërtiten rreth e rrotull hapësirave të mirënjohura nga qytetari, pa tentuar të bëhen iniciatorë të hartimit të një projektideje se si mund të desinfektohen rrënjëzat e një djallëzie, e cila sa vjen dhe bëhet më ptoblematike për shoqërinë.

    Imagjinoni pak se sa shpejt mund t’i jepej ZGJIDHJE AFATGJATË problematikave të shumta si rezultat i keqqeverisjeve me kokë në thesin e parave të taksapaguesve, sikur njëri prej viktorëve tanë të dijes dhe të penës, t’i tregonte me saktësi Parisit (lexuesit) se ku gjendet thembra e Akilit (pika e dobët e qelbësirave).

    Paragrafi i fundit i shkrimit, i cili të ngjall sado pak shpresë, është si pika në oqean me mundësitë që kanë gazetarë të nivelit të ushtarit tonë ende të panjohur.

  • MIRE SALI KRRIMINELIN NUK E ARRESTOJNE E SHPIEN NE HAGE SE KA BLERE GJYSMEN E SENATIT AMERIKSAN E I SHANTAZHON PETRFSHI AMBNASADORET E SAJ PO FATMIR MEDIU ME TERE KRIMET QE KA BERE NE GERDEC E ME MILIARDAT E MILIARDAT E TERE KONTRABANDES SE ARMATIMIT E MUNICIONIT PSE NUK ARRESTOHET????????????

  • Shkrim realist po duhet me shume fakte dhe politikanet 30 vjecar duhet marrin Rruget dhe BH duket do ti marre ja 20 politikane do i coj larg se Zullumi eshte Trashur.

  • PD nuk ka pushtet por lume paresh qe I jepen nga qeveria e hajduteve Te vegjel per Ta mbajtur ne kembe si nje e keqe e madhe she rezik per popullin.Pra eshte engjelli I rilindjes qe do gangsteret ne opozite per Te mbajtur ne pushtet plehrat.
    Rama eshte bastioni I fundit I krimit dhe Saliu e do ne pushtet po aq Sa do rrotacionin.Saliu,Luli she Rama Jane vellezer siameze

  • Nje bravo e madhe per V.Malaj per analizen e sakte..Ka edhe D I T A nje analiste te pa-anshem qe nuk i thote “kembes-dore..”,te cilin nuk e njoh fare.Por pena e tij rrezaton 100 % vertetesi dhe ajo qe ka rendesi sjell shprese te populli yne i shume-vuajtur.
    -Une si qytetar kam dhene shpesh opini one ne D I T A.. se fatkeqsia kombetare ne 30 vite eshte vetem nje njeri.Ai eshte Sali Ram Berisha.Pse :
    1-Se Saliu ishte i pari titullar me pozite te larte ne vend pas permbysjes se sistemit Enverist.Dhe çfar do diktonte Ai..ashtu do behej..dhe u be.Ne 30 vite te sundimit te tij vendi u çua disa here ne nivelin e 1938.
    -Ne 30 vjet te drejtimit te vendit si President e Kryeminister Saliu ka bere vetem prapsira,vjedhje e vrasje si e sa ka dashur duke e futur vendin ne rrokopuje,destabilizim,shkaterrim, deri ne lufte civile,grusht-shteti si ne 96,97,98,09,11,deri sot 2019,ku me urdherin e tij u provokua revolucioni destabilizues dhe lufta civile,e nese nuk do i ndalte doren SHBA vendi do ndizej flake duke shkaktuare nje gjak-derdhje ne Ballkanin e trazuare te diktuara nga qarqet Serbe-Ruse-Greke.
    -Jo me kot loboi Luli me urdher te Saliut me Ruset me 1000.000 $ ne SHBA.Dhe me pas u pane demostratat agresive ne Tirane e kudo.
    -Po ashtu Serbia nen diktatin Rus shpes
    ndez konflikte ne Kosove-Maqedoni e M.te zi.
    -Greku nga ana tjeter investoi ne shume medje shqiptare me euro kesh duke nxjerre edhe emra konkret..dhe se doli hapur per mbeshtetjen e Lulzim Bashes per te ardhur ne pushtet.Pasi Ai dhe Saliu u dha detin ne 2009.
    2-Se Saliu kapi drejtesine me kursin 6 mujor te plepave.Kjo çoi ne pasurimin marramendes te politikaneve sidomos te djathte e te gjykatesve e prekuroreve te cilet ndonse me 7,8, klase shkolle u bene jurist ne universitetet fantazme si Kristali,Vitrina,etj,ku edhe 900 Italian moren diplloma ne Shqiperi pa qene asnje dite ne vendin tone.
    3-Prioritet i Saliut ishte te zbatonte urdherat e padronve verior-jugor per te bere vendin zap nen diktatin e tij per tu bere mbret.Dhe kjo duke vjedhur votat e popullit si ne 96,09,011,etj,duke e futur vjedhjen ne sitem…dhe sot ne menyre hipokrite akuzon kundershtarin politike.
    4-Eshte fakt se tashme Saliun dhe Salizmin nuk e do 95 % e popullit,por edhe SHBA+BE,pasi Berishizmi eshte hedhur ne sulme kunder tyre pasi ata jane hartuesit e zbatuesit e Reformrs ne drejtesi tek ne.
    5-Lulzimi e Likja jane vetem nxensit e Saliut i cili u dikton mendimet e tij,pasi Saliu u ka ne dore DOSJET E KRIMIT ku per Lulin jane te hapura mbi 35 dosje ndersa per Liken mbi 31.
    -ÇDUHET BERE:
    1-PD duhet te reformohet pa Saline e Lulin,Mulin,Salianerine etj,duke krijuare nje parti te re opozitare me njerz te afte e te pa implikuar me sigurimsa e korrupsion.
    2-Likja duhet te japi doreheqjen si President dhe te drejtoi LSI..e te presi SPAKUN.
    3-PS te bej spastrimet e nevojshme ne strukturat partiake e qeveritare..dhe me opoziten e Re te miratoi ligjet qe duhen per integrimin e vendit ne BE.
    4-Te gjitha partit e strukturuara te miratojne kodin zgjedhor sipas OSBE/ODHIR,me sistem maxhoritar,me 100 deputet,me KQZ,KZAZ,QV te depolitixuara,etj.FLM DITES,FLM-V.MALAJ.

    • SA PER DIJENINE E BREZIT TE NJOME, PARA SHUME VITESH, NE TVSH SHFAQEJ SERIALI “ISHULLI I THESARIT”, DHE KAPTERI MADHOR JO ANONIM ISHTE MJAFT I APASIONUAR PAS AKTORIT KRYESOR, JOHN SILVER. AQ I APASIONUAR ISHTE PAS ROLIT TE TIJ, SA QE KAPTERI MALLAKASTRIOTAS S’LINTE GJE PA I IMITUAR, PERSHI KETU DHE VETE MANIKOTIN E ZI ME TE CILIN MBYLL SYRIN E MAJTE TE PARTISE.

      MANIKOTIN E ZI TE PIRATIT SHOKU ET’HEM E VE SA HERE QE PARTIA E POROSIT TE SHPREHE DHE AI SA PER SY E FAQE URREJTJEN IMAGJINARE KUNDER SHOKUT SALI, IDHULLIT TE TIJ TE DIKURSHEM SI SEKRETAR PARTIE NE SPITALIT NR.2 NE TIRONE.

  • Dilni lulka pellet
    dilni shikoni
    Lulka flet
    dilni degjoni
    bukuri lalagjoni
    lulk ferrin paraqet
    dilni vallzoni
    lulka ne çet
    oh popull mjeran
    koke daulle
    barkun me fasule
    or popull jargavan
    batanie e jorgan
    te rrjepur,te shqepur
    shitet komb e vatan
    te perdhosur,te mutosur
    çirreni si hajvan
    lulka mir ju a ban
    mmi bab e nan
    fshizken shurruese than
    pupulli dele hajvan
    shoshitur sharlatan
    vajtim e qan
    lypsar me jatagan
    idiot qarraman
    populli allbaenz
    pa mikun kinez
    gjel ne mengjez
    pul me pekmez
    gjeli kendez
    permbi kendez
    lulka fellez
    popullit mu ne rrez
    ah shipot babaxhan
    pa komb pa vatan
    lulka hajvan permbi hajvan
    mbi popullin lan
    legjenden pellazg
    perbi rrebesh e dallg
    bajge moj bajge
    lulka abdulla
    budall permbi budall
    popullit gerdall.
    popull kosh plehre
    as çanak as penxhere
    drite bukurie
    fllad begatie
    ushunjez partie
    lulka maje çatie
    namur alltie
    lulka borgjez
    kendez permbi kendez
    pulave me vez
    popullit pekmez
    paket çemçakez
    ne gropen e zez
    lezet mor lezet
    dielli rrezet
    lulkes pemflet
    popullit siklet
    lulka me skilet
    paçaurre permbi flet
    çiklist ne biçiklet
    pellet e pellet
    popullit skelet.
    luka…!

  • Fjalet i merr era, pemet i pret Rama, kanionet i shkaterron Rama, malet i gerrmon Rama. Detin e shet Rama, varrezat i jep Rama, Flamurin Grek e ngre Rama. Tabelat greke i ngre Rama

    Per le te qan shpirti me shume o Viktor, per fjalet e Bashes, apo per Listen e bemave te Ramutit.

    • E permende Ramen disa here me emrin e vertete (epo , thashe , qenka ngopur me mut , mutreli) …, po jo ore , ku i rrihet jevgut pa ngrene mut ? Ai eshte rritur me mut , qekur ka lindur ne shelgjishtat e lumit ne uren vajgurore . Yyyyyy , zagar i felliqur , goje qelbur e mutngrenes i perjetshem .

  • Viktor Malaj shpreh ne kete analize, per mendimin tim, opinionin e shumices se zgjedhesve shqiptare: “Shqipteret ndofta meritojne nje kryeminister me te mire se Rama, por opozita e sotme nuk paraqet asnje alternative, asnje shprese per me mire”. Dhe ky perfundim eshte 100 per qind i vertete. Kjo opozite ka shume kusure mbi kurriz, per te cilat, per me shume, nuk ka dhene llogari. Piramidat e fajdeve, thirrja e ushtrive te huaja per te rivendosur rregullin dhe ligjin ne “demokracine” shqiptare ne vitin 1997. Vrasjen e 4 protestuesve ne bulevard, vjedhjen ne Rrugen e Kombit, shitjen e detit, republiken e pavarur te Lazaratit(!) dhe nje mije te zeza te tjera. Saqe eshte e veshtire te gjesh nje argument bindes se perse kjo opozite paska guximin qe te kerkoje te vije per here te trete ne pushtet! Kaq eshte e gjitha. Dhe ky eshte realiteti i pamohueshem. Dhe te gjithe ata qe nuk kane argumenta, dhe s’kane ku t’i gjejne, i sulen personit Viktor Malaj me lloj lloj fyerjesh dhe shpifjesh. Tipike per perkrahesit e PD-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *